Archives for September 2016

PRSH takime me eurodeputetët Konservatorët Reformistë

madhi-aecrMe ftesë të Aleancës Evropiane të Konservatorëve Reformistë (AECR) një delegacion i PRSH-së i kryesuar nga Sekretari i Përgjithëshëm Z.Arjan Madhi, mori pjesë në Mbledhjen Konsultative të radhës që u mbajt në Pragë. Në këtë mbledhje Partia Republikane Shqiptare ishte e ftuar e veçantë për të prezantuar filozofinë  ideologjike të saj me qëllim anëtarësimin pranë AECR-së.
Në fjalën e delegacionit shqiptar u prezantuan .. Read More

Kryetari Mediu vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian

mediu consver PEKryetari i Partise Republikane, zoti Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime ne Parlamentin Evropian, me ftesë të grupit European Conservatives and Reformist, grupi i tretë për nga rëndësia pas Partive Popullore dhe Socialistëve.
Ne takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të ECR, z.Daniel Hannan, euoparlametari i Partisë në pushtet në Angli, u diskutua për aplikimin e Partisë Republikane në këtë aleancë gjatë Kongresit që do të zhvillohet në Pragë më dt 16-18 shtator, ku do të marrë pjesë edhe një delegacion i Partisë Republikane Shqiptare.
Ne takim edhe me sekretariatin, me z Richard Milsom dhe Znj Eliana Celaj, u diskutuan hapat konkrete per aderimin e PR-së në këtë aleancë.
Po ashtu, u diskutua gjerësisht për situatën e rëndë në Shqipëri, krimin, korrupsionin dhe lidhjet e krimit me shtetin, sidomos në kultivimin e Kanabisit.

Sulaj: Strazburgu foli, Qeveria të anulojë ligjin e grabitjes së pronave

IMG_20160901_104049_editKryetari i Partisë Republikane, dega Tiranë, zoti Blendi Sulaj, në një deklaratë për shtyp, përshëndeti vendimin e e fundit të Gjykatës së Strazburgut, në lidhje me dëmshpërblimin e pronarëve shqiptarë, i cili njëkohësisht ka konfirmuar për  të disatën herë ligjin abuziv të hartuar nga qeveria Rama për kthimin dhe kompensimin e pronave. Më poshtë deklarata e plotë e zotit Sulaj:
Qeveria  e Edi Ramës detyrohet të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strazburgut, ……. Read More