Archives for October 2016

“Pas alarmit në Itali për drogën, të rikthehet Moratoriumi Detar”

img_20161023_093215_edit

Të alarmuar nga situata e narkotrafikut, e cila ka ngritur në një emergjencë të paparë më parë autorietet italiane, Partia Republikane ka dalë me një tjetër deklaratë kundër këtij fenomeni që ka damkosur shqiptarët si “Republika e Hashashit dhe e skafeve”. Këtë radhë Partia Republikane ka një propozim konkret: të rivendoset Moratoriumi Detar, i hequr nga Qeveria Rama në 2013. Pikërisht falë këtij moratoriumi dhe masave të marra antitrafik, Qeveria Berisha siguroi liberalizimin e vizave për …. Read More

Kryesia e PR mbledh degën e Tiranës mbi strategjinë elektorale

 

img-20161019-wa007Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu  zhvilloi një takim me strukturat dhe degët e kësaj partie në Kryeqytet. Së bashku me anëtarë të Kryesisë së Partisë Republikane, zoti Mediu diskutoi me drejtuesit e njësive dhe koordinatorët në terren të Partisë Repuiblikane, në kuadër të fushatës elektorale që po afron. Në fokus të takimit ishin problematikat që janë hasur gjatë zgjedhjeve të shkuara, përgatitja dhe angazhimi për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, shit-blerjen e votës dhe kriminalizimin e procesit zgjedhor, tendecë e qartë e qeverisë Rama, si dhe nevojat për të pasur një kod të ri zgjedhor, nëpërmjet Reformës shumë të kërkuar Zgjedhore. “Debati politik tashmë duhet të jetë pjesë e punës së përditshme së strukturave… Read More

PR: Tahiri sulmon median dhe opozitën, vepër penale

partia-republikaneNë ceremoninë e inaugurimit të disa automjeteve elektrike të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Tahiri e përdori atë tribunë të shtetit për të bërë sulme të paprecedenta kundër vetë shtetit. Policia e Shtetit është një organ i depolitizuar dhe neutral dhe Ministri I Brendshëm ka detyrimin ta respektojë i pari këtë status kushtetues të këtij institucioni të Republikës.
Por Ministri Tahiri vazhdon të ndjekë shembullin më të keq të abuzimit… Read More

“Me parate e droges, qeveria do te bleje edhe zgjedhjet e 2017-ës”

img_20161008_130424_editKryetari i Partisë Republikane, degaTiranë, zoti Blendi Sulaj, në një deklaratë për shtyp, reagoi menjëherë pas daljes së raportit për kultivimin e drogës në mbarë vendin. Duke shprehur njëherazi edhe qëndrimin e kryesisë së PR-së, si dhe shqetësimin që vjen nga baza, për përhapjen në mënyrë drastike në çdo cep tw Shqipërisë të këtij fenonomeni, zoti Sulaj, theksoi se zhytja e vendit në llumin e drogës dhe braktisja e tij te kartelet e drogës,… Read More

Të rinjtë republikanë “leksione” nga ish-këshilltari i Reganit

img_20161004_185328-1Një grup të rinjsh dhe intelektualë në kryeqytet, patën rastin të takojnë dhe të bisedojnë me një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit amerikan Ronal Regan. I ftuar nga Forumi Rinor Republikan, Jack Wheeler, i njohur edhe si themeluesi i doktrines se Reganit kundër ish-Bashkimit Sovjetik, se bashku me kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediun, zhvilluan një takim të përzmerët dhe …. Read More