Archives for March 2017

PR fton Konservatorët Evropianë në mbështetje të protestës

Me ftesë të Partisë Republikane, zv.presidenti i Rinisë Konservatore Evropiane, Jakub Sibak, ka ardhur në Shqipëri për të dhënë mbështetjen e grupimit politik konservator në çadrën e protestës së opozitës. Gjatë gjithë ditës së djeshme, të rinjë të Partisë Republikane, por edhe kryetari i kësaj force, zoti Fatmir Mediu, si dhe lideri i opozitës zoti Lulzim Basha, kanë biseduar dhe kanë dhënë mesazhe për betejën që ka ndërmarrë opozita. Nënkryetarja e Partisë Republikane, znj. Brunilda Laboviti, kryetari i Forumit Rinor të PR, zoti Endi Shkupi, kreytari i degës së Tiranës, zoti Blendi Sulaj, anëtari i kryesisë, zoti Gaspër Kokaj e shumë përfaqësues të tjerë, kanë dhënë mesazhe të forta qëndrestare, duke shprehur …… Read More

Mediu pret delegacionin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet

Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu priti në një takim delegacionin e misionit të OSBE-ODIHR, ardhur në Tiranë për të raportuar për zgjedhjet e qershorit 2017. Gjatë këtij takimi që kryesohej nga Richard Lappin, zëvendëskryetar i Departamentit të Zgjedhjeve, zoti Mediu bëri një panoramë të zgjeruar të situatës parazgjedhure, duke e cilësuar atë si mjaft të rëndë. Zoti Mediu, i njohu të pranishmit me kërkesat e ripërsëritura të opozitës në përgjithësi, por edhe të Partisë Republikane në veçanti, ….. Read More

King: Në NATO nuk ka kanabis dhe vjedhje votash

Mbështetja në Kongres për lëvizjen qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e drejtuar nga Lulzim Basha, po merr vëmendje dhe mbështetje gjithnjë edhe më të madhe në Kongresin Amerikan.

Në emër të kësaj lëvizje dhe opozitës, kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu ka vazhduar takimet në Kongres në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Kongresmeni Steve King jo vetem garantoi ….. Read More

Mediu takohet me Cruz, Hultgren letër në mbështetje të protestës

Një tjetër mesazh nga Amerika ka ardhur në mbështetje të protestës opozitare për votën e lirë. Një letër drejtuar zotit Basha, ku inkurajohet qëndresa për garanatimin e zgjedhjeve të lira, është nisur nga selia e Kongresit Amerikan. Ka qenë kongresmeni Randy Hultgren, i cili menjëherë pas takimit me Kryetarin e PR-së. zotin Mediu është shprehur pro lëvizjes qytetare për votën e lirë.

Takimi i kongresmenit Hultgren me zotin Mediu, është zhvilluar në vazhdën e takimeve që kryetari republikan, ka ndërmarrë për të informuar dhe sensibilizuar politikën e jashtme për situatën parazgjedhore në Shqipër …… Read More

Mediu në Uashington për zgjedhjet dhe protestën opozitare

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu ka nisur një tur takimesh me zyrtarë ndërkombëtarë, për të sensibilizuar dhe informuar ata në lidhje me situatën parazgjedhor në Shqipëri, protestën e opozitës shqiptare, si dhe kërkesën e panegociueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pas kthimit nga Austria, zoti Mediu ka vazhduar takimet e tij zyrtare në Washington, ku është pritur nga senatorë dhe kongresmenë amerikanë, të interesuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Gjatë vizitës në Washington, …. Read More