Archives for April 2017

Mediu takon këshilltarët e DASH dhe Shtëpisë së Bardhë

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, duke vazhduar vizitën e tij zyrtare në Uashington, është takuar gjatë ditës së djeshme me Pam Pryor këshilltaren e lartë të nënsekretarit të shtetit për sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, si dhe me Këshilltarin e Lartë në Shtepine e Bardhë Mathew D.Mowers.
Në këtë takim z Mediu theksoi se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në Shqipëri duhet të vendosin qytetarët me votë të lirë dhe jo krimi e trafiku i drogës.
Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit theksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Shqipëria që të zhvillojë zgjedhje të lira …….. Read More

Senatori Lee: Zgjedhjet pa opozitën janë të papranueshme

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë disa ditore në Washington DC . Ai ka zhvilluar takime në Senat dhe në Kongres si dhe do ketë takime me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Departmentit Amerikan të Shtetit. Qëllimi i vizitës ka të bëjë me zhvillimet në Shqipëri dhe një proces tashmë të paracaktuar të manipulimit të procesit zgjedhor, si rezultat i dështimit të qëllimshëm të ndryshimeve në Reformën Zgjedhore nga mazhoranca, si dhe bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në mënyrë të vecantë të trafikut të kanabisit dhe përdorimit të parave të krimit në procesin zgjedhor, të provuara si manipulime konkrete në zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme në disa Bashki.
Në ditën e parë të vizitës z Mediu takoi Senatorin Mike Lee, ….. Read More

Sula: Mbështesim fuqishëm përshkallëzimin e protestës opozitare

Kryetari i Partisë Republikane për Tiranën, zoti Blendi Sula, mbajti një deklaratë pë shtyp në lidhje me protestën e së hënës, që do të mbajë opozita e bashkuar, duke bllokuar akset noacionale. më poshtë mund të gjeni deklaratën e plotë të zotit Sula:

Partia Republikane i bashkohet fuqimisht protestës opozitare ditën e hënë. Ne i bëjmë thirrje republikanëve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë t’i bashkohen ditën e hënë protestës paqësore nga ora 11.00 deri në orën 12.00 duke bllokuar akset nacionale.
Por kjo thirrje shkon gjithashtu….. Read More

Mblidhet Asambleja Kombëtare: Nuk regjistrohemi në KQZ

Partia Republikane thirri në një mbledhje urgjente Asamblenë Kombëtare për të dalë me një vendim unanim në prag të limiteve të fundit kohore për regjistrimin në KQZ. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu shprehu edhe një herë qëndrimin e kryesisë së Partisë në lidhje me situatën e paprecedentë që po kalon vendi, ku vriten komisarë policie, zbulohen magazine me tonelata hashash dhe deti nxjerr cdo ditë trupa skafistësh, të mbytur në linjat e narkotrafikut. “Qëndrimet e Partisë…. Read More

PR anëtare me të drejta të plota te Konservatorët Evropianë

Partia Republikane anëtarësohet me të drejta të plota në Aleancën e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane. Një hap i tillë u ndërmor gjatë Samitit të Lirisë të këtij grupimi politik (i treti në Evropë), me ftesë të partisë Republikane Shqiptare. Në një konferencë për shtyp, ne prani edhe të presidenti te ACRE Jan Zahradil dhe Daniel Hannan, sektretar i përgjithshëm i ACRE, kryetari i PR-së, zoti Fatmir Mediu, shprehu….. Read More