Archives for June 2017

FUSHATA 2017/ DY TAKIME NE VORE DHE NE BALDUSHK

“Nuk do të lejojmë asnjëhere që me paratë e korrupsionit, me paratë qe kanëë grabitur nga buxheti i shtetit, klanet prane qeverisë të blejnë votat e qytetarëve dhe të mbajnë sërish peng Shqipërinë”. Kështu u shpreh gjatë një një takim me banorët e Lagjes së Re në Vorë, kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu. Në fjalën e tij, Mediu theksoi gjithashtu se tre muajt e rezistencës në Cadrën e Lirisë, kishin si qëllim madhor, zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat do të finalizohen me ardhjen e Republikës së Re”.

Një tjetër takim me simpatizantë dhe përkrahës ishte edhe ai në Kodër-Vorë, ku zoti Mediu shpalosi programin politik dhe ekonomik të hartuar në bashkëpunim me ekspertët e kabintetit të kancelares Merkel. Gjihashtu Mediu u shpreh, se “Republika e Re” ka si qëllim forcimin e qytetarit dhe jo atë të qeveritarëve.

Një tjetër takim elektoral, zoti Mediu shoqëruar edhe kandidati tjetër republikanë në listat e Partisë Demokratike, zoti Blendi Sulaj, zhvilloi edhe në Baldushk, ku kreu republikan i njohu fermerët e zonës me përparësinë që alternativa e djathtë ka për bujqësinë.

Tur në Gjokaj, Levan dhe Picar: Ekonomi me taksa të ulëta

Kryetari i Partisë republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi disa takime elektorale gjatë ditës së djeshme. Dhjetra banorë dhe simpatizantë nga fshati Gjokaj, pranë bashkisë së Vorës, i rezervuan një pritje të ngrohtë kreut republikan, I cili shpalosi para tyre programin politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, zoti Mediu theksoi se forcimi i ekonomisë individuale ….. Read More

Mediu 3 takime në Kamzë, në mbështetje të Hoxhës dhe Premcit

Kryetari i Partise Republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi tre takime elektorale në bashkinë e Kamzës. I shoqëruar edhe nga dy kandidatët në listën e Partisë Demokratike, zoti Flamur Hoxha dhe Ahmet Premci, kryetari i Partisë Republikane u bëri thirrje banorëve që të votojnë nr.6 Partinë Demokratike, pasi vetëm kështu mund të shkëputen nga qeveria që i ka nëpërkëmbur për 4 vite dhe nuk I kanë dhënë asnjëherë llogari, dhe vetëm ka kërkuar ….. Read More

FUSHATA 2017/ Takime në Fushë Domje dhe në Domje

Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu zhvillloi një takim me banorët e një lagjeje në Fushë Domje. Në prani edhe të kryebashkaikut të Vorës, zotit Fiqiri Ismaili dhe dhjetra simpatizantëve dhe përkrahësve, zoti Mediu shpalosi programin politik dhe ekonomik me të cilin “Republika e Re” vjen para qytetarëve, me angazhime konkrete dhe synimin madhor për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur qeveria Rama.

Zoti Mediu në fjalën e tij theksoi se për tre muaj në cadrën e lirisë, e djathta shqiptare protestoi me qëllimin e vetwm dhe madhor, sigurimin e votës së lirë që qytetarëve.  ….. Read More

Mesazhi nga Lekaj dhe Fushë-Domja: Jo pazareve me votën

Kryetari i Partisë Republikane, zhvilloi nje takim me banorët e fshatit Lekaj në Kavajë. Në këtë takim, Mediu shoqërohej edhe nga miku i tij, zoti Besnik Mustafaj, i cili u prit mjaft përzemërsisht nga banorët e kësaj zone. Zoti Mustafaj, në fjalën e tij para banorëve të Lekajt përcolli mesazhin se në Lekaj dhe në të gjithë Shqipërinë, Parti Demokratike duhet të fitojë bindshëm këto zgjedhje dhe për të realizuar kërë qëlllim madhor, demokratët dhe e gjithë opozita janë bërë bashkë për një fitore që e meriton e djathta. “Duke votuar nr.6, duke votuar Partinë Demokratike, ju keni shansin që familjet tuaja ….. Read More