Mediu në komisionin e ligjeve: Projektligji i qeverisë për pronat cënon sigurinë juridike në vend


I pranishëm në Komisionin Parlamentar të Cështjeve Ligjore, kryetari i PR, Fatmir Mediu, tha se ndodhej përballë një skandali, ku ministria u paraqet në tavolinë një dosje me gënjeshtra. Këtë deklaratët Mediu e bëri gjatë diskutimin të tij për kthimin nga ana e Preisidentit të ligjit të ri për kthimin e pronave. Mediu vlerësoi veprimin e kreut të shtetit për mos dekretimin e këtij ligji që sipas opozitës, por tashmë edhe Presidentit, bie ndesh me të drejtat e njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, rekomandimeve dhe opinioneve të Bashkimit Europian. Jemi gënjyer nga qeveria dhe agjencia e kthimit dhe kompesimit të pronave, të ciët kan kanë kërkuar të votojmë në parlament shtyrjen e afateve pikërisht për rishqyrtim të dosjeve dhe deri tani nuk kanë marrë asnjë vendim në interest ë pronarëve, në shkelje flagrante të ligjit, në shkelje flagrante të detyrimeve ligjore që ata kanë. Unë falenderoj Presidentin e Republikës, i cili, mendoj se arsyetimin për kthimin e këtij ligji e ka bazuar më parë në respektimin e të drejtës themelore të së drejtës së pronës private që është e përcaktuar jo nga qëllimet dhe interesi ynë politik, por është e përcaktuar në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut, mbi të cilën janë bazuar edhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, mbi të cilën është bazuar edhe kërkesa e Bashkimit Europian si një detyrim për Shqipërinë për të respektuar pronën private dhe është bazuar në konkluzionet dhe opinionet e ministrave të Komunitetit Europian. Po ashtu përfaqësuesit e ministrisë gënjyen edhe për faturën financiare. Ata thanë se e kishin parashikuar një faturë financiare, por ajo është një faturë financiare apriore dhe kjo bie ndesh me atë që thonë vetë ata. Kanë një faturë financiare pa mbaruara akoma harta. Mbi çfarë baze e kanë nxjerrë këtë faturë? Kjo që është paraqitur këtu, po ju them të nderuar kolegë deputetë nuk është qëndrim që pëputhet me një shtet demokratik, ky është një qëndrim minimalist etatist që kërkon të kontrollojë shoqërinë shqiptare, ekonominë dhe gjithcka tjetër” tha ndër të tjera kreu i republikanëve Fatmir Mediu. Më poshtë fjala e tij e plotë në komisionin parlamentar të cështjeve ligjore.

Comments are closed.