Atdheu, Familja, Prona

Atdheu, Familja, Prona

Tri shtyllat e identitetit republikan mbeten të pandryshuara:20 Atdheu, Prona dhe Familja.
Për republikanët atdhedashuria është detyrim, që lidhet me fatin e shqiptarëve kudo që janë dhe me të ardhmen e tyre në familjen Evropiane. Partia Republikane beson se roli i faktorit shqiptar në hapësirën ballkanike ka ndryshuar dukshëm dhe është bërë përcaktues, por ai ka nevoje të bashkërendohet dhe të funksionojë sipas një vizioni të përbashkët e real për të ardhmen tonë politike dhe ekonomike, në një rajon e Europë të integruar
Ne Republikanët besojmë në dinjitetin e individit, besojmë se cdo qënie njerëzore ka të drejtë të jetojë i lirë, të besojë në atë që e motivon, jo sepse kështu i thotë ndokush apo ndonjë qeveri, por sepse këto të drejta janë natyrore, të dhëna prej Zotit.  PRSH e sheh të drejtën e pronës si një  nga të  drejtat themelore dhe të  pamohueshme të  individit në  një  shoqëri të  lirë, si pjesë përbëresë e Konventës dhe Deklaratës Europiane të së  Drejtave Themelore të Njeriut.  Cënimi i paligjshëm ose shkatërrimi i pronës private e bën pronarin skllav të dikujt tjetër dhe i mohon atij lirinë. Ne besojmë se Shteti ligjor dhe demokracia nuk mund të ndërtohen mbi mohimin e kësaj  të drejtë dhe ‘ligjërimin’ e padrejtësisë, me famëkeqin ligj nr. 7501.
Rrënja dhe burimi jetik i zhvillimit të një shoqërie është familja. Partia Republikane promovon idenë për një familje të qëndrueshme me mesazhin: Atdheu fillon nga familja, me bindjen se nuk mund të ketë një shoqëri solide pa ruajtur vlerat më të mira të traditës shqiptare, pa krijuar dhe forcuar familjen si elementin bazë për zhvillimin e shoqërisë, e cila përmbledh në vetvete shumë elementë të tjerë  si edukimi, punësimi, prona, komuniteti dhe vetë kombi.

Comments are closed.