Archives for edizdari

Premtimi në Ahmetaq: Do investojmë 150 milionë euro në bujqësi

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral në fshat Ahmetaq, ku u prit nga dhjetra përkrahës dhe simpatizantë. Në këtë takim merrnin pjesë të rinj e të reja, të cilat votojnë për herë të parë dhe në bindjen e tyre, alternativa më e mirë është Partia Demokratike. Pikërisht duke iu drejtuar atyre, zoti Mediu u shpreh se projekti I “Republikës së Re” ka si prioritet studentët dhe të rinj, duke iu dhënë mundësinë pasi monopoli I studimeve t’u hiqet klientëve të Ramës …… Read More

PR mbledh strukturat, i bashkohen dhjetra të rinj

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Republikane në Tiranë, dhe si dhe një numër të madh të rinjsh e të reja, republikanë të angazhuar për të votuar Partinë Demokratike. Në këtë takim merrnin pjesë edhe kryetari i PR për Tiranën, kandidati për deputet zoti Blendi Sulaj, kandidati tjetër për deputet I PD-së, zoti Halim Kosova, si dhe mjaft të rinj që votonin për herë të parë.

Gjatë këtij takimi zoti Mediu bëri një bilanc të dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisjes Rama Meta,………. Read More

FUSHE PREZE/ “Vota për numrin 6, ështe votë për të ardhmen tuaj”

Kryetari I Partise Republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi nje takim me banoret e Fushe Prezes.

Gjate ketij takimi kryetari republikan ishte  I shoqeruar edhe nga kryebashkiaku i Vores, zoti Fiqiri Ismaili.

Ne kete takim zoti Mediu, pasi renditi deshtimet e Qeverise Rama si ne vendosjen e ligjit ne vend, deshtimin ne reformat ekonomike, deshtimet ne reformat ne shendetesise dhe arsim, u foli banoreve te Fushe Prezes ne lidhje me ……. Read More

Zgjedhjet 2017, Mediu takime me banorët e Prezës

“Ekonomia e fortë, në bazë të një program të hartuar nga specialistët e kancelares Merkel, është motori që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza” u shpreh kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu në një takim me banorët e Prezës. I shoqëruar edhe nga kryetari I bashkisë së Vorës, Mediu paraqiti pjesë të programit ekonomik të “Republikës së Re, e cila sipas Mediut nuk është asgjë më shumë se kthimi I pushtetit dhe parave te duart e qytetarëve dhe jo më te klientela e dyshes që qeverisi për katër vjet…. Read More

Mediu takime ne Bërxullë dhe Kodër-Bërxullë

Kryetari i Partisë Republikane zoti  Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral në fshatin Bërxullë të Tiranës. Në këtë takim merrnin pjesë edhe kryetari i bashkisë së Vorës, si dhe mjaft të rinj e të reja që votojnë për herë të parë , të angazhuar maksimalimisht në fitoren e Partisë Demokratike dhe të “Republikës së Re”.

Në fjalën e tij para banorëve të Bërxullit, kryetari republikan, Mediu u shpreh se mjafton të bëjmë disa krahasime thelbësore dhe shikon hendekun që ndan dy filozofitë politikë të Ramës dhe Bashës. “Nga njëra anë kemi Ramën që premtoi shëndetësi falas …. Read More