Aktivitete

Mediu ne Asamblene Parlamentare te OSBE: Skandal, jemi pa Gjykate Kushtetuese

Kryetari i Partise Republikane zoti Fatmir Mediu ishte i pranishem gjate punimeve te Asamblese Parlamentare te OSBE, e cila u mbajt ne Parlamentin Gjerman. Gjate fjales se mbajtur ne seancen plenare te dites se djeshme, ne emer te opozites zoti Mediu vleresoi se ne qender te punes se OSBE eshte mbrojtja dhe garantimi i te drejtave te qytetareve, e drejta e tyre per te vendosur nepermjet votes, zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Ai theksoi se nese OSBE vezhgon zgjedhjet dhe ben rekomandime atehere eshte e domosdoshme qe ajo te ndjeke ….. Read More

Mediu takim me kryetarin e Bundestag Shauble: Faleminderit për mbështetjen

Gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Berlin, në pritjen e organizuar nga Bundenstagu Gjerman, kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu u takua edhe me Presidentin e Bundenstagut, Dr. Wolfgang Schäuble.
Gjatë këtij takim zoti Mediu, e falenderoi z.Schauble për mbështetjen e tij personale dhe të Bundenstagut për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe veçanërisht për qëndrimin e Bundenstagut përpara Samitit të BE-së.
“Qëndrimi i Bundenstagut Gjerman për të mbështetur Shqipërinë, por veçanërisht ndjekja me rigorizitet e luftës kundër trafikut të drogës, korrupsionit qeveritar, Reformës Zgjedhore dhe veçanërisht problemet e krijuara me bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë jane një ndihmë e madhe për Shqipërinë” u shpreh zoti Mediu gjatë këtij takimi.
Z Schauble theksoi se Bundenstagu do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe kërkesat që ka bërë prezent.

 

Fjala në Kuvend në mbrojtje te Teatrit dhe vlerave historike të Kryeqytetit

Të nderuar kolegë deputetë!

Sot ne jemi në një moment ku më shumë se përkatësia jonë politike duhet të vlerësojmë pozicionin tonë si qytetarë, më shumë se të djathtë dhe të majtë, të kuptojmë se kemi detyrim për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin dhe historinë e vendit dhe kryeqytetit tonë.

 

-A duhet të pranojmë që Parlamenti të shndërrohet në institucionin i cili duhet të legjitimojë përdhosjen e Kushtetutës, duke e kthyer në një letër pa vlerë??
Read More

Mediu dhe kongresmenë amerikanë sjellin Mëngjesin e Lutjeve në Shqipëri

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu në një inisiativë të përbashkët me disa përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan, organizuan një Mëngjes Lutjesh në Shqipëri. Ky organizim, 15th SEE Gathering, solli në Shqipëri me dhjetëra politikanë të lartë të rajonit, kryeministra, kryetarë parlamentesh, ish-presidentë, si dhe përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare, si presidenti Meta, kryetari i Kuvendit Ruçi, ish-kryeministri Berisha, ish-kryetari i Kuvendit Dokle, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafa etj. Qëllimi i këtij takimi ……. Read More

Fjala në Kuvend e kryetarit Mediu pas propozimit të KE-së për negociatat

Të nderuar kolegë deputetë!

 

Më në fund një lajm i mirë për Shqipërinë.

Komisioni Evropian vendosi t`i propozojë vendeve anëtare të BE-së, hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pas një ndarje shekullore me Evropën, shohim mundësi për t`ju bashkuar familjes që i përkasim gjeografikisht, historikisht dhe shpresojmë sa më parë politikisht dhe ekonomikisht.

Shqipëria ka vetëm një të ardhme, ajo është Evropa….. Read More