Fjala në Kuvend e kryetarit Mediu pas propozimit të KE-së për negociatat

Të nderuar kolegë deputetë!

 

Më në fund një lajm i mirë për Shqipërinë.

Komisioni Evropian vendosi t`i propozojë vendeve anëtare të BE-së, hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pas një ndarje shekullore me Evropën, shohim mundësi për t`ju bashkuar familjes që i përkasim gjeografikisht, historikisht dhe shpresojmë sa më parë politikisht dhe ekonomikisht.

Shqipëria ka vetëm një të ardhme, ajo është Evropa…..…….

Një Evropë në Shqipëri, dhe jo shqiptarë rrugëve nëpër Evropë, në kërkim të punës e shpresës, që nuk e gjejnë në vendin e tyre, duke e kthyer Shqipërinë në një vend të shkretë, të mplakur dhe pa të ardhme.

Prandaj sot, nëse themi që jemi në një moment të mirë, kemi një lajm të mirë, është e detyrueshme të kuptojmë përgjegjësitë përballë shqiptarëve dhe kombit.

Mbas regjimit komunist, izolimit dhe shkatërrimit të vendit, masakrimit, burgosjes e vrasjeve, internimit të qindra mijëra intelektualëve, të përndjekurve politikë që e donin Shqipërinë Evropiane, shpresa u ringjall nga studentët, Partia Demokratike, Republikane etj që u bashkuan në koalicionin kundër Partisë së Punës me thirrjen: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Ishta kjo thirrja, qëllimi, puna angazhimi i qeverisë demokratike, e cila ishte e para në Ballkan që nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me BE dhe më tej me NATO.

Ishin pikërisht të djathtët, të cilët e kthyen vizionin e tyre politik për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, për ta bërë Shqipërinë vend anëtar i NATO-s, në një qëllim të shqiptarëve.

Janë shumë vendime e veprime të cilat kanë kontribuar në afrimin dhe anëtarësimin në BE.

Antarësimi në Këshillin e Evropës, Nëshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizm Asocimit, Ftesa dhe Antarësimi në NATO, fitorja jonë e madhe kombëtare mbas Pavarësisë, Liberalizimi i vizave, një arritje e jashtëzakonshme, të cilat kanë firmën e atyre njerëzve që kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë të djathtën e këtij vendi.

Por ka dhe diçka më shumë se kaq, sepse asnjëherë kjo e djathtë nuk ka pasur hezitim apo pikëpyetje për të dhënë kontributin e saj, mbështetjen e saj, edhe kur ka qenë në opozitë, për ligjet, reformat, vendimet, rezolutat që i duheshin vendit në rrugën Evropiane dhe atë të NATOs.

Gjatë këtyre viteve në opozitë kemi votuar çdo ligj dhe reformë që e kërkon Bashkimi Evropian.

Ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi nuk mundej dhe nuk u bë pa opozitën. Këtë jua tha dhe vetë Mogerini dje në Tiranë.

Ne u bashkuam në këtë proçes në një reformë për drejtësi të pavarur dhe jo për një drejtësi të kontrolluar politike, duke  miratuar në mënyrë të njëanshem te 7 ligjet e paketës së reformës.

Kemi kërkuar hapjen e negociatave sepse kemi bindjen se sa me afër me Evropen aq më realisht mund të luftojmë krimin e lidhur me pushtetin dhe korruspionin galopant, do t’u kthejmë mundësinë shqiptarëve të vendosin me votën e tyre të lirë, qeverisjen e vendit dhe jo ta lemë peng të blerjes së votave apo dhunës së bandave.

Kemi vepruar kështu me bindje edhe pse ju keni bërë të kundertën kur ishit në opozitë. Këto negociata do të ishin hapur vite më parë, ndoshta në të njëjtën kohë me Serbinë dhe Malin e Zi, do ishim shume më pranë BE-së nese ju nuk do të refuzonit të votonit 3 ligje që BE kërkonte t`i miratonim me konsensus, duke e lënë peng rrugën tonë evropaine për interesat tuaja politike.

Historia e rrugës sonë Evropiane nuk është një histori 5-vjeçare, apo 1-vjeçare, është një histori e kësaj demokracie, të shumë njerëzve të përkushtuar me punën e tyre të ndershme.

Prandaj gjej rastin të falenderoj të gjithë ata që punuan dhe punojnë me ndershmëri në shtetin tonë problematik, për ta bërë Shqipërine Evropiane.

Kjo histori as nuk filloi sot dhe as nuk mbaron sot, ka qenë dhe do të ngelet një pune e gjatë.

Shqiperia Evropiane eshte interesi yne kombetar, i cili duhet te na bashkoje e jo te ne ndaje, sepse kapercen cdo interes politik te cdo krahu, cdo interes politik te cdo individi.

Por si duhet te na bashkoje?

Duhet te na bashkoje ne genjeshtrën e politikës, apo ne te verteten e qytetareve.??

Duhet na bashkoje ne respektimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve dhe jo abuzimit dhe zhvatjes se pushtetit.??

Duhet të na bashkojë në rrugën e kthimit të shqiptarëve në Shqipërine Evropiane apo të largimit masiv te intelektualëve, të rinjve nga Shqipëria të pashpresë për ta gjetur ate rrugëve të Evropës??

Do na bashkojë në ndërtimin e një shteti të përgjegjshëm qe nuk bën aleancë dhe komandohet nga krimi, apo shtetit ku krimi bën politikën, ekonominë dhe trafikun??

Që të bashkohemi duhet të kemi një marrëveshje bazë që të gjithë të njohim, pranojmë dhe ndryshojmë realitetin, sepse jetojmë në Republikën e ndikuar nga krimi dhe korruspioni dhe jo nga ligji dhe e drejta.

Ne kemi nevojë të kuptojme dhe ndërtojmë shtetin e së drejtes dhe jo “Shtetin e Edi Ramës”, apo kujtdo tjetër.

Ne duhet të ndertojme shtetin e qytetareve dhe jo politikes dhe pushtetarit.

Kemi nevoje per nje kushtetute qe garanton parimin Check and Balance,

Qytetarët kanë nevojë për qeveri qe del nga vota e lirë, qeveri qe respekton kushtetutën dhe ligjin, qeveri që respekton të drejtat e qytetarëve, e cila punon jo për interesat korruptive kriminale të qeveritarëve apo klaneve të tyre, por për interesat e shqiptarëve, të cilët duhet ta shohin Shqipërinë si vendin që duhet të ndërtojnë të ardhmen e tyre Evropiane.

Një qeveri që e lufton krimin e organizuar dhe drogën dhe nuk e mbush vendin me kanabis dhe e kthen policinë në vasale të kanabisteve, që dalin me parulla për të mbështetur Ministrin trafikant.

Krimi i organziuar shqiptar sot eshte shtrire ne Evropë, Amerikë, Britani, Hollandë, Turqi e  deri në Kolumbi, duke u kthyer në një rrezik potencial për vendin

Tonelatat e drogës të bllokuara apo tranzituara në Shqiperi janë një kërcënim serioz i Sigurisë Kombëtare dhe tregues i lidhjeve të forta që kanë ne vend.

Kerkojmë një qeveri e cila mbledh aq taksa sa i duhen për të plotësuar detyrimet kushtetuese dhe jo të zhvasë qytetarët e bizneset për interesa korruptive duke i cuar drejt falimentimit.

Qeveria nuk mund të jetë njësoj me banditin me maska që grabisin njerezit, duke i futur dorën në xhep njerëzve sepse kanë në dorë shumicën e paligjshme për të bërë ligje të paligjshme.

Kemi nevojë për një qeveri që detyron Kuksianet qe te paguajne per te levizur ne vendin dhe shtepite e tyre??

Nje qeveri qe fut ne burg Kuksianet e pafajshem dhe lirion dhe mbron banditët kriminel!?!?!

Kemi nevojë për një Republikë parlamentare ku kushtetuta nuk shndërrohet në një letër pa vlerë. Një republikë ku kryeministri nuk mund te jete dhe kryeparlamentar dhe kryprokuror dhe kryegjyqtar.

Shqipëria nuk mund të ketë shembull të qeverisjes atë të Rusisë, apo Turqisë, por atë që ështeë ëndrra e shqiptarëve shembullin Evropian, ate të Gjermanisë, Francës apo Britanisë.

Kemi nevojë per nje parlament i cili zgjidhet me voten e lire dhe deputetët nuk i zgjedh vetëm thjeshtë partia, por qytetari.

Një republikeë ku deputeti ka parësor interesin e qytetarit që voton, interesin kombetar dhe jo të liderit që e emëron deputet dhe pse nuk e njef mehalla e vet..

Kemi nevojë për një parlament që është pushteti i qytetarëve, zëri i tyre që zbaton detyrimet e tij për ta vendosur qeverinë në binarët kushtetues dhe ligjorë dhe jo thjeshtë një foltore pa vlerë ku kryeministri cdo te enjte hapur perbuz, shan dhe fyen qytetarët e vet.

Kemi nevojë për një drejtësi të pavarur nga kontrolli politik, kemi nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë që kalojne procesin e vetingut, por duke filluar nga Prokurori I Përgjithshem, kemi nevojë për ngritjen e institucioneve te KED dhe KLP, SPAK.

Kemi nevoje per gjykate kushtetuese dhe nuk mund te pranojme qe Gjykata Kushtetuese te pushoje se  funksionuari se I mungojne gjyqtaret dhe Gjykata e Larte te jete e bllokuar. Kjo do kete pasoja te medha ne kurriz te qytetareve.

Te nderuar kolege deputete.

Nuk ka veprim me te papranueshem per nje qeveri per te gjetur problemet e veta duke drejtuar gishtin tek opozita apo gjykimi dhe paragjykimi I vendeve te BE sic beri kryeministri.

Opozita e thashe ka dhene ate qe ju nuk e dhate asnjehere sepse per Ne Evropa dhe NATO kane qene dhe ngelen qellimi yne.

Ka pranuar dhe kompromise te cilat jane kthyer ne kosto jo thjeshte per opoziten por per shqiptaret sic ishte ai para zgjedhjeve.

Nese qeveria do ta shof kete si nje triumf politik, do ishte veprimi me pa mend dhe nuk do bej gje tjeter por do ta zgjas kete rruge te mundimshme Evropiane te shqiptareve dhe do te rris skepticizmin dhe refuzimin e vendeve te BE.

Po sjell ne vemendjen tuaj se Kryeminstri I asaj kohe Berisha ne momente vertete historike per vendin me te rendesishem edhe se ky propozim ka pasur ne krah ne neshkrimin e marveshjes se Stabilizim Asocimit, ne dy Samitet e NATOs sepse pavaresisht peshes dhe pergjegjesise se qeverise ne keto procese, gjithperfshirja politke dhe vazhdimi I reformave jane vendimtare per te kapiatlizuar keto momenete te rendesishme me interes te qytetarev ete vendit tone.

 

Te nderuar kolege!

Duke folur per anateresimin ne BE si nje proces politik, nuk kujtoj si nje deputet I vjeter ne kete kuvend te diskutojme ndonjehere, cfare kemi perfituar ekonomikisht nga ky proces, sa efektiv kemi qene ne thithjen e fondeve por sidomos efetivitetin e perdorimit te tyre.

Kemi lene jashte vemendjes nje aspekt  te rendesishem ne kete proces qe ka qene baza e krijimit te vet BE aspektin ekonomik, I cili ka vene ne pikepyetje vleren Evropiane te shume vendeve te Evropes juglindore apo vendeve si Italia, Spanja, Greqia, Portugalia deri ne largimin e Britanise nga BE.

Prandaj mendoj se per sa kohe e shohim si te pakthyeshm prespektiven Evropiane, sfida jone qendron ne cilesine dhe shpejtesin e reformave shtetformuese, ndertimin e nje ekonomie e cila duhet te minimizoje efektet e konkurrences ne rritje te tregjeve te hapura, tregut Evropian shume konservatore me shume rregulla e proceduara shtrenguese per nje ekonomi si e jona.

Te nderuar kolege deputet!

Dua te sjell ne vemendjen tuaj edhe disa zhvillime qe tejkalojne kufite e Shqiperise per kete vendim pozitiv, pa dashur te zbeh vleren e ketij momenti apo ngazellimin e tepruar.

Presidenti Macron në Parlamentin Evropian theksoi: ”Para nesh ka një rrezik gjeopolitik nëse Ballkani Perëndimor lëviz drejt Turqisë apo Rusisë. Nuk dua që Ballkani Perëndimor, – theksoj ai, – të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por ashtu nuk dua që Evropa të ketë probleme të funksionojë me 28 anëtarë dhe mbas disa vitesh me 30 apo 32 anëtare nën të njëjtat rregulla”

Presidenti Junker tha: “Duhet ta afrojme Ballkanin sepse nuk mund të pranojmë t’i rikthehemi konflikteve”.

Po kush po tërhiqet dhe lëviz drejt Turqisë dhe Rusisë? Çfarë konflikti parashikon Evropa? Ku jemi ne si Shqipëri apo shqiptarë në këto zhvillime dhe shqetësime.

Mendoj se këtu duhet të ndalemi, sepse ka shume nevojë për analizë dhe padyshim qëndrim të qartë.

Marrëdhënia e Rusisë me Turqinë dhe Iranin duhet të na bëjë që ta shikojmë shumë më qartë realitetin dhe influencat në Ballkan, por dhe rolin tonë në krah të SHBA, NATO dhe BE.

Asnjë raport personal, politik, ekonomik, apo religjoz, nuk mund të devijojë orientimin e Shqipërisë dhe aleancat e saj jo vetëm në këndvështrimin e sigurisë, por dhe atë ekonomik.

Ne nuk mund të rikthejmë histori të vjetra në realitete të reja për shkak të interesave ekonomike, poitike dhe korruptive.

Ne kemi qene evropiane që kur Skënderbeu iu kundërvu Perandorisë Osmane apo kur rilindasit dhe me tej Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Haxhiqamilizmi modern është sa qesharak dhe antikombëtar.

Po e mbyll fjalën time se ky lajm i mirë për shqiptarët kërkon një qëndrim kombëtar, me përgjegjësi dhe reflektim.

Comments are closed.