FRPR: Zoti Veliaj, mos manipulo gjimnazistët me anë të bursave

Forumi Rinor i Partisë Republikane, dënon me ashpërsi, fushatën banale dhe manipulimin që po tentohet t’u bëhet të rinjve të Tiranës, me anë të bursave të shpërndara nga Bashkia. Pa vënë asnjëherë në dyshim meritën e gjimnazistëve që përfituan, përkundrazi duke i përkrahur ato, Forumi Rinor i Partisë Republikane, është kundër çdo shfaqje të përshtirë, që tenton ….……të denigrojë të rinjtë, apo përpiqet t’i bëje ato pjesë e makinacioneve politike të momentit.
Më poshtë deklarata e plotë kryetarit të FRPR, zotit Endi Shkupi:

Duke shpërndarë bursa të merituara, por të paguara nga taksat e gjithë banorëve të Tiranës, kryetari i Bashkise Erion Veliaj, bëri dje fushatë banale elektorale.

Ai tentoi të korruptonte shpirtin e lirë të të rinjëve të gjimnazeve të Tiranës. Duke mbajtur në njërën dorë bursat, me dorën tjetër ai shpërndau parulla elektorale. Ai u kërkoi gjimnazistëve që ata të kundërshtonin protestat që bëhen kundër Veliajt dhe projekteve të tij të cënimit të hapësirës së Parkut të Liqenit dhe më gjerë.
Ai u tha gjimnazistëve qe: “Ja, ne japim bursa për ju, por ju e keni parë se ne na kanë sulmuar për këndet e lojrave gjatë këtij viti, dhe kështu që ju duhet të na ndihmoni që t’i kundërshtojmë ato”.
Ky është abuzim me pushtetin dhe përpjekje për përdorim dhe manipulim të të rinjve.
Zoti Veliaj duhet ta harrojë se mund ta përsërisë më këtë veprim. Zoti Veliaj e ka tepruar. Ai duhet të ndalë së provokuari shpirtin e lirë të rinisë së Tiranës, se përndryshe do të digjet prej tij.
Forumi Rinor i Partisë Republikane do të vazhdojë ta denoncojë Veliajn në çdo veprim të ulët të këtij lloji.

Zoti Veliaj, MJAFT ABUZUAT ME TE RINJTE E TIRANES!
Bursat që ju shpërndani nuk jane tuajat, por janë kontribute të taksave të popullit të Tiranës.

 

Comments are closed.