FUSHATA 2017/ DY TAKIME NE VORE DHE NE BALDUSHK

“Nuk do të lejojmë asnjëhere që me paratë e korrupsionit, me paratë qe kanëë grabitur nga buxheti i shtetit, klanet prane qeverisë të blejnë votat e qytetarëve dhe të mbajnë sërish peng Shqipërinë”. Kështu u shpreh gjatë një një takim me banorët e Lagjes së Re në Vorë, kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu. Në fjalën e tij, Mediu theksoi gjithashtu se tre muajt e rezistencës në Cadrën e Lirisë, kishin si qëllim madhor, zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat do të finalizohen me ardhjen e Republikës së Re”.

Një tjetër takim me simpatizantë dhe përkrahës ishte edhe ai në Kodër-Vorë, ku zoti Mediu shpalosi programin politik dhe ekonomik të hartuar në bashkëpunim me ekspertët e kabintetit të kancelares Merkel. Gjihashtu Mediu u shpreh, se “Republika e Re” ka si qëllim forcimin e qytetarit dhe jo atë të qeveritarëve.

Një tjetër takim elektoral, zoti Mediu shoqëruar edhe kandidati tjetër republikanë në listat e Partisë Demokratike, zoti Blendi Sulaj, zhvilloi edhe në Baldushk, ku kreu republikan i njohu fermerët e zonës me përparësinë që alternativa e djathtë ka për bujqësinë.

Comments are closed.