Fushata 2017, mblidhen strukturat lokale të degës Fier

Kryesia e Partisë Republikane, zhvilloi një takim me strukturat e partisë Dega Fier. Në kuadrin e riorganizimit dhe angazhimit paraelektoral për fushatën e 2017, drejtuesit e Partisë Republikane, përcaktuan detyra të qarta përsa i përket strukturave si në Qytet, ashtu edhe në Fshat. Takimi, i cili kryesohej nga Sektretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane, zoti Arjan Madhi, ….….kishte si qëllim gjithashtu prezantimin e qëndrimeve zyrtare të PR, ndaj sfidave të fundit politike sic janë Reforma në Drejtësi, por mbi të gjitha Reforma Zgjedhore, si dhe qasjen që duhet të kenë strukturat në terren ndaj këtyre zhvillimeve. Gjatë këtij takim, u vu re një shkallë e lartë gatishmërie e forumeve dhe njësive drejtuese në Dega Fier, të cilët tashmë kanë nisur punën për forcimin e strukturave. Gjithashtu u lanë detyra të qarta edhe përsa i përket hartimit të planit të punës dhe kalendarit të takimeve, si dhe verifikimin e gjendjes së anëtarësisë së partisë dhe zhvillimin e anëtarësimeve të reja. Në përfundim të këtij takimi, zoti Madhi falenderoi strukturat për mbështetjen e pakufishme dhe praninë e tyre gjatë protestës së 18 Qershorit dhe në vazhdim.

Comments are closed.