FUSHATA 2017/ Takime në Fushë Domje dhe në Domje

Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu zhvillloi një takim me banorët e një lagjeje në Fushë Domje. Në prani edhe të kryebashkaikut të Vorës, zotit Fiqiri Ismaili dhe dhjetra simpatizantëve dhe përkrahësve, zoti Mediu shpalosi programin politik dhe ekonomik me të cilin “Republika e Re” vjen para qytetarëve, me angazhime konkrete dhe synimin madhor për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur qeveria Rama.

Zoti Mediu në fjalën e tij theksoi se për tre muaj në cadrën e lirisë, e djathta shqiptare protestoi me qëllimin e vetwm dhe madhor, sigurimin e votës së lirë që qytetarëve.  …..…..“Nuk ka gjë më të rëndësishme se vota, liria për t’u shprehur  –  nënvizioi zoti Mediu, – pasi kështu ne vendosim të ardhmen për vete dhe fëmijët tanë. Por qeveria me anë të krimit dhe korrrupsionit kërkon të na blejë ne, të na vendosë një çmim”.

Më tej zoti Mediu u shpreh edhe në lidhje me prioritetet ekonomike që program i “Republikës së Re” parashtron për qytetarët, ku forcimi I ekonomisë individuale dhe familjare do të jetë drejtimi kryesor në të cilin do të punohet, me anë të uljes së taksave.

Një tjetër takim mjaft I përzemërt ishte edhe ai që zoti Mediu zhvilloi me banorët e një lagjeje tjetër në Domje, ku i pranishëm ishte edhe një prej figurave të Partisë Demokrtatike, zoti Jemin Gjana. Zoti Gjana, I bëri thirrje banorëve të Domjes që të votojnë për nr.6, Partinë Demokratike, si e vetmja forcë që është përpjekur gjithmonë për banorët e kësaj zone. Zoti Gjana duke kërkuar votat për Partinë Demokratike I ftoi banorët që secili prej tyre të mendohet dhe të shikojë ndryshimet në gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale, gjatë qeverisjes socialiste dhe asaj demokratike.

Ndërkohë që para fermerëve të kësaj zone, zoti Mediu u shpreh se Partia Demokratike do të inevstojë 150 milionë euro në bujqësi, c’ka do të sjellë një ndryshim rrënjësor, në menaxhimin e këtij resursi, që do të jetë burim kryesor për ekonominë shqiptare. Në fund të fjalës së tij, zoti Mediu u bëri thirje banorëve të Domjes, që të votojnë për nr.6, Partinë Demokratike, e cila është mundësia e vetme për mirwqënie dhe siguri për banorët e Domjes dhe të mbarë Shqipërisë.

Comments are closed.