Integrimi në BE

Partia Republikane beson palëkundur se mbi flamujt e partive dhe bindjeve shqiptarët duhet të punojnë për ngjyrën e flamurit të gjithë shqiptarëve, për të ardhmen dhe rrugën që na ka përcaktuar vetë Zoti: rrugën Europiane.
PRSH mbetet një parti e cila mbështet pa rezerva dhe me të gjithë kapacitetin e saj integrimin e vendit tonë në familjen europiane, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera politike dhe morale, mbi të cilat u ideua dhe u ngrit projekti i Europës së Bashkuar, 60 vjet më parë.
PRSH është kontribuese reale në integrimin e Shqipërisë në NATO dhe do të vazhdojë të kontribuojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke punuar për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Partia Republikane Shqipëtare e konsideron integrimin e Shqipërisë një prioritet strategjik dhe kombëtar, i cili duhet t’i bashkojë të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve dhe objektivave politikë a partiakë.  Partia Republikane dënon qëndrimet cdo partie politike, që vendos interesat partiake mbi ato të vendit dhe bën thirrje të gjitha palëve për gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit, sa herë bëhët fjalë për prioritete strategjike e kombëtare. Republikanët shqiptarë besojnë se fqinjësia e mirë dhe vetë natyra e marrëdhenive ndërkombëtare ndërtohen në vlerat themelore universale që janë liria, demokracia, ekonomia e tregut dhe mbrojta e të drejtave themelore të njeriut

Comments are closed.