King: Në NATO nuk ka kanabis dhe vjedhje votash

Mbështetja në Kongres për lëvizjen qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e drejtuar nga Lulzim Basha, po merr vëmendje dhe mbështetje gjithnjë edhe më të madhe në Kongresin Amerikan.

Në emër të kësaj lëvizje dhe opozitës, kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu ka vazhduar takimet në Kongres në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Kongresmeni Steve King jo vetem garantoi …..…..mbështetje, por u angazhua që së shpejti të vijë në Shqipëri.

Po ashtu Kongresmenet Trent Kelly, Louie Gohmert, John Molinar, Jim Fortenbary ashtu si dhe Randy Hultgren, Aderholt dhe Rohrabacher do të jenë zëri dhe syri i qytetarëve shqiptarë në mbështetje të votës së lirë dhe të qytetarëve shqiptarë.

Te gjithe bashkëbiseduesit në Kongres theksuan se mbeshtetja që ata kanë dhënë për anëtarësimin e Shqiperisë në NATO dhe demokratizimin e Shqipërisë është e papajtueshme me inkriminimin e politikës, korrupsionin qeveritar, trafikun e drogës dhe kanabizimin e Shqiperisë.

Comments are closed.