Konventa e Rinise se PR-se, Endi Shkupi zgjidhet kryetar

13330949_1114156885308882_3503429184459708024_nKa mbyllur punimet Konventa e Rinise se Partise Republikane, e cila ne perfundim, zgjodhi edhe kryetarin e saj te ri, zoti Endi Shkupi.
Kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu u shfaq entuziast në takimin me të rinjtë, ku gjatë fjalës së mbajtur vuri në dukje se askush nuk mund të mos ndihet mirë kur ndodhet mes rinisë.  Ai theksoi se nga rinia shqiptare…...ashtu si 25 vjet më parë, nuk pret që dikush ti marrë për dore, por ata duhet ta gjejnë fuqishëm rrugën e tyre. Mediu apeloi të rinjtë te mos bien preh e së keqes, pasi varferia, frika dhe krimi, eliminimi i kundershtareve, i opozites, e bejne nje shoqeri te tulatet. Kreu republikan nënvizoi se e gjithë shoqëria duhet të luftojë që te rinjte te mos ndjekin rrugen e vetshkaterrimit dhe mediokritetit.
Me poshte fjala e plote e kryetarit te Partise Republikane, zotit Fatmir Mediu:

 

Te dashur te rinj e te reja!

 

Ky takim i sotem me ben te ndjehem mire;

Se pari sepse kush nuk do ndjehej mire mes te rinjsh e te rejash. Kjo te ben te kujtosh kohe te bukura por dhe te besosh se bukuria nuk njeh limite.

Se dyti Se kjo e ben me te bukur dhe me shprese Partine Republikane.

Se treti sepse rinia mund dhe ka forcen per te bere revolucionin e ri politik qe ka nevoje Shqiperia. Ndertimin e nje shteti te se Drejtes, ku Evropa nuk eshte nje enderr abstrakte, por nje realitet qe ndertohet ketu per shqiptaret.

 

Mbi te gjitha “Rinia eshte kualitet, pavaresisht nga rrethanat. “

Sepse rinia, nuk eshte thjesht çeshtje moshe, por eshte nje gjendje mendore, eshte nje predominim i kurajos mbi ndrojtjen, me nje deshire te madhe per  te luftuar dhe sfiduar mbi pasivitetin dhe qetesine e rreme apo te statuquon.

Rreth 25 vjet me pare, rinia shqiptare, studentet, kryen revolucionin e jashtezakonshem te permbysjes se diktatures, per nje Shqiperi ndryshe, nje Shqiperi Europiane.

Ajo qe na shtyu ne ate kohe, ishte deshira e madhe per liri, per demokraci, me pak njohje politike, por me deshira dhe endrra  te medha, ne filluam te ndertonim te ardhmen tone, duke percjell mesazhin ne çdo shtepi, krahine dhe skaj te Shqiperise, ishte mesazh shprese.

Vendosem dhe u beme zot te fateve tona, nuk e lame veten ne dore te fatit. Kishte dhe zgjedhje me te lehta, por perballja me te keqen ishte me e veshtira, por dhe me e bukura.

Sot une kam ketu femijet e mi Semelen, Evenin dhe Bledin, te fejuarin e Semeles.

Jam ketu me shpresen si per ju dhe per ata, te mos prisni qe une apo dikush tjeter t`ju marim per dore dhe t`ju tregojme rrugen.

Ne duam t`ju hapim deren, si nje mundesi per ju, per te ndryshuar politiken, por te na ndryshoni edhe ne, per te krijuar nje fryme te re republikane.

Politika shqiptare ka nevoje per nje revolucion te ri. Ky revolucion duhet te filloje nga kocepti i ri i lirise, marrjes se fatit tuaj ne dore duke u bere vendimarres te jetes suaj dhe mbare Shqiperise.

E djathta ka nevoje per nje revolucion, te tregoje qarte vlerat e ideve te saj, si sherbyese e lirise se çdo individi, si nje e drejte qe buron nga Krijuesi nga Zoti dhe jo qeveria.

Liria eshte e pazevendesueshme, eshte hyjnore.

Ajo na jep mundesi te jashtezakonshme si qytetar, si komb. per me teper per shqiptaret qe kane perjetuar diktaturen komuniste dhe skllaverine njerezore.

 

Ka ardhur koha qe ju ta beni kete revolucion te ri, i cili duhet te jete revolucioni i dashurise mbi urrejtjen, i dinjitetit mbi konformizmin, i ndershmerise mbi pandershmerine.

Ne beme Shqiperine vend anetar i NATO-s dhe ne Republikanet duhet te ndihemi krenare per kontributin konkret qe kemi dhene.

Sot, levizim lirshem ne BE, por a jemi ne  shqiptare evropiane siç duam?

Eksodi masiv i shqiptareve eshte shprehje e deshires se tyre per Europen apo pamundesi per te ndertuar Europen ketu??

Pse ikin shqiptaret, Rinia??

Pse jemi vendi me i varfer??

Pse jemi vendi me korrupsion me te larte??

Pse krimi i organizuar kontrollon shtetin??

Pse bizneset vendase largohen nga Shqiperia??

Pse investitoret e huaj nuk vijne ne Shqiperi??

Pse nuk respektohen te drejtat, Prona, Liria, Jeta. Pse na pamundesohet ndertimi i lumturise??

Pergjigja eshte e thjeshte, ndryshimi i veshtire, por i domosdoshem.

Nuk kemi qeveri nga qytetaret, per qytetaret dhe me qytetaret, por kemi nje qeveri te nje klani ku zoteron paaftesia dhe hajnia, marrezira dhe korrupsioni.

Prandaj rinia largohet nga vendi, per te gjetur mundesi te reja.  Kjo eshte shkaterruese per vendin, eshte dramatike.

Shume mund t`ju thone se ç`e doni politiken, ajo eshte e keqe!

Po ka njerez qe drejtojne politiken, qe e bejne te keqe sepse nuk duan njerez te forte dhe me Integritet prane, por njerez te dobet qe nuk gjykojne.

Pergjigja juaj eshte e lehte.

Po nuk e ndryshuat ju politiken atehere kush do ta beje?

Po nuk e bete ate sot atehere kur do ta beni?

Nese nuk gjykoni dhe vendosni ju per vehten tuaj, atehere kush qenkan keta njerez me te zotet se ju, dhe pse jane me te zotet se ju.!

 

*  Ju duhet te kuptoni qe shume nuk ju duan prane, nuk pranojne as forcen, as kurajon dhe as inteligjencen tuaj. PSE?? Sepse keshtu e kane me te lehte te kontrollojne dhe dominojne, te mbajne pushtetin.

*  Ndonjehere do t`ju kerkojne t`i jeni prane per t`i sherbyer pushtetit te tyre apo zbukuruar dekorin.!

*  Mund edhe t`ju perzgjedhin por jo me te mirin mes jush, por te paaftin dhe servilin qe nuk i ben hije pushtetit dhe inteteresave te tyre.

*  Do ju ndalin t`ju thone se jeni akoma te rinj, duke harruar se dhe ata kane qene nje kohe te rinj.

E keqja bashkohet me lehte, varferia, frika dhe krimi, eliminimi i kundershtareve, i opozites, e bejne nje shoqeri te tulatet. Keshtu ndodhi edhe me komunizmin. Prandaj eshte shume e veshtire, prandaj pjesmarrja juaj ne politik ne debatin shoqeror, jo si mbeshtetes apo tundes flamujsh, por si protagonist, si garues, eshte domosdoshmeri dhe jetike per ju dhe vendin.

Shkelmoni te keqen qe ju pengon, respektoni te miren qe ju vlen. Tregoni qe jeni, dini dhe beni ndryshimin. Shihni tek njerzit e politikes njerezit e gabueshem, shihni brenda jush deshiren e pagabueshme te dashurise dhe lumturise.

Ju nuk mund te pranoni qe fati dhe kariera juaj te vendoset nga servilizmi ndaj drejtuesve politike dhe qeveritareve, te cilet ju ofrojne pjesemarrje ne politike apo qeveri, per te qene kavje eksperimentale te qellimeve te tyre manipuluese dhe korruptive.

Nese heshtim, nese mbyllim gojen sot, nese nuk veprojme sot kemi krijuar nje problem per te gjithe shoqerine. Duhet te flasim per gjera te rendesishme, per veten tone, per familjen tone, per qytetin tone, per Shqiperine, per Kombin tone.

 

 

Ne te gjithe e urrejme varferine, te keqen, pa kuptuar  ndonjehere si ta ndryshojme ate. Ne mund ta ndryshojme ate duke dashur te miren, lumturine dhe duke kuptuar qe jemi ne qe mund ta bejme ate, jo thjeshte qeveria.

Ne nuk mund te pranojme, duhet te luftojme qe te rinjte te mos ndjekin rrugen e vetshkaterrimit dhe mediokritetit, sepse keshtu ne punojme per nje person me pak nga i cili duhet te ruajme veten dhe familjen.

 

Ne kushtetuten Amerikane thuhet:

 

“ We hold these truths to be self-evident. That all man are created equal and that they are endowed by their Creator with certain enalianable Rights among these are Life, Liberty and Pursuit of Happines.”

 

“Ne i mbajme keto te verteta si te vetshpjegueshme. Te gjithe njerzit jane krijuar te barabarte dhe jane veshur nga Zoti me te drejta te patjetersueshme, siç eshte Jeta, Liria dhe ndjekja e lumturise”

Prandaj ne Republikanet kemi vendosur te parin besimin ne ZOT, si marredhenia me e drejte e çdo njeriu, qe do te ardhmen dhe beson tek vetja e tij. Eshte marrdhenia qe te çliron dhe te ben te besosh ne fatin tend.

Prandaj kemi thene se familja prona kombi jane te lidhura ne menyre te pandashme me njera-tjetren. Ato percaktojne detyrimisht rolin tone njerezor dhe social, mundesine e zhvillimit te jetes dhe ekonomise sone dhe padyshim vleren dhe identitetin tone kombetar, jo thjeshte si nocion gjeografik dhe gjuhesor, jo thjeshte si nocion historik dhe kulturor, por si nocion i gjalle, jetesor qe lidhet me fatin dhe te ardhmen e çdo individi, pa e perjashtuar, por duke e perfshire ate drejt nje te ardhme evropiane, shqiptare te bashkuar ne Europen e Bashkuar.

Ku me shume se çdo gje vlen garantimi i dinjitetit personal, lirise dhe ndertimit te ekonomise evropiane per çdo shqiptar kudo qe ndodhet. Vetem keshtu merr rruge e ardhmja jone e perbashket Kombetare.

Steve Jobs duke treguar historine e tij thekson:

“Koha jote eshte e limituar, keshtu qe mos e humb ate duke jetuar jeten e dikujt tjeter. Mos u bllokoni nga dogma e cila eshte te jetosh me rezultatin e mendimit te njerezve te tjere.

Mos ler zhurmen e te tjereve te mbysin zerin tuaj te brendshem. Dhe me e rendesishmja ki kurajon per te ndjekur zemren dhe intuiten tende. Ato ne nje fare menyre e dine tashme se çfare ne te vertete ju deshironi te beheni. Çdo gje tjeter eshte dytesore.“

Ne mbyllje te fjales se tij ai tha;

“Live every day as it has to be your last day of your life.”

 

Kjo eshte dhe fjala ime per ju:

Ndiqni zemren dhe intuiten tuaj!

Mos pranoni t`ju konsiderojne “e ardhmja“ sepse ju jeni “e sotmja“ dhe si te ndertohet e sotmja sot, do te jete e ardhmja jone neser, e jona si prinderit tuaj, e juaja dhe femijeve tuaj.

 

Comments are closed.