Kreu i Forumit Rinor Republikan takim me strukturat drejtuesit të të rinjve në Shkodër

Kryetari i Forumit Rinor Repubublikan, Blendi Sulaj zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Forumit Rinor në Shkodër. Gjatë këtij takimi Sulaj kërkoi riaktivizimin e forumit rinor dhe atij të

femrave. “Shkodra është qyteti që ne duhet të kemi sukses të padidiskutueshëm, edhe në zgjedhje të parakohëshme nëse ka, edhe në zgjedhje normale, sepse këtu kemi një popullatë të djathtë. Por edhe ata që deri më dje nuk kanë qënë të djathtë, sot nuk kanë alternativë tjetër, sepse shqiptarëve u ka shkuar puna deri aty sa asnjëherë nuk e ka ndjerë veten më ngusht.

Ne duhet tu japim shpresë këtyre të rinjve, duhet tu hapim një rrugë të re që të dalin nga kjo ngecje në të cilën e ka fut gjithë vendin kjo qeveri. Edhe forumi I grave duhet të riorganizohet, ato janë një fuqi e papërsëritshme” tha Sulaj. Ndërsa drejtuesit vendor të Forumit Rinor gjatë kësaj mbledhje ngritën shqetësimin e numrit të madh të të rinjve të papunë, duke shtuar se veç organizimit Partia Republikane duhet të hartojë një draft ose projekt me propozime konkrete për punësimin e të rinjve.

Janar 09, 2016

Comments are closed.