Kryesia e PR-së diskutim mbi Ligjin për Urdhërin e Psikologut

IMG-20160613-WA014Kryesia e Partisë Republikane zhvilloi një takim me të rinj e të reja, profesionistë të fushës së Psikologjisë.
Nga Kryesia e Partisë Republikane në këtë takim ishin përfaqësues z. Fatmir Mediu – kryetar i PR, z. Arjan Madhi – Sekretar i Përgjithshëm, z.  Arben Braçe  – N/Kryetar për Marrëdhëniet me Parlamentin si dhe të zgjedhurit apo të emëruarit… në Pushtetin Vendor, znj. Brunilda Laboviti, N/Kryetare për Programin Politik, Marrëdhëniet me Publikun, Org. Partnere si dhe mjetet e Informimit Publik dhe z. Sajmir Shehu – Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Marrëdhëniet me Parlamentin.
Takimi pati formën e një bashkëbisedimi të hapur mbi zhvillimet më të fundit politike e ekonomike në Shqipëri dhe u fokusua në një diskutim aktiv dhe gjithëpërfshirës mbi ligjin për urdhërin e psikologut.
Zoti Mediu në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e aktivizimit në politikë dhe në vendimmarrje të të rinjve dhe të profesionistëve të mirëfilltë
si dhe prezantoi programin, qëllimet dhe objektivat e Fondacionit të Politikës dhe Trashëgimisë Ballkanike.
Pjesëmarrësit, duke shprehur vlerësimin për takimin e organizuar dhe nevojën për më shumë debate të këtij niveli, demonstruan dëshirën dhe aspiratat e tyre për tu angazhuar konkretisht dhe aktivisht në Partinë Republikane  apo aktivitete të organizuara nga ky formacion politik.

Comments are closed.