Kryesia e PR takim në Njësinë 3: Pa Reformë nuk zgjedhje të lira dhe ndershme

img-20161111-wa003Partia Republikane zhvilloi një takim me strukturat dhe elektoratin e Njësisë 3 në Tirane. Në këtë takim ku merrnin pjesë Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PR-së, zoti Makism Begeja, si dhe kryetari i PR-së për Tiranën, zoti Blendi Sulaj, morën pjesë me dhjetra banorë të Njësisë 3, të cilët diskutuan dhe shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me qeverisjen aktuale, premtimet e pambajtura, situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, kriminalitetin në rritje dhe korrupsionin galopant, me të cilëin qytetarët përballen cdo ditë.

Në fjalën e tyre para qytetarëve, drejtuesit e Partisë Republikane theksuan më forcë se tashmë vendi po qeveriset nga një bandë kriminale, e cila si të vetmin objektiv ka pasurimin e saj dhe këtë po e bën në të gjithë mënyrat: me anë të kanabizimit të vendit; duke u grabitur me ligj pronën ……qytetarëve; me anë të korrupsionit që mbush cdo ditë xhepat e pushtetarëve etj.

Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vend, kryetari i PR-së për Tiranën, zoti Blendi Sulaj, u shpreh se me Edi Ramën nuk mund të shkohet në këto zgjedhje pasi ai ka dëshmuar qartë se vetëm zgjedhje të lira nuk do. “Reforma Zgjedhore, është reforma më e rëndësishme që i duhet Shqipërisë, pasi në këtë mënyrë do të arrihet të garantohet vota e lirë e secilit prej jush. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia Republikane i ka shprehur me kohë kërkesat dhe objektivat e saj mbi reformën zgjedhore:

 

-Identifikim, votim dhe numerim elektronik;

-Heqjen e mandateve dhe zëvendësimin e deputetëve që ndërrojnë krahun politik.

-Votimi me lista te hapura që të kemi një Parlament të votuesve dhe jo të drejtuesve të Partive

-Financim i fushatës nga buxheti duke shkurtuar shpenzimet e saj

-Nje rregullim i drejtë dhe proporcional në Media

-Ndryshimet ligjore të nevojshme bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR” theksoi ne fjalën e tij zoti Sulaj.

 

Në përfundim të këtij takimi u lanë edhe detyrat mbi përgatitjet dhe organzimin e strukturave të Partisë Republikanë në njësinë 3 për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme..

Comments are closed.