Kushtetuta

Për një shtet të së drejtës

Partia Republikane Shqipëtare është një parti konservakushtetuta2tore e spektrit të djathtë, që ndan vlerat dhe traditën e Partive Konservatore Evropiane. Partia Republikane është për një shoqëri demokratike me vizion të qartë integrues;

Për shoqërinë e parimeve të qytetëruara, si e drejta e jetës, e lirisë, e pronës, barazisë para ligjit, e mundësive të barabarta, e solidaritetit;

Për një shoqëri ku funksionon ndarja e pushteteve;

Për shoqërinë e shtetit të së drejtës;

Për shoqërinë e përparimit ekonomik dhe frymës së sipërmarrjes;

Për një shoqëri të reformave efektive;

Për një administratë efektive dhe cilësore;

Për një shoqëri me shërbime cilësore publike;

Për një shoqëri civile që respekton individin;

Për një shoqëri të medias së lirë;

Për decentralizimin;

Për barazinë gjinore;

Për një shoqëri që nxit nismën dhe suksesin e të rinjve;

Për një shoqëri të edukuar.

Partia Republikane beson se vendosja e shtetit ligjor është detyra e parë e çdo qeverie! Republikanët besojnë se vetëm krijimi i shtetit të së drejtës mundëson një shoqëri që respekton individin, të drejtat dhe zgjedhjet e tij, pronën dhe jetën, dhe krijon një sistem të cliruar nga korrupsioni dhe krimi, sic i ka hije një demokracie. Ne besojmë se vetëm shteti i sunduar nga ligji promovon në mënyrë të barabartë cdo individ në shoqëri, intelektualin dhe njeriun e thjeshtë, studentin dhe të moshuarin, biznesmenin dhe punonjësin e administratës, çdo burrë e grua, çdo të ri dhe të re, çdo pjesë të Shqipërisë, pavarësisht vendndodhjes gjeografike.

Comments are closed.