Madhi: Rama po tenton pazarin e turpshëm të radhës

madhiiSekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane, zoti Arjan Madhi, në një dalje para mediave, deklaroi në emër të kësaj partie se:Kryeministri Rama duhet domosdoshmërisht të gjejë konsensusin me opozitën.
Kongresmenët amerikanë, Kryetari i Komitetit për Europën dhe Azinë në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Dana Rohrabacher, Zv.Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s,Robert Aderholt  si dhe kongresmeni David Jolly, i kanë kërkuar me një letër të përbashkët, Sekretarit Amerikan Kerry, që të… ndërhyjë tek Qeveria dhe klasa politike për të gjetur konsensus bazuar mbi rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias.
Të gjitha përpjekjet e Ramës për të kontrolluar gjyqësorin politikisht nëpërmjet blerjes së deputetëve në Parlament, janë një akt i turpshëm që jo vetëm nuk ndërton drejtësi të pakorruptuar, por do të çojë në një konflikt politik që cënon të ardhmen e Shqipërisë.

Comments are closed.