Mblidhen degët, Mediu: Prioritet Reforma Zgjedhore

f31f50fd-48ff-4115-aa35-20cf3d60a195Partia Republikane, në kuadër të përgatitjeve për fushatën elektorale, thirri në një takim të nivelit të lartë, të gjithë drejtuesve te qarqeve dhe degëve në rrethe të PR-së.

Kryetari i republikanëve, zoti Fatmir Mediu, në fjalen e tij përpara drejtuesve lokalë, u ndal gjatë duke bërë njëanalizë mbi qeverisjen Rama-Meta, duke e cilësuar si më të keqen dhe më të paaftën ne 25 vitet e fundit.
Korrupsioni I ulur këmbëkryq në të gjitha institucionet shtetërore, ekonomia në rënie pikiatë ….me koncensione abusive dhe investitorë të huaj që largohen cdo dite; shifrat e larta te kriminalitetit që nuk po njeh asnjëpengesë, por përkundrazi, si dhe shpresa e vrarë e shqiptarëve që po tentojnë të braktisin cdo ditë Shqipërinë, ishin disa nga pikat në të cilat u ndal zoti Mediu.

Duke  nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, jo si një shpresë për ëe  ritkhyer të djathtën në pushtet, por si e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqiperinë dhe shqiptarët nga kolapsi, kryetari republikan u shpreh se “duhet patjeter nje qëndrim I unifikuar i së djathtes dhe i opozitës në tërësi, bashke me qytetaret, duke konkretizuar aksionin politik si në Reformën në Drejtësi, ashtu edhe në atëZgjedhore”.

Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi, si hap themelor për rikthimin e shtetit brenda kuadrit ligjor, zoti Mediu nënvizoi se e djathta nuk duhet tëanashkalojë, madje te kete prioritet të saj, Reformën Zgjedhore. “Reforma Zgjedhore dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është detyra kryesore e opozitës.

Në vazhdim të fjalë së tij, kryetari republikan, theksoi se e djathta duhet patjetër të ketë qëllime tëkristalizuara mbi objektivat e Reformës Zgjedhore, si implementimi i listave të hapura, identifikimi, numerimi dhe votimi elektronik, financimi i fushates elektorale nga buxheti i shtetit, cka do të sjellin një garë të ndershme dhe do te zhveshin Kuvendin e Shqipërisë, nga sistemi korruptiv dhe i pazareve me perfaqesuesit e qytetareve.

Comments are closed.