Mblidhet Konventa e Tiranës, 11 njësitë gati për zgjedhjet e 2017

 

Partia Republikane mblodhi Konventën e qytetit të Tiranës, me të 11 njësitë administrative të saj. Mbajtja e kësaj Kovente për Tiranën, ishte ngritja e siparit për punën organizative që është duke u bërë nga Partia Republikane në prag të zgjedhjeve të 2017-ës, cka do të pasohet edhe nga mbajtja e Konventës Kombëtare në një datë të afërt. Në punimet e kësaj konvente, që drejtohej nga Krryesia e Partisë, ishin pjesmarrës me dhjetra të rinj, që anëtarësoheshin ……….……..për herë  të parë në radhët  e Partisë Republikane. Pikërisht ky ishte lajtmotivi i fjalës së kryetarit të PRs-ë për Tiranës, zotit Blendi Sulaj, i cili theksoi se tashmë të rinjtë duheet të bëhen bashkë dhe të ngrenë kokën ndaj padrejtësive që janë duke u bërë si në arsim, si në shëndetësi, si në punësimin e tyre, duke i treguar me gisht më lehtë rrugën e emigraconit.

Në punimet e kësaj Konvente për Kryeqytetin, përshëndeti edhe kryetari i PR-së zoti Fatmir Mediu. Që në fillim të fjalës së tij, ai u shpreh entuziast në lidhje me pjesëmarrjen e gjerë rinore, duke i përgëzuar njëkohësisht strukturat organizative, të 11 njësive, të cilat tashmë janë në funskion të plotë. Ai theksoi se u takon të rinjve që të bëjnë revolucionin. Gjithashtu në fjalën e tij, zoti Mediu u ndal në shqetësimet me të cilat tashmë është duke u përballur cdo shqiptar,  si pasojë e keqqeverisjes nga Rama dhe Meta. “Pasi kanë shkatërruar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, pasi e kanë ngritur korrupsionin në nivele galopante,  pasi kanë bërë pakt më krimin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një plantacion kanabisi, Qeveria Rama Meta, kërkon të manipulojë edhe procesin zgjedhor, duke injoruar Reformën Zgjedhore” u shpreh zoti Mediu. Madje pikërisht për këto aryse u ndëprenë dhe negocitat me BE-në, nënvizioi kryetari i PR-së, Mediu. Në fjalën e tij, zoti Mediu u ndal edhe te “Vetingu”, duke e cilësuar këtë proces si një filtër politik i Ramës, për të kaluar të gjithë gjyqtarët dhe për të futur në xhep drejtësinë.

Në këtë konventë përshëndetën edhe nënkryetarja e PR-së zonja Brunilda Laboviti, kryetari I Forumit Rinor për Tiranën zoti Ennio Shkodra etj. Konventa për qytetin e Tiranës, i mbylli punimet me objektiva të qarta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku synimi kryesor i Partisë Republikane, do të jetë krijimi i një grupi parlamentar dhe të jetë forcë e dytë në koalicionin e djathtë.

Më poshtë mund të gjeni edhe fjalën e plotë të kryetarit të PR-së, zotit Fatmir Mediu:

 

Te nderuar zonja dhe zoterinj

Pyetja e pare qe na shtrohet eshte pse jemi Ne ketu sot?

Kam bindjen, jemi ketu sepse besojme tek vehtja jone dhe mundesite tona per te ndertuar te ardhmen tone, familjeve tona Shqiperise.

Jemi ketu, per ta cliruar shoqerine shqiptare nga nje qeveri dhe kryeminister, qe ka mare peng cdo gje, qeverisjen, Institucionet, ligjet, pronat, jeten dhe te ardhmen tone.

Para disa ditesh u ktheve nga nje konference e rendesishme ne Ëashington, e organizuar nga Heritage Foundation, ku merte pjese dhe ZV/Presidenti I sapozgjedhur Mike Pense.

Ajo qe ata diskutuan ne thelb kishte idene: Se kush eshte forca reale e nje shoqerie;??

Liria e indidvidit dhe ekonomia e lire, apo qeveria dhe kontrolli I saj mbi jeten dhe ekonomine tone.

 

SHBA eshte sot demokracia me e fuqishme ne bote sepse ata mendojne se: Jeta, Liria dhe ndertimi I lumturise jane te drejta te patjetersueshme te dhena nga Krijuesi, nga Zoti dhe jo qeveria dhe cdo qeveri ka vetem nje detyre ti respektoje dhe jo ti cenoje ato

Ne fjalen time theksova se qellimi I Amerikaneve per ta bere Ameriken great Again eshte nje levizje e jashtezakonshme por ka qene nje President Amerikan, Presidenti Regan I cili jo vetem e beri Ameriken great, por dhe boten, dike luftuar dhe cliruar nga kontrolli I komunizmit.

Kam kenaqesine te konfirmoj para jush se miqte tane Republikane jane te gatshem te ndihmojne Partine Republikane dhe opoziten

 Ne jeten time politike kam pasur fatin te punoj nen drejtimin dhe bashkepunoj me nje njeri te mire dhe jashtezakonshem si Sabri Godo. Ne jeten time si politkan te mesoj cdo dite dhe vleresoj, si I djathte nje nga njerzit dhe Presdentet me te famshem te SHBA,  Ronald Regan I cili thoshte:” Ju dhe mua na eshte thene se duhet te zgjedhim ndermjet te majtes dhe te djathtes, por une mendoj se nuk ka nje gje te tille si e majte apo e djathte,. Por ka vetem lart dhe poshte.

Lart endrra e jetes se cdo njeriu-maksimum I lirise individuale e ne perputhje me rregullin- ose poshte nje fole mizash nen totalitarizem”

Eshte e rendesishme ne jete qe sejcili nga Ne te percaktoje se cfare eshte e vertete dhe e drejte.

E vertete eshte se te gjithe kemi lindur te barabarte, por po ashtu eshte mese e vertete se:

Jeten, lirine dhe ndertimin e lumturise nuk mund ta leme peng te asnje qeverie per me keq smund ta leme peng te Rames, Metes, mazhorances se pazareve, sharjeve, fyerjeve, varferise, pasigurise, krimit, droges, kanabisit, injorances dhe hajduterise.

E drejte eshte se Shqiperia eshte nje vend I bekuar qe kerkon qe ne te marim ne dore fatin tone dhe te vendosim me vote te lire se right ga jone Europiane fillon ne Tirane dhe na mundeson mirqenie dhe te drejta si cdo qytetar Europian dhe nuk eshte ceshtje deshirash te politikes, por reformash qe kane ne thelb respektimi e qytetarve, prones dhe ekonomise se lire, ka ne thelb ndertimin e nje shoqerie ku dinjiteti yne qendron mbi cdo politike, politikane dhe shtetare.

Ne duhet te zgjedhim, a do jemi njerez te lire, Zot te jetes sone apo do ti leme jeten dhe lirine tone peng te Rames dhe Metes, apo kujtdo tjeter.

Ne rrugen tone disa zgjedhje jane te lehta, disa te veshtira dhe disa mund te na vendosin ne pozite qe te kemi shume pikepyetje.

Por pyetja qe duhet te shtrojme e pergjigjemi sot eshte se: A do te zgjedhim ne per vete apo te tjeret per ne?

Prandaj jemi ketu duke bere zgjedhjen tone si Republikane, qe besojme ne lirine dhe forcen tone dhe vlerat me te mira te shoqerise shqiptare, te pergjegjshem perballe familjeve tona dhe te ardhmes tone, te gatshem per te luftuar kedo qe na vendoset pengese ne rrugen tone drejt se ardhmes Europiane.

Cfare I mungon ketij vendi qe te shkoje perpara:

I mungon nje qeveri e pergjegjeshme. Qeveria Rama eshte nje qeveri e cila jo vetem nuk I sherben interesave te shqiptareve dhe Shqiperise,  por perkundrazi ajo cdo dite e me teper I ka kthyer ata ne viktima te krimit dhe korrupsionit, varferise dhe pasigurise.

Sot pjesa me dermuese e shqiptareve nuk beson ne qeverine dhe politiken.

Rama nepermjet manipulimit mediatik kerkon te krijoje bindjen te shqiptaret se politika eshte njesoj, se asgje nuk mund te ndryshoje.

Ai kerkon te dekurajoje cdo njeri qe beson se eshte Zot I vehtes dhe mund te ndertoje nje te ardhme me te mire per vehten dhe mbare shoqerine.

Kjo eshte nje politike e zeze dhe e qellimshme e tij sepse sa me larg shqiptaret ti rrine politikes, aq me e pamundur behet ndryshimi I ketij realiteti te papranueshem dhe akoma me teper do vuajne familjet shqiptare.

Si alternative te vetme ai ofron nenshtrimin karshi qeverise dhe krimit, korrupsionit dhe varferise. Njesoj si 45 vite me pare ai kerkon te qeverise, nepermjet varferise, frikes, dhunes shteterore, dhunes se krimit.

Sot qeveria sillet si bande dhe bandat jane ato qe diktojne politikat e qeverise.

Deklaratat e tij se cdo gje po behet per here te pare ne Shqiperi kane si qellim jo vetem te mohojne cdo gje te mire te ketyre 25 viteve demokraci, por njekohesisht kerkon tu imponoje shqiptareve bindjen se vetem ai dhe nje grup njerezish rreth tij mund ta qeverisin vendin.

Ai kerkon qe ne Ne te ulim koken te mos reagojme dhe te mos besojme se vota e lire zgjedhjet e lira dhe te ndershme mund ta ndryshojne kete vend.

Rritja e taksave nga qeveria Rama-Meta,  nuk ka si qellim uljen e varferise, por perkundrazi shkaterrimin dhe neshtrimin e biznesit, duke sjell me shume varferi dhe papunesi.

Qeveritaret dhe klanet rreth tyre po pasurohen ne menyre korruptive, duke shkaterruar konkurrencen dhe  biznesin e ndershem duke ndertuar nje sitem oligarkik, qe kerkon te kontrrolloje ekonomine, median, jeten tone.

Klientela e tij qeverises po privatizon cdo sherbim publik, parate dhe taksat e shqiptareve perdoren per te krijuar monopole politiko-ekonomike,  te gjithe jemi deshmitare se skandalet e kesaj qeverie jane te perditeshme.

Demagogjia e Rames, se po rrisin takasat per tja u mare te pasurve parate dhe per tja dhene te varfereve ka ne thelb nje gjykim klasor.

Numri I te papuneve dhe te varfer e rritet cdo dite.

Ata duan ti perdorin pjesen e varfer te kesaj shoqerie si nje strukure elektorale votash, duke perjetesuar varferine ne mijera familje, duke I bere ato te varura nga shteti dhe duke krijuar nje te ardhme te pasigurte per rinine shqiptare.

Asnje km rruge, asnje investim I huaj, me qindra milion Euro largohen cdo vit nga Shqiperia per shkak te korrupsinit dhe taksave te larta.

Te gjithe jemi deshmitare se po kthehemi mbrapa para viteve 2005 ku mungesa e energjise elektrike ishte e perditeshme, e njejta gje po ndodh edhe sot.

Rama filloj luften kunder gjyqesorit jo per shkak se kerkon drejtesi te pavarur, por perkundrazi per te pasur nje gjyqesor politik, me ane te cilit te liroje banditet e ti beje pjese te politikes e parlamentit dhe te ndeshkoje cdo ze qe del kunder tij.

Vettingu I famshem apo rivleresimi I gjyqatareve e prokuroreve po sabotohet ne menyre te qellimshme nga Rama kunder kushtetutes qe miratuam se bashku. Kjo sepse Rama kerkon qe vettingun ta beje ai. Ai te percaktoje gjyqtaret dhe prokuroret qe do ne sherbim te interesave te tij korruptive e politike.

Rama e ka kthyer parlamentin ne Institucionin pavlefshem.

Ne jemi demokraci parlamentare dhe parlamenti duhet te jete pushteti baze qe te kontrolloje qeverine, ndersa eshte kthyer ne nje mjedis,  qe Rama e ka zaptuar per te sulmuar dhe shantazhuar opoziten, duke mbjell percarjen dhe urrejtje e cila reflektohet per pasoje ne shoqeri.

Per here te pare Shqiperia dhe pse vend anetar I NATOs jo vetem nuk ka rol ne rajon por eshte kthyer ne nje problem, ku interesat shqiptare manipulohen qellimisht ne interes te pushtetit te tij.

Ky kualicion qeveritar,  eshte kualicioni kunder interesave te shqiptareve.

Lenia jashte BE eshte pasoje vetem e kesaj qeverie. Bashkimi Europian nuk hapi negociatat per antaresim sepse ne Shqiperi nuk ka reforma, ka korruspion, krim, kanabis dhe nuk behen zgjedhje te lira, nuk respektohen ligjet dhe kushtetuta, nuk respektohen te drejta e qytetareve.

Por a mjafton vetem te konstatojme kete situate?.?

Pergjigja eshte jo, Ne duhet ta ndryshojme dhe ka vetem nje rruge qe Ne,  Ju te trokasim ne cdo shtepi ne cdo zemer te degjojme me vemendje hallet dhe problemet e njerezve tu japim atyre besim dhe shprese per te nderuar shpresen e madhe te ndryshimit.

Prandaj ne Republikanet kemi hapur deren per te gjithe ju, per te ndertuar rrugen e perbashket te ndryshimit.

Ne duhet te punojme me bindjen” per nje qeveri te popullit, nga populli dhe per popullin” sic ka thene Presidenti Linkoln.

Ne si Republikane duhet te krijojme bindjen se”Jeta, Liria dhe ndertimi I lumturise jane te drejtat tona te patjetersueshme, ato nuk mund te injorohen, apo mohoen nga asnje individ apo qeveri-ato jane te dhena nga Zoti dhe kush I injoron apo mohon duhet te permbyset me forcen tone si njerez te lire.

Se pari kemi nevohe per nje qeverisje kushtetuese. Demokraci parlamentare pa kriminele, ku parlamenti, qeveria dhe egzekutivi jane pushtete te ndara dhe nuk I mbivendioen njeri tjetrit dhe ne themel kane respektimine lirive dhe te drejtave te qytetareve.

Se dyti garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Me kete qeveri nuk ka zgjedhje. Me kete qeveri zgjedhjet do ti kontrrolloje dhe manipuloje krimi dhe korrupsioni dhe jo vota e lire e qytetareve.

Ne duhet tja kthjeme pushtetin qytetareve te lire jo vetem duke I garantuar voten, por mbi te gjitha duke I dhene mundesine qytetareve dhe jo liderve te partive politike te zgjedhin kush do ti perfaesoje ne parlament.

Prandaj nder te tjera kemi propozuar lista te hapura ku krahas partise qytetaret  te zgjedhin deputetet e tyre.

Se treti Reformim I qeverise qe ti sherbeje qytetareve te drejtave te tyre kushtetuese, garantimin e jetes, lirise dhe vecanerisht te prones private.

Prona private duhet ti kthehet te Zotit, mohimi I saj per 25 vite ka shkaterruar bazen ekonomike te vendit tone.

Se katerti nje qeverisje te vogel, ku parate e taksa paguesve mos te kthehen ne shpenzime luksi te qeveritareve, por ne te mira publike, investime dhe punesim, mbeshtetje biznesit dhe punesim

Se pesti taksa te uleta. Zhvillim ekonomik dhe punesim.

Kthimi tek taksa e sheshte me e ulet ne rajon per te mbeshtetur biznesin si burim I mireqenies dhe punesimit, si mundesia e vetme per investime te huaja, ne menyre qe mrekulline qe na ka falur Zoti ta kthejme ne vlere per shqiptaret.

Se gjashti: Ne qe antaresuam Shqiperine ne NATO duhet ti rikthejme vleren reale Shqiperise ne kete aleance, jo vetem per te garntuar sigurine tone dhe kontribuar ne sigurine globale, por dhe per te qene cdo dite te angazhuar per ceshtjen kombetare.

Financimi I mbrojtjes, lufta kumder terrorizmit, qe eshte tashme prezente dhe e rrezikshme ne vendin tone kerkojne angazhim serioz.

Se shtati: plotesimi I gjithe kushteve per integrim Europian duke I kthyer ato ne perfitime per qytetaret tane dhe jo loje politike per te kenaqur Brukselin. Shqiptaret duhet te ndjehen Europiane ne shtepite e tyre.

Se teti:  kthimin ne Shqiperi e te gjitha kapaciteve intelektuale qe jane larguar apo kane studjuar jashte duke I dhene atyre mundesite qe se bashku te drejtojne Shtetin.

Se nenti: nje politike kombetare per te garntuar nje bashkim kombetar ne nje Europe te bashkuar.

Se dhjeti: Ne republikanet do te punojme per nje opozite qytetare te bashkuar me nje vizion tendjathte.

Opozita e bashkuar duhet te shmang pazaret, ajo duhet ti ofrohet si mundesi shqiptarev dhe ne radhe te pare rinise, intelektualev, pronareve, te perndjekurve dhe partive te djathta.

Ne sot kemi nje pergjegjesi historike perballe familjeve tona, vendit dhe kombit tone.

Ne kemi nevoje per me te miret, per gjeneraten e Re per drejtuar qeverine dhe biznesin, shkencen dhe artin, gazetarine dhe boten akademike.

Keto qellime na bejne ne te ndershem, na ben partine e njerezve te mire. Cdo pune e jona duhet bazohet ne qellime morale te larta. Ne nuk mund te zgjedhim ndermjet te berit mire dhe perfitimit. Ajo do te ishte nje zgjedhje fallse dhe e perkoheshme sidomos sot.

Ne duhet te bejme cdo gje mire dhe drejte atehere dhe vetem atehere ne do te na mbeshtesin njerezit dhe do ndertojme te ardhmen tone.

E di qe ka shume skeptik dhe mosbesues edhe ne kete salle dhe jo pa te drejte.

Por une nuk po ju kerkoj te bashkoheni thjeshte me PR, por me njeri-tjetrin per te ndryshuar PR te djathten dhe vendin tone.

Progresi eshte I mundshem nese ju vendosni te merni ne dore fatin tuaj.

Gjithmone do te ndesheni me cinik dhe kritizer qe duan tju zene rrugen, do tju shohin me dyshim dhe shperfillje.

Ajo qe e shkaterron nje shoqeri eshte pasiviteti I atyre qe rrine ne ane te rruges dhe pse mund te kene qellime te mira, por qe nuk kontribojne per asgje.

Martin Luter King thoshte se: Ne nuk  duhet te ndjehemi keq nga fjalet e urryera te njerezve te keqinj, por per heshtjen e tmershme te njerezve te mire.

Nuk eshte heshtja apo soditja e fatit,  qe nderton jeten tuaj.

Shqiperia ka nevoje per ju sot ne fushebetejen e politkes, sepse ka nevoje per ndershmeri, zgjidhje dhe padrejtesite duhet te marin fund..

Partia Republikane, Shqiperia ka nevoje per ju dhe energjine tuaj, pasionin tuaj, padurimin tuaj per progres.

Mos u tkurrni nga rreziqet, injoroni ciniket dhe shperfillesit.

Historia rralle therret vetem nje person, por mendoni dhe mos harroni se cafre ndodh kur historia ju jep nje shans.

 Secili nga ju mund te jete nje njeri qe eshte zgjedhur per te bere historine e tij, familjes, vendit dhe kombit.

 Prandaj jam I lumtur tek shikoj punen qe ka bere Blendi, deshiren e Endit, Valteri, Anxhela, Bruna Aleksandri dhe tek degjova sot dje kurajon me te cilen I pergjigjej Enio dje provokimeve te gazetarit.

 Prandaj qendroni bashke per me te miren, pa perbuzur askend, me dashuri per njeri tjetrin dhe vendin tuaj.

 Zoti ju bekofte ju. Zoti e bekofte Shqiperine

Comments are closed.