“Me parate e droges, qeveria do te bleje edhe zgjedhjet e 2017-ës”

img_20161008_130424_editKryetari i Partisë Republikane, degaTiranë, zoti Blendi Sulaj, në një deklaratë për shtyp, reagoi menjëherë pas daljes së raportit për kultivimin e drogës në mbarë vendin. Duke shprehur njëherazi edhe qëndrimin e kryesisë së PR-së, si dhe shqetësimin që vjen nga baza, për përhapjen në mënyrë drastike në çdo cep tw Shqipërisë të këtij fenonomeni, zoti Sulaj, theksoi se zhytja e vendit në llumin e drogës dhe braktisja e tij te kartelet e drogës,…… kanë vetëm një qëllimin: largimin e shqiptarëve të ndershëm nga vendi i tyre.
Më poshtë deklarata e plotë e zotit Sulaj:

Ministria e Brendshme u përpoq dje t’i hidhte hi syve popullit shqiptar lidhur me situatën e paprecedent që është krijuar në Shqipëri për kultivimin e kanabisit. Por nuk ka asnjë lloj raporti të porositur që t’i hedhë hi syve shqiptareve tashmë dhe t’i bëjë të besojnë që e zeza qe shohin nuk qenka e zezë, por qenka e bardhë.

Ne fakt të gjithë në Shqipëri e dinë tashmë se vendi është mbushur me kanabis dhe se ky shpërthim i kultivimit të tij nuk bëhet dot pa mbështetje nga lart.
Të gjithë tashmë në Shqipëri e dinë se kultivuesit kanë bekimin e strukturave të rendit.
Të gjithë tashmë në Shqipëri e dinë se edhe parcelat që korren nga policet e ndershëm, nuk digjen por merren nga kultivuesit për t’u tharë.
Të gjithe në Shqiperi e dinë se kjo para e madhe droge u përdor dhe do te përdoret nga ky pushtet për blerje votash, sic edhe tashmë ka ndodhur.

Partia Republikane është e bindur se kjo gjendje skandaloze e kultivimit të kanabisit, përfaqëson një rrezik ekstrem për demokracinë tonë të brishtë. Me këtë situatë kultivimi kanabisi, ky pushtet i ka të sigurta që i blen edhe votat e zgjedhjeve te 2017-es. Edi rama dhe oligarkët e tij, po i shtyjnë qëllimisht shqiptarët të ikin të nëpërkëmbur nga ky vend, që po zhytet që tani në neodiktaturë. Partia Republikane u bën thirrje shqiptarëve që të mos intimidohen nga droga dhe drogmenët nga vendi por të bashkohen rreth opozitës së djathtë për të shporrur sa më shpejt dhe përfundimisht kete kastë bllokmenesh kultivues të drogës.

Comments are closed.