Mediu 3 takime në Kamzë, në mbështetje të Hoxhës dhe Premcit

Kryetari i Partise Republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi tre takime elektorale në bashkinë e Kamzës. I shoqëruar edhe nga dy kandidatët në listën e Partisë Demokratike, zoti Flamur Hoxha dhe Ahmet Premci, kryetari i Partisë Republikane u bëri thirrje banorëve që të votojnë nr.6 Partinë Demokratike, pasi vetëm kështu mund të shkëputen nga qeveria që i ka nëpërkëmbur për 4 vite dhe nuk I kanë dhënë asnjëherë llogari, dhe vetëm ka kërkuar …..….t’I mbajë peng të ardhmen e tyre nëpërmjet dhunës dhe varfërisë.

Një tjetër takim që u zhvillua sërish në një prej lagjeve të Kamzës, zoti Mediu duke shpalosur programin “Republikës së Re” u shpreh se Partia Demokratike ka prioritet shtresat në nevojë, të cilat do t’i ndihmojë në pagesat e energjisë elektrike, si dhe në rritjen e pensioneve.

Takimi I tretë që zoti Mediu zhvilloi sërish bashkë me dy kandidatët për deputet të PD-së, zoti Flamur Hoxha dhe Ahmet Premci, ishte me përfaqësues të biznesit, ku sipas zotit Mediu futja e taksës së sheshtë dhe ulja e TVSH-së nga 20 në 15 përqind, do t’i japë frymëmarrje ekonomisë.

Comments are closed.