Mediu dhe kongresmenë amerikanë sjellin Mëngjesin e Lutjeve në Shqipëri

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu në një inisiativë të përbashkët me disa përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan, organizuan një Mëngjes Lutjesh në Shqipëri. Ky organizim, 15th SEE Gathering, solli në Shqipëri me dhjetëra politikanë të lartë të rajonit, kryeministra, kryetarë parlamentesh, ish-presidentë, si dhe përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare, si presidenti Meta, kryetari i Kuvendit Ruçi, ish-kryeministri Berisha, ish-kryetari i Kuvendit Dokle, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafa etj. Qëllimi i këtij takimi …….……ishte ringjallja e virtyteve njerëzore, të cilat duhet të kalojnë edhe nëpërpmjet politikës, sic janë dashuria dhe respekti për njerëzit që kemi në krah.

Në vazhdim të këtij aktiviteti, pati një diskutim të dytë, mbi sfidat e përbashkëta rajonale, si dhe qasjet e politikës shqiptare në rrugëtimin drejt familjes evropiane, ku pati diskutime nga zoti Mediu, zoti Arben Malaj, një videomesazh nga kryeministri Rama, një tjetër nga kryeministri Haradinaj, si dhe personalitete të tjera të rajonit.

Një tjetër hapësirë, në kuadrin e aktiviteteve për Mëngjesin e Lutejeve, ishte edhe Forumi për Sigurinë “Countering Violent Extremism”, ku merrnin pjesë zoti Mediu, zoti Namik Dokle, zoti Damia Gjiknuri, zonja Elona Gjebrea, zonja Albana Vokshi, zoti Sander Lleshi, zoti Besnik Mustafa, zoti Arben Cejku, zoti Kadri Veseli, e shume personalitet te tjera nga SHBA dhe rajoni. Diskutimet në këtë forum u përqendruan me përpjekjet në luftën ndaj terrorizmit, pasojat dhe rreziku i përshkallëzimit të kësaj dukurie, e cila tashmë ka krijuar mjaft kompleksitet për shkak edhe të valës së lartë së emigracionit nga vendet e Lindjes.

Ky aktivitet pati edhe mbështetjen e veçantë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë zotit Gramoz Ruci, i cili shtroi edhe një darkë në Pallatin e Brigadave për nder të të ftuarve dhe pjesëmarrësve në Mëngjesin e Lutjeve. Po në kuadër të këtyrë aktiviteteve, ishte edhe një takim rinor, si dhe një darkë e shtruar në nder të pjesmarrësve nga President i Shqipërisë, zoti Ilir Meta.

Comments are closed.