Mediu e Sulaj në Kombinat: Ne sjellim votën e lirë dhe ekonominë e fortë

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, zhvilloi një takim elektoral në zonën e Kombinatit në Tiranë. I shoqëruar edhe nga kryetari i PR për Tiranën,  zoti Blendi Sulaj, gjithashtu kandidat në listën opozitare për Kryeqytetin, u pritën mjaft ngrohtë nga banorët e kësaj njësie. Në fjalën e tij zoti Sulaj, u shpreh se ndryshimi duhet të vijë nëpërmjet të rinjve, të cilët do ta gjejnë veten të përshfirë dhe …….……..të përkrahur në politikat e “Republikës së Re”, nëpërmjet një arsimimi cilësor dhe mundësive për punësim.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PR, zoti Mediu, u ndal gjatë në premtimet e pambajtuara dhe dështimet e qeverisjes Rama, cka detyruan të largoheshin nga Shqipëria 100 mijë shqiptarë, ndërkohë që me mijëra të  tjerë kanë aplikuar për emigracion. Gënjeshtrat për vende pune dhe shëndetësi falas, dhuna ndaj të pamundurve dhe përkrahja e bandave dhe të fortëve në këmbim të votave dhe pazareve, e kanë shoqëruar në cdo hap qeverisjen në “Republikën e Vjetër” theksoi zoti Mediu, e cila e shkërmoqi imazhin e Shqipërisë në botë nëpërmjet kanabizimit të të gjithë territorit.

Ekonomia e fortë me taksa të ulëta është prioriteti kryesor I “Republikës së Re”, theksoi në fjalën e tij zoti Mediu, një sistem i cili do të ndërtohet tërësisht mbi votën e lirë të qytetarëve dhe përkrahjen e të gjitha shtresave në nevojë, duke I bërë që të gjithë pjesë të rrugëtimit tonë politik”.

Në fund të fjalës së ij, zoti Mediu u kujtoi edhe një herë përkrahësve republikanë në Kombinat, se të gjitha votat duhet të shkojnë për Partinë Demokratike, si mundësia e vetme për të maksimalizuar aksionin e opozitës së bashkuar nën siglën e PD.

 

 

Comments are closed.