Mediu: Konfederata e djathte domosdoshmeri per te larguar kete pushtet te korruptuar

Ne date 10 Janar Partia Republikane u be 25 vjet. Mosha e saj politike eshte e njejte me moshen e pluralizmit shqiptar.
Jam krenar te them se qe nga themelimi dhe deri me sot, kemi punuar me ndershmeri dhe perkushtim, si partia e njerezve te mire, per te bere me te miren per vendin dhe kombin tone.

Në këtë 25 vjetor, Ne vijme te gjithe se bashku si Republikane,

si pjese e rendesishme e politikes nder vite, duke pranuar dhe respektuar njeri-tjetrin dhe duke ruajtur vlerat me te mira te shoqerise sone.

Ne lindem dhe u percaktuam ne qendrimin dhe veprimin tone si nje force e djathte anti-komuniste qe ne fillimet tona, ne bashkepunim me Partine Demokratike, duke dhene nje kontribut te spikatur ne aktivitetin politik, parlamentar dhe qeverises te vendit.

Lindem si antikomunist, u formuam si Parti e lirise dhe vazhdojme me bindjen tone se Jeta, Liria dhe ndertimi i Lumturise jane te lidhura pazgjidhshmerisht me njera- tjetren dhe respektimi i tyre percakton qarte rrugen tone perpara, apo kthimin mbrapa.

Te gjithe Ne, duhet te shprehim mirenjohjen tone te thelle per ata qe themeluan PR, ne menyre te veçante, per ish kryetarin e saj, liderin e PR-se, njeriun e mençur, intelektualin dhe patriotin, shkrimtarin dhe vizionarin Z. Sabri Godo.

Ata i dhane Partise Republikane sensin kombetar dhe orientimin drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s, duke ruajtur vlerat dhe traditat me te mira Kombetare.

Emblema jonë me nje krah shqiponje, ishte dhe mbetet nje thirrje dhe pergjegjesi per t`ju perkushtuar interesit kombetar, per te mundesuar qe shqiptaret te jene te bashkuar ne Europen e Bashkuar.

As e ardhmja demokratike e Shqiperise dhe as interesat e shqiptareve nuk mund te gjejne zgjidhje, apo meshirohen, me mire se sa ne Europen e Bashkuar.

Ne kemi pasur privilegjin qe ne krye te PR ne fillimet e saj dhe per shume vite, ka qene nje njeri i madh si Sabri Godo, njeriun qe mbi cdo interes politik vinte interesin kombetar, njeriun qe bashkonte politiken ne qellime te medha, njeriun qe frymezoi dhe krijoi nje profil te qarte politik per PR-ne si Parti e lirise, Parti e te drejtave, te cilat njerezve ja ka dhene Zoti dhe çdo politike apo qeveri eshte e detyruar t`i respektoje.

Liria, Jeta dhe Ndertimi i lumturise jane padyshim rruga qe garanton forcen tone si individe dhe percakton qarte rolin tone ne shoqeri dhe na tregon se kush eshte forca jone dhe c`eshte qeverisja dhe kush jane limitet e saj.

Se bashku me z Godo dhe z Berisha qe ne fillimet e 1991, kemi hapur rrugen e bashkepunimit ne momentet tona te veshtira opozitare dhe qeverisje. Asnjehere nuk kemi ndare pushtetin, duke i konceptuar si oaze te perfitimit financiar dhe politik, por ndershmerisht kemi ndare pergjegjesite bashkeqeverisese, ne sherbim te vendit.

Eshte ky kuptim dhe kjo marredhenie, e cila edhe sot na ben me te pergjegjshem dhe te vendosur, per te vazhduar se bashku me PD dhe z.Basha, rrugen per te ndertuar shtetin qe duan shqiptaret, per te ndertuar dhe garantuar Shqiperine Europiane.

Sot mbas 25 vitesh perulemi me respekt perballe atyre qe ndertuan e drejtuan PR-ne dhe nuk jane mes nesh.
Krah z Godo kujtojme me respekt;

Hysen Çobanin,
Vangjush Gambeten,
Alfred Karamucen,
Gjok Becin
e shume intelektuale te tjere.

Duke qenë pjesë thelbësore e së djathtës shqiptare, Ne, në themel të politikës sonë, kemi vendosur lirine dhe te drejtat e njeriut.

Nje nga problemet me te medha ka qene dhe mbetet prona private, guri i themelit te ekonomise se tregut, e cila garanton zhvillimin ekonomik te qendrueshem te vendit.

Te perndjekurit politik kane qene dhe duhet te jene shtylla kurrizore e se djathtes, si force vendimmarrese dhe konkuruese e te djathtes.

Biznesi eshte forca zhvilluese e ekonomise, punesimit dhe mireqenies dhe jo meshira e Shtetit.
Mbeshtetja e tij eshte rruga e vetme per te ndertuar te arshmen dhe te dalim nga kolapsi dhe kontrolli, dhuna dhe korrupsioni i qeverisjes se majte.

Pa biznes te fuqishem ne do kthehemi ne nje shoqeri e lemoshes qeveritare, duke lene peng jeten dhe te ardhmen tone ne dore te qeverise.

Rinia ka qene forca qe beri revolucionin e permbysjes se regjimit komunist dhe sot duhet te beje revolucionin per te ndertuar shtetin e se drejtes.
Rinia ka forcen intelektuale, inovative por dhe konkuruese.

Partia Republikane eshte nje parti parlamentare e cila ka qene e perfaqesuar me njerez intelektuale dhe te ndershem.

Gjej rastin te falenderoj per kontributin e tyre gjithe deputetet e PR-se duke filluar nga deputeti i pare z. Mehmet Celiku.

Kemi qene ne qeveri qe ne fillimet e demokracise, ne qeverine e Pajtimit Kombetar e keshtu me radhe, gjej rastin t`i falenderoj te gjithe per kontributin e tyre te shquar.

Ministrat:

Fatos Bitincka
Teodor Kareco
Anila Godo
Arjan Madhi
Arben Babameto
Alfred Karamuca
Kastriot Shtylla
Vasillaq Spaho

Ne kemi qene dhe mbetemi parti me thelb te forte kombetar. Antaresimi i Shqiperise ne BE dhe NATO ka qene frymezimi dhe veprimi yne politik.

Pas shpalljes se Pavarsise, fitorja me e madhe eshte antaresimi i Shqiperise ne NATO, anetare e Alences me te forte Demokratike politike dhe sigurise, ku ne kemi forcen dhe mundesine qe t`i sherbejme vehtes por sidomos interesit tone kombetar.

Ne jemi krenare qe kemi qene kontributore drejtperdrejte ne anetaresimin ne NATO me reformat ne fushen e Mbrojtjes dhe atyre Institucionale, kur shume pak edhe mes nesh besonin qe kjo do ishte e mundur.

Ne çdo kohe ne mazhorance apo opozite, ne qeveri apo jashte saj, jemi perpjekur te jemi te vertete dhe te pergjegjshem.

QEVERIA

Sot mbas 25 vjetesh Shqiperia eshte ne nje udhekryq politik, ekonomik dhe social, per shkak te keqqeverisjes Rama – Meta ne keto 3 vite te qeverisjes se tyre.

Me pak fjale do ta perkufizoja si 3 vjet varferi, konflikt, pasiguri, korrupsion, dhune mbi qytetaret, bizneset dhe pronen private.
Stopim te procesit te Integrimit te Shqiperise ne BE

Sot kemi nje qeveri qe mohon punen e bere ne keto 25 vjet pluralizem nga shqiptaret, mohon çdo arritje te shoqerise shqiptare.

Kemi nje qeveri qe ka mohuar interesat dhe vlerat e vete socialisteve, bindjeve te tyre politike dhe kontributit te tyre ne keto 25 vjet. Ajo çka e mban ne kembe kete qeveri eshte pazari i perjavshem ne vilen 30.

Shqiperia ka nje problem ne rrugen e zhvillimit te saj ekonomik, ajo eshte qeveria dhe vetem qeveria.

Si asnjehere tjeter, qeveria ka nje kontroll te plote dhe kriminal mbi median. Nuk ka me hapesire debati politik. Kontrolli mbi median eshte i frikshem. Ai synon qe pushteti te kontrolloje gjithçka, duke e vendosur shoqerine dhe politiken ne vendime te paracaktuara.

Reforma ne Drejtesi eshte e domosdoshme. Partia Republikane eshte pjese e komisionit Ad-Hoc si dhe e grupit te eksperteve.

Per sa kohe kemi pranuar Komisionin e Venecias si institucionin me te specializuar ne kete fushe, atehere ne duhet te zbatojme pike per pike rekomandimet e tij.

Konsensusi ne Reformen ne Drejtesi duhet te kaloje dhe realizohet vetem duke respektuar rekomandimet e Komisionit te Venecias.

OPOZITA

Pikerisht nga kjo situate kemi nje revolte te pergjithshme popullore, e cila u shpreh qarte ne mitingun e organizuar nga PD dhe opozita ne dt 8 dhjetor.

Kthimi i kesaj proteste ne nje force te madhe pozitive ndryshimi, eshte detyre e opozites, jo thjesht se shqiptaret nuk pranojne nje qeverisje te korruptuar dhe te inkriminuar, por se mbi te gjitha ata duan nje shtet, shtet te se drejtes, qe t`u jape mudesite, qe Jeten dhe Lirine e tyre ta vendosin ne sherbim te lumturise se tyre familjare dhe kombetare.

Kjo rruge politike do t`i sherbente opozites qe fitoren e saj t`a ktheje ne fitore te shqiptareve, ku fati i saj politik nuk vendoset nga fati i koalicionit qeverises, se si shkon Rama dhe Meta, fati i opozites nuk varet nga pazarxhinjte kudoqofshin ata, por varet nga bindja dhe bashkepunimi i ndershem me shqiptaret, perndryshe Ne, mund te kemi triumfe te perkoheshme, por humbje te dhimbshme te se djathtes dhe shqiptareve.

Eksperienca jone opozitare ne te kaluaren duhet te na sherbeje si mundesi per te kuptuar se, sa me shume ta shtrijme bashkepunimin, sa me perfshires dhe joparagjykues te jete ai, aq me te sukseshem jemi.

Ndertimi i nje Konfederate me rregulla te percaktuara perfaqesimi dhe vendimarrje per gjithe te djathten, eshte e domosdoshme.
Pa dashur t`i jap nje forme perfundimtare, mendoj se ndertimi i nje Konfederate ku te perfshihen gjithe partite e djathta, te perndjekurit politik, pronaret, biznesi dhe rinia, do t`i jepte nje qasje shume me aktive dhe pozitive te djathtes.

Reforma Zgjedhore eshte nje çeshtje shume e rendesishme.
Ne, se bashku me PD, duhet te krijojme nje grup pune te perbashket per te analizuar Kodin Zgjedhor dhe te luftojme;

1- Te garantojme zgjedhje te lira dhe te ndershme

2- Perfaqesimin e partive ne Parlament, bazuar mbi voten e
qytetareve

3- Mundesimin e zgjedhjes se deputeteve nga votuesit nepermjet konkurimit dhe jo emerimit nga drejtuesit politik.

4- Financimit te partive politike dhe fushatave elektorale te  cilat jane akt i mirefillte korruptimi politik dhe qeveritar.

Historia ka treguar se kur kemi punuar se bashku per Kodin Zgjedhor, kemi garantuar zgjedhjet e lira dhe fitoren e tyre.

Kjo reforme eshte jetike per te ndertuar nje Parlament perfaqesues te interesave te shqiptareve dhe jo klaneve kriminale, korruptive dhe politike.

Te nderuar republikane dhe te ftuar!

Duke ju falenderuar per pjesmarrjen, me lejoni ta mbyll fjalen time me bindjen se, si parti dhe shoqeri kemi vetem nje mundesi per te ndertuar te ardhmen tone Europiane, lufte pa kompromis me te keqen dhe bashkimin e shqiptareve te djathte dhe te majte ne qellimet me te mira.

Comments are closed.