Mediu: Ky parlament 25 vjet paligjshmeri me pronen

largea_parlamenti-620x4131436164656Fjala e kryetarit te Partise Republikane, zotit Fatmir Mediu , mbajtur ne Kuvendin e Shqiperise, ne seancen e 26 majit 2016:

Të nderuar  kolegë deputetë!

U bënë 25 vite që ky Parlament mbështet të paligjshmen, e njëjta histori e turpshme.

  1. Miratuat ligjin 7501 dhe atë të fermave bujqësore në kundërshtim të plotë me të drejtën e pronës…

2. Ja u morët tokën  pronarëve që kanë qenë 87% e shqiptarëve dhe e shpërndanë për  frymë sipas parimit Leninist, …. toka I takon atij që e punon  dhe pronarët  i  trajtuat  prapë si kulak dhe të persekutu

  1. Komisionet e shpërndarjes së tokave në shumë raste në mënyrë të paligjshme dhe korruptive, shpërndanë tokë edhe në kundërshtim me këto ligje antikushtetuese dhe antikombëtare.

Edhe në këtë rast nuk pyetën për ligjin, por legalizuat vjedhjen, doni t`ja u jepni pa ligj. Tani doni të zgjasni afatet, doni t`ja jepni me zor, ndërsa PRONARET nuk marrin gjë.

 

  1. Keni marrë dhe një iniciativë t`ja hiqni pronën atyre që e kanë marrë në kufijtë e vjetër, siç është rasti i Himarës dhe Dhërmiut.

 

  1. Keni vendosur me zor të ligjshmit t`i bëni të paligjshëm dhe të paligjshmit të ligjshëm. Akoma më keq me Fermat Bujqësore.

Ligji më skandaloz.

Në fillim këto toka që ishin tokat afër qyteteve, u dhanë në përdorim (sot zhvillimi urban e industrial) rreth 120 mijë ha.

 

Kush i mori:

  • Drejtorët e Fermavë që jetonin në qytet

 

  • Specialistët e Fermave dhe Instituteve që jetonin në qytet (sot e dje deputet, ministra, drejtorë)
  • Shoferët dhe Administratat që punonin në qytet.

Më tej jua dhatë në PRONESI dhe sot doni t`i legalizoni me ligj.

Sipas këtij parimi:

Çdo mjek duhet të merrte ç`i takonte

Çdo naftëtari  – një pus nafte

Çdo veterineri – lopa apo viçi

 

Kjo është e turpshme.

  • Kryeministri tha se kemi bërë një ligj për pronat pragmatiste.

PO E DREJTA KU ËSHTË?

Për mua është një ligj ANTIEUROPOAN – ANTIKUSHTETUES – ANTIKOMBETAR

 

  • Kërkon të varrosë përfundimisht të drejtën e pronës

 

  • Kërkon të vendosë SHTET dhe PUSHTETIN mbi të DREJTAT E QYTETAREVE

 

 

  • Nëse doni prona fizike që t`ja ktheni pronarëve, minimalisht hiqjani atyre që nuk kanë zbatuar ligjin famëkeq 7501 dhe jo ti zgjasni afatet.

 

  • Hiqjani atyre Drejtorëve, Shoferëve, Deputetëve që s`kanë asnjë lidhje me FERMAT BUJQESORE, dhe kështu mund të përfitohen rreth 40 mijë ha për t`ja kthyer pronarëve dhe të cilët kostoja financiare që e paguajnë shqiptarët.

 

PRONAREVE i thoni ka mbaruar afati për aplikim DHE NUK prisni përgjigjen e GJYKATES KUSHTETUESE.

 

  • Jemi i vetmi vend ku prona është bërë pengesë për investime

 

  • Jemi i vetmi vend ku hajdutëria ligjërohet dhe e Drejta përbuzet dhe deligjitimohet.

 

 

  • Jemi i vetmi vend që ka 8 mijë viktima dhe vazhdon, për konflikte pronësie.

 

  • Jemi i vetmi vend ku kryeministri u bën thirrje biznesmenëve të rrethojnë Gjykatat për padrejtësitë që u ka bërë qeveria.

 

  • Jemi i vetmi vend që Bashkia rrethon Gjykatën, Policia nuk pranon Prokurorinë dhe Shteti nuk pyet për Gjykatën Kushtetuese

 

  • Jemi i vetmi vend ku me KRENARI deklarohet se HAJDUTET janë me ne, ligjërohen e drejtojnë dhe;

Qytetarët janë nën këmbët e Shtetit dhe Pushtetit, injorohen dhe shkatërrohen.

 

Kjo është një histori nga më të turpshmet e këtij shteti që nuk mund të vazhdojë me ligje të tilla

 

KETO KANE VETEM NJE PRODUKT:

PADREJTESI + VARFERI = PUSHTET ABSOLUT = KORRUPSION ABSOLUT

 

Comments are closed.