Mediu në Athinë: Votimi elektronik, i domosdoshëm edhe për ju

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu mblodhi në një takim në Athinë anëtarët e degës së PR në kryeqytetin helen.
Në një takim të ngrohtë dhe miqësor, ku pati edhe mjaft diskutime me të pranishmit, zoti Mediu bëri një pasqyrë të gjendjes të rëndë, ku është zhytur sot Shqipëria, si pasojë e keqqeverisjes Rama-Meta. Në fjalën e tij zoti Mediu u shpreh se qeveria tashmë ka degraduar në cdo aspket të saj, duke e cuar vendin drejt korrupsionit, …..…krimit dhe kanabisit, ndërkohë që qytetarët sa vijnë e varfërohen cdo ditë e më shumë. “Cdo njeri ka të drejtë të ndërtojë dhe të punojë për lumturinë e tij, – u shpreh zoti Mediu, – por ne nuk mund t’i lemë peng ato në dorë të Ramës dhe Metës, të cilët tashmë kanë futur duart në xhepat e qytetarëv e shqiptarë, duke favorizuar bandat dhe kriminelët, me qëllimin e vetëm për të kapur shtetin, drejtësinë, zgjedhjet e ardshme”.

Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme, kryetari Mediu u shpreh se Partia Republikane ka kërkuar prej kohësh një Reformë Zgjedhore, për të garantuar proces të drejtë dhe transparent, për të kthyer pushtetin ne duart e qytetarëve me anë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Kemi kërkuar votim elektronik në radhë të parë që të mund të votoni edhe ju në mënyrë të rregullt. Kemi kërkuar votim elektronik, në mënyrë që qytetarëve të mos u merren më kartat e identitetit, të mos u bllokohet rruga përfaqësuesve të BE dhe SHBA, sic ndodhi për zgjedhjet lokale, të mos trafikohet vota. Gjithashtu kemi kërkuar edhe votim me lista të hapura, në mënyrë që të jenë qytetarët ata që mund të zgjedhin se për kë duan të votojnë dhe të mos jenë kryetarët  e partive që të përcaktojnë se kush do përfaqësojë qytetarët. Kemi kërkuar edhe transparencë në financimin e fushatave, pasi në Shqipëri po bëhen fushata më luksoze se në Amerikë” u shpreh ndër të tjera kryetari i PR-së, zoti Mediu.

Gjatë fjalës së tij, zoti Mediu u ndal edhe ne qeverisjen e shkuar të së djathtës, duke e vlerësuar si një moment historik liberalizimin e vizave, që ishte një fitore e paimagjinueshme për shqiptarët jashtë dhe brenda kufijve, cka u mundësoi të takoheshin me të dashurit e tyre. “Megjithatë, gjatë 8 viteve që ne qeverisëm, duhet të kishin bërë më shumë për të mbajtur më të gjallë marrëdhënien me emigrantët” u shpreh kryetari i PR-së.

Comments are closed.