Mediu në Kuvend: Rama e braktisi Arsimin e Lartë

Kryetari Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu mbajti një fjalë ne seancën e radhës, të enjten më 15 shkurt 2018, ku u ndal në problemet e Arsimit të Lartë, si dhe situatën e rënduar të pedagogëve që nuk janë duke u paguar. Duke e konsideruar si një tallje sjelljen e kryeministrit me pedagogët, Mediu cilësoi se Rama vetëm sa bën xhonglerin, duke e kaluar fajin sa andej këndej, ndërkohë që Arsimi I Lartë Publik, po degradon ditës. Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PR: Pasojat e Ligjit të Arsimit të Lartë po duken sot shumë qartë: lënie e universiteteve publike në harresë, braktisje. Pedagogët e shqetësuar nga kjo situatë …………..e pa precedent, të organizuar rreth Forumit për Liri Akademike, mblidhen dhe zgjedhin përfaqësi prej 15 vetësh, dhe kërkojnë negocim me Qeverinë.

Çfarë bën Kryeministri?

Mbledh Senatin e Universitetit dhe bën show, bën xhonglerin me problemet. Problemet I hedh tek Universiteti.

Nuk ka guximin të takohet e debatojë me pedagogët e thjeshtë që do të jenë të detyruar të shkojnë drejt grevës.

Kryeministri është i shqetësuar për lëvizjen e tyre, sepse e kupton rëndësinë e saj, dhe mundohet ta anashkalojë,  ta defaktorizojë.Tipike e tij. Por nuk mbulohet dielli me shoshë. Universitetet publike po degradojnë si pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ja dyfakte se çfarë gjoja “autonomie” u ka dhënë Ligji universiteteve publike.

  1. Kryeministridje e pranoi me gjysëm zëri atë që pedagogët e thanë me guxim: pranoi që Qeveria nuk ua paguan 12 muajt e pagave, por vetëm 9. Ndërkohë që Ligji e detyron të paguajë pagat. Unë e di që kjo është një situate në njëfarë mase e filluar edhe nga qeverisja jonë, por halli është se ky Kryeministërua ka hequr Universiteteve të drejtën e financimit nga burime të tjera. Psh, që prej 5 vjetësh nuk u jep më kuota doktoraturash, por ua jep vetëm privatëve.

Pra, KM nuk u paguan pagat, dhe u thotë “keni autonomi financiare”. Pra kanë autonomi për të falimentuar.

 

 

  1. Kryeministri dje tha “harrojeni që ne të merremi më me pagat e pedagogëve, nuk I rrisim më, dhe po deshët rritini vetë”. Pra “Universitetin publik” dje e shpalli “privat”. A mund të ketë Kryeministër në botë që të heqë dorë në këtë mënyrë nga Universiteti Publik??!! KM e privatizoi, e bëri PPP edhe Universitetin. U thotë “s’ka rritje pagash, rritini vetë”. Ndërkohë që pagat e tyre janë sa 40-50% e pagave të kolegëve të tyre në Kosovë, pa  folur për Maqedoni apo Serbi. Dhe ndërkohë që pagat e tyre nuk rriten në mënyrë të qenësishme që prej vitit 2004. Nga do I rrisin pagat Universitetet??!! KM s’ujep as këto paga të ulëta që kanë, u jepvetëm 9. Atëherë Universitetet do të detyrohen të rrisin tarifat e studimeve të studentëve të Shqipërisë. Kur studentët të ankohen, KM do u thotë “kërkojeni tek Universitetet, sepse ne u kemi dhënë autonomi”.

 

 

Kjo është autonomia universitare ashtu si e kupton Kryeministri: degradim, pamundësi financimi, varfërim të studentëve, pamundësim për studim, mungesë e investimeve, mungesë e kërkimit shkencor.

 

Zoti Kryeministër, plotësoni kërkesat e pedagogëve dhe kthejin I Universitetit publik dinjitetin që ia keni nëpërkëmbur me Ligjin që keni aprovuar dhe me aktet nënligjore që ende s’I keni nxjerrë edhe pse kanë kaluar 27 muaj nga 9 muaj që ju detyron ai Ligj.

Comments are closed.