Mediu në SHBA: Jemi pro një Reforme në Drejtësi sipas Venecias

13537698_983482458436517_3659773308821945327_nGjatë vizitës së tij në Washington, kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi takime me personalitete të politikës dhe mendimit politik Amerikan.
Me ftesë të Presidentit të Heritage Foundation, Ish-Senatorit Jim DeMint, zoti Mediu mori pjesë në një takim në të cilin u diskutua për ndërtimin dhe bashkëpunimin me Balkan Policy and Heritage Foundation, të krijuar në Shqipëri prej përfaqësuesish të politikës shqiptare dhe rajonale.
Z. DeMint shprehu gadishmërinë e tij për t`a konsideruar këtë fondacion si pjesë të punës dhe qëllimeve të përbashkëta, duke bashkëpunuar …..në analizën e situatës në Ballkan, lirinë ekonomike, shtetin e së drejtës, çështjet e Sigurisë Rajonale dhe Globale, duke përfshirë në këto forume përfaqësues të nivelit të lartë të politikës amerikane dhe rajonale, siç ishte forumi i organizuar në Ëashington nga Armed Service Committee në senat, apo takimet në rajon me kongresmenët për zgjerimin e NATO-s në Ballkan.
Z Mediu shpjegoi edhe njëherë situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Shqipëri, si pasojë e një qeverisjeje AUTORITARE dhe të korruptuar.
Z. Mediu zhvilloi një drekë pune me Kongresmenin Robert Aderholt dhe Ish Senatorin Mark Pryor, duke i shpjeguar atyre se opozita është tërësisht e angazhuar dhe e gatshme që të votojë Reformën në Drejtësi, bazuar në rekomandimet e Venecias, me konsensus politik, i cili është i domosdoshëm.

Comments are closed.