Mediu në Synej me kandidatin për kryebashkiak Isa Sakja

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral me banorët e komunës së Synej në Kavajë. Gjatë këtij takimi, ishte i pranishëm është kandidati për kryetar bashkie në Kavajë, zoti Isa Sakja. Në fjalën e tij, para banorëve të Synejt, kryetari i PR Mediu u shpreh se koalicioni opozitar ka në qendër të vwmendjes  zonat rurale dhe bujqësore, të cilat nëpërmjet një taksimi të ulët dhe të ndershëm, nëpërmjet incentivave, do të jenë shtylla qendrore ekonomisë së fortë dhe të qëndrueshme kombëtare, që do të ndërtojë “Republika e Re”. Zoti Mediu i bëri thirrje banorëve të Synejt…..….. dhe të gjithë Kavajës, që të distancohen nga pushtetarët që i mbuluan fushat e tyre me kanabis, duke sjellë vetëm varfëri për të pamundurit dhe kriminalizim të tejskajshëm të shoqërisë.

Në përfundim të fjalë së tij, zoti Mediu i bëri thirrje edhe një herë përkrahësve të Partisë Republikane, që të gjitha votat duhet të shkojnë për Partinë Demokratike, pasi vetëm kështu mund të arrihet në një maksimalizim mandatesh për koalicionin opozitar.

Në takim, kandidati për kryetar bashkie, zoti Isa Sakja, u shpreh i bindur se programi i hartuar nga Partia Demokratike për banorët e Kavajës, do të jetë jo vetëm tërësish i mundur, por me shumë më pak taksa dhe gjithpërfshirës. “Ujë në cdo anë do të jetë motoja e jonë” u shpreh gjatë fjaslës së tij, zoti Sakja.

Comments are closed.