Mediu takime ne Bërxullë dhe Kodër-Bërxullë

Kryetari i Partisë Republikane zoti  Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral në fshatin Bërxullë të Tiranës. Në këtë takim merrnin pjesë edhe kryetari i bashkisë së Vorës, si dhe mjaft të rinj e të reja që votojnë për herë të parë , të angazhuar maksimalimisht në fitoren e Partisë Demokratike dhe të “Republikës së Re”.

Në fjalën e tij para banorëve të Bërxullit, kryetari republikan, Mediu u shpreh se mjafton të bëjmë disa krahasime thelbësore dhe shikon hendekun që ndan dy filozofitë politikë të Ramës dhe Bashës. “Nga njëra anë kemi Ramën që premtoi shëndetësi falas ….…dhe shërbimi shëndetësor është kthyer në një skëterrë; premtoi 300 mijë vende pune dhe 100 mijë shqiptarë përfunduan emigrantë në Gjermani; premtoi ekonomi dhe mijëra biznese ulën qepenat. Nga ana tjetër kemi Lulzim Bashën I cili ka premtimin madhor dhe kyc për një ekonomi të fortë: taksa e sheshtë 9 përqind dhe TVSH 15 përqind”.

Kryetari I Partisë Republikane vazhdoi takimet e tij gjatë ditës së djeshme edhe në Kodër-Bërxullë. Edhe në këtë zonë, përballë banorëve dhe fermerëve të zonës, Mediu u shpreh në lidhje me programin ekonomik të Partisë Demoratike, si e vetmja mundësi për ta nxjerrë vendin nga kriza, ku vazhdon të zhytet cdo ditë që kalon.

“Ka vetëm një zgjidhje, vota për numrin 6, Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër, I cili me programin ekonomik të hartuar nga ekspertët e kancelares Merkel, do të sjellin ndryshimin e madh ekonomik në vend” u shpreh Mediu.

Comments are closed.