Mediu takohet me Cruz, Hultgren letër në mbështetje të protestës

Një tjetër mesazh nga Amerika ka ardhur në mbështetje të protestës opozitare për votën e lirë. Një letër drejtuar zotit Basha, ku inkurajohet qëndresa për garanatimin e zgjedhjeve të lira, është nisur nga selia e Kongresit Amerikan. Ka qenë kongresmeni Randy Hultgren, i cili menjëherë pas takimit me Kryetarin e PR-së. zotin Mediu është shprehur pro lëvizjes qytetare për votën e lirë.

Takimi i kongresmenit Hultgren me zotin Mediu, është zhvilluar në vazhdën e takimeve që kryetari republikan, ka ndërmarrë për të informuar dhe sensibilizuar politikën e jashtme për situatën parazgjedhore në Shqipër ………..dhe tentativat e maxhorancës për të deformruar zgjedhjet e 2017, nëpërmjet bandave, parave të drogës dhe refuzimit absolut për të ndërmarrë një Reformë Zgjedhore. Zoti Mediu e ka informuar kongresmenin amerikan, që synimi i vetëm i Qeverisë Rama, është deformimi dhe grabitja e votës së qytetarëve në zgjedhjet e2017, ndërkohë që synimi i vetëm i protestës opozitare është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nën kujdesin e një qeverie teknike.

Kongresmeni amerikan Hultgren shprehu bindjen e tij se opozita duhet të vazhdojë në rrugën e saj të protestës për të realizuar zgjedhje të lira, c’ka janë edhe themeli i cdo demokracie. Menjëherë pas takimi ai shkroi edhe një letër drejtuar kryetarit demokrat Lulëzim Basha, ku e inkurajon për përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Një tjetër takim mjaft i suksesshëm i zotit Mediu, ishte edhe ai me senatorin Ted Cruz, ish-kandidat për president i SHBA, si dhe Senatorin Mike Lee, Senatorin Mike Rounds, Senatorin Roger Ëicker, Senatorin Tom Cotons dhe Jim Inhofe.
Ata edhe njehere vleresuan Shqiperinë si vend anëtar i NATOs dhe mbështetjen e tyre për opoziëen dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ata theksuan se situata në Ballkan është bërë shqetësuese, rindezjes se konfliketeve etnike në mënyre të qëllimshme për shkak të interesave korruptive të qeverive.
Edhe njëherë ata u angazhuan në diskutim me administratën Trump dhe zhvillime të pritshme ne Kongres për të debatuar për këto zhvillime dhe për të përcaktuar qartë qëndrimet në të ardhmen.
Ata theksuan se nuk ka prioritet më të madh se garantimi i zgjedhjeve te lira dhe të ndershme si e drejta dhe liria kryesore e shtetasve në shoqëri demokratike.

 

 

Comments are closed.