Mediu takon këshilltarët e DASH dhe Shtëpisë së Bardhë

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, duke vazhduar vizitën e tij zyrtare në Uashington, është takuar gjatë ditës së djeshme me Pam Pryor këshilltaren e lartë të nënsekretarit të shtetit për sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, si dhe me Këshilltarin e Lartë në Shtepine e Bardhë Mathew D.Mowers.
Në këtë takim z Mediu theksoi se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në Shqipëri duhet të vendosin qytetarët me votë të lirë dhe jo krimi e trafiku i drogës.
Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit theksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Shqipëria që të zhvillojë zgjedhje të lira ……..…..dhe të ndershme dhe njëkohësisht zgjedhjet duhet të garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe gjithë forcave politike.
Krimi i organizuar, trafiku i drogës përbën një rrezik real për demokracinë shqiptare.

Z Mediu po ashtu zhvilloi një takim me senatorin Inhofe dhe senatorin Ted Cruz ish-kandidat për President i SHBA.
Në Kongres u takua me kongresmenët Bob Goodlatte, Kryetari i Komisionit te Drejtësisë, i cili do të vizitojë Tiranen, John Rotcliffe, Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kibernetike dhe kongresmenin Richard Hudson. (ne foto)
Ne keto takime z Mediu shpjegoi situatën në Shqiperi dhe pamundësinë për zgjedhje të lira, për shkak se qeveria tashmë ka marrë një qëndrim kunder interesave të demokracisë dhe shqiptarëve, të drejtës së tyre për të votuar. Shqiperia në duart e krimit, trafikut të drogës dhe korrupsionit është kthyer në një problem real sigurie për Evropën.

Po ashtu, ai theksoi se propoganda e qëllimshme e qeverisë se opozita është kundër Reformës në Drejtësi është një gënjeshtër, sepse ishte opozita ajo që bëri të mundur votimin e saj në parlament. Pa votat dhe punën e opozitës nuk do ishin miratuar ndryshimet kushtetuese. Mazhoranca doli kundër konsensusit dhe po kërkon që me ligje jo kushtetuese të kontrollojë, emërojë dhe shkarkojë gjyqtarë dhe prokurorë për interesa politike.
Të gjithë bashkëbiseduesit theksuan se zgjedhjet e lira jane detyrim për Shqipërinë, dialogu dhe krijimi i besimit te qytetarëve dhe opozitës në proces është domosdoshmëri.
Drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika dhe pushteti gjyqësor, duhet të funksionojë bazuar në parimin “check and balance”.

 

Comments are closed.