Mesazhi nga Lekaj dhe Fushë-Domja: Jo pazareve me votën

Kryetari i Partisë Republikane, zhvilloi nje takim me banorët e fshatit Lekaj në Kavajë. Në këtë takim, Mediu shoqërohej edhe nga miku i tij, zoti Besnik Mustafaj, i cili u prit mjaft përzemërsisht nga banorët e kësaj zone. Zoti Mustafaj, në fjalën e tij para banorëve të Lekajt përcolli mesazhin se në Lekaj dhe në të gjithë Shqipërinë, Parti Demokratike duhet të fitojë bindshëm këto zgjedhje dhe për të realizuar kërë qëlllim madhor, demokratët dhe e gjithë opozita janë bërë bashkë për një fitore që e meriton e djathta. “Duke votuar nr.6, duke votuar Partinë Demokratike, ju keni shansin që familjet tuaja …..……të clirohen nga kriza që ka pllakosur anembanë e vendin” u shpreh zoti Mustafaj.

Duke falenderuar mikun e tij për prezencën dhe mbështetjen, zoti Mediu u shpreh para banorëve të Lekaj, se në asnjë mënyrë ata nuk mund të vazhdojnë të përdoren nga qeveria për qëllimet e saj. “As ju dhe asnjë qytetar në Shwipëri, nuk duhet të përdoret, të bëhet pjesë e pazarerve për votën e tij. Vota është e shenjtë dhe duke ju marrë votën, do t’ju marrin lirinë për ju dhe fëmijët tuaj” u shpreh zoti Mediu.

Gjithashtu kryetari i Patisë Republikane, u ndal edhe në taksat e ulëta dhe objektivat ekonomike që programi i “Republikës së Re” ka si prioritet për zonat bujqësore, por kryesisht për ekonominë individuale.

Kryetari republikan Mediu, zhvilloi edhe një takim tjetër gjatë ditës së djeshme me banorët e Fushë Domjes. Para fermerëve të kësaj zone, zoti Mediu u shpreh se duke votuar nr.6, duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike, bujqësia në mbarë vendin do të marrë një mbështetje financiar dhe një zhvillim të shpejtë, duke e bërë konkuruese në Ballkan.

Comments are closed.