Për Shtetin e së Drejtës

Për Shtetin e së Drejtës

Partia Republikane Shqipëtare është një parti konservatore e spektrit të djathtë, që ndan vlerat dhe traditën e Partive Konservatore Evropiane. Partia Republikane është për ...
Më Shumë
Atdheu, Familja, Prona

Atdheu, Familja, Prona

Tri shtyllat e identitetit republikan mbeten të pandryshuara: Atdheu, Prona dhe Familja. Për republikanët atdhedashuria është detyrim, që lidhet me fatin e shqiptarëve ...
Më Shumë
Integrimi në BE

Integrimi në BE

Integrimi në BE dhe fqinjësia e mirë, prioritet strategjik i politikës së jashtme. Partia Republikane beson palëkundur se mbi flamujt e partive dhe bindjeve shqiptarët duhet të punojnë për ngjyrën e flamurit të gjithë ...
Më Shumë
Reforma Zgjedhore

Reforma Zgjedhore

Partia Republikane, tashmë e ka të kristalizuar qëndrimin e saj përsa I përket Reformës Zgjedhore. Duke e cilësuar atë, si reforma kryesore, të cilës klasa politike ...
Më Shumë

Mediu në Vorë, takim me të rinjtë e PR dhe të PD-së

Në një atmosferë të ngrohtë rinore, përkahës dhe simpatizantë kanë pritur Kryetarin e Partisë Republikane zotin Fatmir Mediu në Bashkinë e Vorës. Me dhjetra të rinj të forumeve rinore të Partisë Republikane dhe të Partisë Demokratike u njohën gjatë këtij takimi me objektivat që ka vendosur në programin e saj “Republika e Re” kryesisht për rininë, në fushën e arsimit dhe të punësimit. “Çfarë bëri Qeveria Rama për punësimin tuja? Cfarë bëri Qeveria Rama me 300 mijë vendet e premtuara? – shpreh zoti Mediu në krye të fjalës së tij . Jo vetëm që nuk pati punësime, por 100 mijë shqiptarë u larguan në Gjermani, ndërkohë që rreth 200 mijë kanë aplikuar për t’u larguar në Amerikë. Kjo është politika e punësimit …….. Read More

Mediu në lagjen 2 të Kavajës: “Republika e Re” nuk përjashton e nuk përbuz

Kryetari i Partisë Republikane,  zoti Fatmir Mediu mori pjesë në një takim me simpatizantë dhe përkrahës në lagjen 2 të Kavajës, në mbështetje edhe të kandidatit të PD për kryetar bashkie, zotit Isa Sakja. Gjatë këtij takimi në një prej lagjeve të vjetra të qytetit të Kavajës, zoti Mediu shpalosi prioritet që ”Republika e Re” do të ketë në qeverisjen e Kavajës dhe të gjithë shqiptarëve. Ato fillojnë, – tha zoti Mediu, – që nga prezantimi i Isa Sakjes, njeriut të thjeshtë dhe punëtor, familjar dhe të përkushtuar për qytetin. Me anë të taksave të ulëta, ne do të ndihmojmë individin, biznesin dhe do të krijojmë kështu një ekonomi të fortë të qëndrueshme, për Kavajën dhe të gjithë Shqipërinë”, u shpreh zoti Mediu. Read More

Mediu në Synej me kandidatin për kryebashkiak Isa Sakja

Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral me banorët e komunës së Synej në Kavajë. Gjatë këtij takimi, ishte i pranishëm është kandidati për kryetar bashkie në Kavajë, zoti Isa Sakja. Në fjalën e tij, para banorëve të Synejt, kryetari i PR Mediu u shpreh se koalicioni opozitar ka në qendër të vwmendjes  zonat rurale dhe bujqësore, të cilat nëpërmjet një taksimi të ulët dhe të ndershëm, nëpërmjet incentivave, do të jenë shtylla qendrore ekonomisë së fortë dhe të qëndrueshme kombëtare, që do të ndërtojë “Republika e Re”. Zoti Mediu i bëri thirrje banorëve të Synejt….. Read More

Strukturat e Njësisë 8 të gatshme për maksimalizimin e votave

Strukturat organizative të Partisë Republikane në Njësinë 8 janë në eficensë të plotë dhe të gatshme për të maksimalizuar rezultatin elektoral në këto zgjedhje. Gjatë një takimi pune, që kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu pati me drejtuesit e kësaj njësie, u diskutua në lidhje me strategjinë dhe drejtimet në të cilat është duke u punuar. Pjesëmarrës në këtë takim edhe kandidati për deputet, zoti Blendi Sulaj, njëkohësisht edhe kreytar i PR për degën e Tiranës, u shpreh se fushata në Tiranë është në rrugë të mbarë dhe angazhimi kryesisht i të rinjëve dhe të rejave është një risi, e cila do të çojë përpara punën organizative disa mujore që është duke u bërë në të gjithë Kryeqytetin. Në përfundim të takimit, kryetari i Partisë Republikane, zoti Mediu i falenderoi të pranishmit për punën dhe impenjim maksimal, por njëkohësisht u kujtoi se tashmë në kushtet e marrëveshjes me Partinë Demokratike, të gjithë votat e elektoratit republikan duhettë shkojnë për Nr.6, Partinë Demokratike.

Mediu e Sulaj në Kombinat: Ne sjellim votën e lirë dhe ekonominë e fortë

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, zhvilloi një takim elektoral në zonën e Kombinatit në Tiranë. I shoqëruar edhe nga kryetari i PR për Tiranën,  zoti Blendi Sulaj, gjithashtu kandidat në listën opozitare për Kryeqytetin, u pritën mjaft ngrohtë nga banorët e kësaj njësie. Në fjalën e tij zoti Sulaj, u shpreh se ndryshimi duhet të vijë nëpërmjet të rinjve, të cilët do ta gjejnë veten të përshfirë dhe ……. Read More

Mediu takon këshilltarët e DASH dhe Shtëpisë së Bardhë

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, duke vazhduar vizitën e tij zyrtare në Uashington, është takuar gjatë ditës së djeshme me Pam Pryor këshilltaren e lartë të nënsekretarit të shtetit për sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, si dhe me Këshilltarin e Lartë në Shtepine e Bardhë Mathew D.Mowers.
Në këtë takim z Mediu theksoi se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në Shqipëri duhet të vendosin qytetarët me votë të lirë dhe jo krimi e trafiku i drogës.
Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit theksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Shqipëria që të zhvillojë zgjedhje të lira …….. Read More