“Pas alarmit në Itali për drogën, të rikthehet Moratoriumi Detar”

img_20161023_093215_edit

Të alarmuar nga situata e narkotrafikut, e cila ka ngritur në një emergjencë të paparë më parë autorietet italiane, Partia Republikane ka dalë me një tjetër deklaratë kundër këtij fenomeni që ka damkosur shqiptarët si “Republika e Hashashit dhe e skafeve”. Këtë radhë Partia Republikane ka një propozim konkret: të rivendoset Moratoriumi Detar, i hequr nga Qeveria Rama në 2013. Pikërisht falë këtij moratoriumi dhe masave të marra antitrafik, Qeveria Berisha siguroi liberalizimin e vizave për ….….shqiptarët, ndërkohë që heqja e tij, duket se ka qenë tërësisht tendencioze dhe me perspektivë të qartë për mbështetjen e trafikut të drogës përmes detit. Më poshtë deklarata e Partisë Republikane, lexuar nga kryetari i Forumit Rinor të Partise Republikane, zoti Endi Shkupi:

Ditët e fundit autoritetet e Italisë fqinje kanë shpallur alarmin ekstrem se gomonet që po vijnë nga Shqipëria janë shtuar aq, sa kjo po shndërrohet në një emergjencë të vërtetë. Ky alarm i autoriteteve italiane nuk ishte ndjerë që prej vitit 2013. Në fund të vitit 2013 Qeveria Rama hoqi moratoriumin e skafeve, pa ndërmarrë më parë asnjë masë shtesë për kontrollin e hapësirës detare dhe pa shtuar kapacitetin e policimit detar. Nderkohe që më parë, Qeveria Berisha kishte vendosur Moratoriumin e skafeve, dhe kështu kishte arritur të ndërpresë totalisht trafikun e tmerrshëm detar mes dy vendeve, duke arritur të marrë me këtë akt liberalizimin e vizave për shqiptarët në vitin 2008.

Partia Republikane verën se tashmë janë të gjitha faktet që provojnë indirekt se ajo heqje e Moratoriumit per mjetet detare në vitin 2013 nga Qeveria Rama nuk ka qenë as nje akt i kryer sa për të ndryshuar dicka nga Qeveria paraardhese, dhe as nje akt i kryer nga padija politike që në fakt e karakterizon këtë Qeveri. Përkundrazi, Partia Republikane Shqiptare e denoncon heqjen e Moratoriumit të skafeve si një akt të qëllimshëm qeveritar për t’i hapur rrugën rimëkëmbjes së flotës së kontrabandës dhe nxitjes së trafikut nëpërmjet detit.

Partia Republikane kërkon nga Qeveria Rama që të mbajë tashmë përgjegjësinë politike të vendosjes sërish të Shqipëisë në qender të trafikut ndërkombëtar të drogave dhe në qendër të vëmendjes negative të opinionit ndërkombëtar. Partia Republikane kërkon urgjentisht që Qeveria Rama të sqarojë pozicionin e saj:
ose t’u provojë ndërkombëtarëve që është në gjendje të kontrollojë e të ndalojë skafet e gomonet e njerëzve të saj, cka duket e pamundur,
ose të kthejë urgjentisht në fuqi Moratoriumin e skafeve.

Partia Republikane i bën thirrje opinionit publik që të rrisë presionin ndaj kësaj Qeverie të papërgjegjshme që na e ka damkosur tashmë keq atdheun tone. Shqipëria nuk meriton të jetë “Republika e hashashit dhe e skafeve”.

Comments are closed.