“Pas vendimit te Kushtetueses, te nderpritet shqyrtimi i dosjeve te pronave”

img_20161110_120722_editKryetari i Asamblese Kombetare te Partise Republikane dha nje konference per shtyp pas anullimit nga ana e Gjykates Kushtetuese, te disa pikave te ligjit te Kthim Kompensimit te Pronave, te miratuar nga mazhoranca aktuale. Me poshte deklarata e plote e zotti Begeja: Partia Republikane vlerëson vendimin që mori Gjykata Kushtetuese për anullimin e pikave 3 dhe 5 të nenit 6 të ligjit 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës”, ligj i miratuar nga mazhoranca në parlament, por i kontestuar …..….nga Presidenti i Republikës, PR, Avokati i Popullit, PD dhe shoqatat e pronarëve.

Për të nxjerrë një konkluzion përfundimtar duhet të presim zbardhjen e vendimit dhe veçanërisht arsyetimin e Gjykatës për rrëzimin e këtyre dy pikave. Megjithë këtë konkluzioni paraprak është se defakto rrëzimi i këtyre dy pikave, ka rrëzuar në tërësi nenin 6, i cili në mënyrë abuzive bënte vlerësimin e pronës sipas gjendjes së saj në vitin 1945, pa marrë parasysh transformimet që kanë ndodhur deri më sot  dhe gjendjen aktuale të saj.
Për pasojë  është  rrëzuar edhe nenin 7 i cili përcakton procedurën që ndiqet për vlerësimin e pronës, bazuar në gjëndjen e mëparëshme të saj ( pra vitin 1945 ) të  krahasuar me gjendjen aktuale. Në këtë mënyrë të gjithë pronarët për të cilët  janë marrë vendime do të konsideroheshin të kompensuar   ndërsa për pronarët, dosjet e të cilëve  janë në shqyrtim, nuk do të përfitonin kompensim,

Pavarësisht nga vendimi i lartpërmendur i Gjykatës Kushtetuese, Partia Republikane, deklaron se kjo Gjykatë   ka zgjidhur pjesërisht problemet që ka ligji. Ne kemi  kontestuar dhe kontestojmë në tërësi ligjin, i cili në themel  ka mos kthimin e pronës pronarit të ligjshëm dhe kompensimin jo të plotë të saj.

PR ashtu siç ka deklaruar, do të angazhohet për të kërkuar nga instancat përkatëse ndërkombëtare shfuqizimin  në tërësi të ligjit, me qëllim që të hartohet një ligj I cili zgjidh në mënyrë të drejtë dhe përfundimtare çeshtjen e pronës, në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Nga ana tjetër  kërkojmë me insistim që  Agjensia e Trajtimit të Pronave të ndërpresë shqyrtimin e vendimeve  deri në zbardhjen e vendimit të Gjykatës kushtetuese, dhe amendimin e ligjit nga Parlamenti.  

 

Comments are closed.