PR anëtare me të drejta të plota te Konservatorët Evropianë

Partia Republikane anëtarësohet me të drejta të plota në Aleancën e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane. Një hap i tillë u ndërmor gjatë Samitit të Lirisë të këtij grupimi politik (i treti në Evropë), me ftesë të partisë Republikane Shqiptare. Në një konferencë për shtyp, ne prani edhe të presidenti te ACRE Jan Zahradil dhe Daniel Hannan, sektretar i përgjithshëm i ACRE, kryetari i PR-së, zoti Fatmir Mediu, shprehu…..….. së pari mirënjohjen dhe vlerësimin që i është bërë Partisë Republikane nga ky grupim politik, shumë i rëndësishëm dhe me influencë në Evropë. Zoti Mediu u shpreh gjithashu se Partia Republikane, tashmë radhitet aty ku i takon, si promotore e vlerave të djathta në poltikë dhe në shoqëri. “Edhe me mbështetjen e ACRE, ne do të vazhdojmë të punojmë akomë më shumë për një shoqëri të lirë dhe demokratike, për tregje të lira, për taksa të ulëta, për të njohur dhe forcuar të drejtat që burojnë nga prona e lirë” u shpreh zoti Mediu.

Gjithashtu, zoti Mediu u shpreh se statusi i ri i Partisë Republikane, është një obligim dhe rrit përgjegjësinë politike, për të luftuar në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauza madhore e opozitës shqiptare në këto momente.

ACRE (Alliance of Conservatives and Reformists in Europe) është duke zhvilluar Samitin e Lirisë në Shqipëri, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, ku vuajtjet që sollën idetë e marksizëm-leninizmit dhe mbyllja pas Perdes së Hekurt të bllokut lindor, vazhdojnë të reflektojnë akoma probleme në rehablitimin e shopqërive post-diktatoriale.

Comments are closed.