PR mbledh strukturat, i bashkohen dhjetra të rinj

Kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Republikane në Tiranë, dhe si dhe një numër të madh të rinjsh e të reja, republikanë të angazhuar për të votuar Partinë Demokratike. Në këtë takim merrnin pjesë edhe kryetari i PR për Tiranën, kandidati për deputet zoti Blendi Sulaj, kandidati tjetër për deputet I PD-së, zoti Halim Kosova, si dhe mjaft të rinj që votonin për herë të parë.

Gjatë këtij takimi zoti Mediu bëri një bilanc të dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisjes Rama Meta,……….……….. duke bërë që qytetarët të varfërohen, të humbin shpresën dhe pjesa më e madhe e të rinjve të largohet jashtë Shqipërisë.

Në prezantimin e prioriteteve të programit politik të Zgjedhjeve 2017, të “Republikës së Re” zoti Mediu theksoi se të gjitha hapat që do të ndërmerren do të kenë si qëllim parësor, forcimin e ekonomisë individuale, nëpërmjet uljes së taksave. Ai gjithashtu bëri  me dije se projektet për të ndihmuar arsimin e lartë publik, do të jenë me një impakt të menjëhershëm.

Në përfundim të këtij takimi, zoti Mediu deklaroi para strukturave se futja e kandidatëve republikanë në garë për deputet, nën logon e PD, nuk është asgjë më shumë se konsensusi në aksionin opozitar të së djathtës për të maksimalizuar votat ndaj “Republikës së vjetër”. Zoti Mediu në komunikimin e tij, nënvizioi edhe një herë për të rinjtë e pranishëm, se vetëm duke votuar nr.6 Partinë Demokratike, mund të arrihen qëllimet madhore të “Republikës së Re”.

Comments are closed.