Programi

 

 

 

Ne Besojmë tek Shqipëria

 

Platforma politike

e Partisë Republikane

 


 

Kjo platformë i dedikohet me vlerësim dhe nderim:
Urtësisë dhe idealeve të themeluesve të Shtetit Shqiptar, idealeve të studentëve të lëvizjes së Dhjetorιτ të vitit 1990, themeluesve të Partisë Republikane dhe veçanërisht të Kryetarit të saj të parë, Prof. Sabri Godo.

 

Të dashur miq!

mediuuuuNevoja për të shkruar këtë platformë Republikane vjen, në njërën anë, si rrjedhojë e një reflektimi 25 vjeçarë të ideve të Partisë Republikane, ideve dhe problemeve të qëndrimit të së djathtës dhe në anën tjetër, si një alternativë dhe përgjigje e problemeve që has sot vendi, për shkak të keq qeverisjes nga mazhoranca e majtë në pushtet.

Tashmë të gjithë e pranojmë se ka një lidhje të qartë, të ekzigjencës  së qytetarëve për të ndërtuar shtet dhe nevojës për t`u mirëqeverisur, në mënyrë që të drejtat qytetare të jenë të garantuara dhe të mos konsiderohen, apo shiten, si gjoja dhuratë e qeverisë, pasi ato janë të drejta të vetë shpjegueshme të dhëna nga Zoti, ku nëpërmjet tyre garantohet, Jeta, Liria dhe Ndërtimi i Lumturisë.

 

Sot jemi dëshmitarë se si me ndërhyrjet sistematike të kësaj mazhorance dhe të kontrolluara prej saj në strukturat ligjvënëse, se si ligjet e menduara apo të ndryshuara, të shtrira dhe në kohe, qoftë për padije, qoftë edhe të qëllimshme, Shqipëria po shkon drejt një tiranie të butë ose siç njihet në terminologjinë anglo-saksone “Soft Tyranny”. Kjo lloj formë e re e tiranisë synon qartësisht që fatin e shoqërisë të mos e përcaktojë respektimi i të drejtës së qytetarëve, siç përcaktohet në kushtetutë, por dëshira e gjithëpushtetshme dhe e pakontrolluar e Kryeministrit të qeverisë së majtë, apo mazhorancës në tërësi.

Pushteti aktual ka krijuar dhe po krijon shtratin e nevojshëm prej tyre, për të forcuar pozicionin kontrollues mbi popullin, në këmbim të interesave afatshkurtra, klanore dhe me komandë pa limit. Krijimi i një strukture të tillë rrezikon, në një kohë afatmesme dhe të gjatë, të projektojë një varësi “sovjete”, të pakontrolluar, kombëtare ndaj pushtetit, si dhe humbje të kontrollit në aspektin gjeopolitik ndërkombëtar, pasi politikat strukturore, monetare dhe ekonomike janë me efekte shkatërruese  dhe si rrjedhojë kërcënojnë pavarësinë e shtetit dhe të kombit.

Sot më shumë se kurrë, kjo platformë dhe këto ide, i shtrohen për diskutim, reflektim, shtesa por edhe korrigjim intelektualëve tanë, popullit tonë dhe të rinjve tanë, për të mundësuar një revolucion të ri të politikës, bazuar në vlera morale, ndërgjegjësim personal dhe kolektiv, të çdo shqiptareje dhe shqiptari, vlera këto të mbartura dhe trashëguara në shekuj dhe që përcaktojnë të ardhmen tonë si individë dhe shoqëri.

Me ketë rast dëshirojë të shpreh angazhimin maksimal të Partisë Republikane se idetë dhe politikat e parashtruara në këtë platformë, për vetë rëndësinë që ato kanë në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit, do të vazhdojnë të konsiderohen ide dhe politika prioritare për ne republikanët,  me synim arritjen e objektivave tona në këto fusha.

Miqësisht

FATMIR  MEDIU

 

PASQYRA E LENDËS
PARATHËNIE. 3
1. EKONOMIA DHE PUNËSIMI. 6
1.2. Reforma Rregullatore. 6
1.2. Rimëkëmbja e ëndrrës shqiptare: rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës. 6
1.3. Biznesi i vogël dhe sipërmarrja. 8
1.4. Politika Fiskale. 10
1.5. Politika Buxhetore. 11
1.6. Politika Monetare. 11
1.7. Ekonomia shqiptare, rajonale dhe ajo europiane . 12
1.8. Infrastruktura: Ndërtimi i së Ardhmes. 12
1.9. Një forcë punëtore e shekullit të njëzet e një. 13
2.  BUJQËSIA. 14
2.1. Problemet dhe realiteti i zhvillimit të bujqësisë. 14
2.2. Bujqësia e së ardhmes. 16
3.  BURIMET NATYRORE DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM. 18
3.1. Energjia. 18
3.2. Pyjet. 19
3.3. Mbrojtja e mjedisit. 20
4.  NDËRTIMI I NJË QEVERIE KUSHTETUESE. 21
4.1. Restaurimi i Rendit Kushtetues: Roli i Parlamentit. 22
4.2. Zgjedhje të ndershme. 23
4.3. Reformimi i Qeverisë për t’i shërbyer popullit. 23
4.4. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 24
5.  MBROJTJA E PRONËS PRIVATE. 25
5.1. Problemet me pronat në vendin tonë. 25
5.2. Çfarë po bën qeveria aktuale për pronat . 26
5.3. Vizioni Republikan për pronat. 27
6. SHËNDETËSIA. 28
6.1 Vizioni i Partisë Republikane mbi Shëndetësinë. 28
6.2. Modeli shëndetësor që propozojnë Republikanët. 28
7.  ARSIMI DHE EDUKIMI: SHANSE PËR TË GJITHË. 31
7.1.Vizioni i Partisë Republikane mbi Arsimin e Lartë. 31
7.2. Çfarë po ndodh me arsimin në kontekstin aktual. 33
7.3. Çfarë objektivash synon PR në arsimin e lartë. 33
7.4. Rritja e mbështetjes për arsimin dhe shkencën. 35
7.5. Afrimi i kapaciteteve intelektuale dhe ndalimi i eksodit të trurit. 36
8.  DREJTËSI PËR TË GJITHË. 37
9.  SIGURIA KOMBËTARE. 38
9.1. Sfidat kryesore të sigurisë. 39
9.2. Strategjia e Sigurisë Kombëtare. 39
9.3. Terrorizmi: një kërcënim aktual. 40
9.4. Qasja Republikane ndaj sigurisë kombëtare. 42
10.  POLITIKA E JASHTME. 44
11. INTEGRIMI EUROPIAN. 45
12. FAKTORI SHQIPTAR NË RAJON: SHQIPTARËT E BASHKUAR NË EVROPËN E BASHKUAR. 47
13. SHOQËRIA, FAMILJA, VLERAT. 48
13.1. Mbrojtja e Familjes dhe Martesës. 48
13.2. Liria e fesë. 49
13.3. Mbrojtja e Lirisë së Fjalës. 50
13.4  Liria dhe Privatësia. 50
13.5. Ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë. 51
13.6. Mbrojtja e Lirisë së Internetit. 52
13.7. Çështjet sociale. 53
13.8. Rinovimi i vlerave shqiptare. 54
13.9. Krijimi i kulturës së shpresës. 55
13.10. Atdhedashuria. 55

 

PARATHËNIE

 

Platforma Republikane është një dokument politik, një deklaratë ku shprehet qartë se cilët jemi Ne si Parti, në çfarë Ne Besojmë dhe se cili është vizioni ynë për një SHQIPËRI më të lirë dhe më të zhvilluar. Shqipëria është një vënd i bekuar dhe toka e mundësive të mëdha. Ëndrra jonë është ëndrra e mundësive të barabarta dhe e mirëqënies për të gjithë shqiptarët.

Filozofia e Partisë Republikane është promovimi i prosperitetit individual, duke i garantuar njerëzve mundësinë që të kenë sukses, në mënyrë që çdo qytetar që punon shumë dhe mirë, që ka ëndrra të mëdha dhe respekton ligjin, të jetë në gjëndje të arrijë respektivisht gjithçka që dëshiron, pa i hequr asnjë qytetari të këtij vendi, të Drejtat Universale, përfshirë këtu të drejtën themelore si Sovran i zgjedhjes së tij.

Gjatë gjithë historisë, Kombi Shqiptar ka poseduar kapacitete të mëdha të guximit dhe vendosmërisë, kapacitete për të dëgjuar të vërtetën dhe për të ndërtuar një vizion të qëndrueshëm të jetës së tij. Shqiptarët janë të etur për të gjetur mundësitë dhe për t’u përballur me sfidat e jetës, nëpërmjet besimit dhe punës, për të transformuar dhe përmirësuar të ardhmen e tyre. Ne jemi një popull bujar, i etur për të kontribuar në kohë, energji, talent, pasuri, madje dhe në jetën tonë për vendin tonë.

Fillimi i këtij shekulli shënoi një epokë të mundësive të mëdha për shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe një vend-kandidat i BE, Kosova fitoi pavarësinë nga Serbia, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë shansin të luajnë një rol shumë më të madh në përcaktimin e të ardhmes së tyre dhe perspektivën Euro-Atlantike të Maqedonisë, duke respektuar marrëveshjen e Ohrit.

Kjo platformë konfirmon se Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i ëndrrave të mëdha dhe realiteteve edhe më të mëdha dhe kështu do të jetë, në qoftë se qeveria aktuale kthehet në rolin e saj, korrigjon gabimet e së kaluarës dhe zhvillon strategjinë e duhur për të ardhmen e popullit tonë.

Nëse ne do të ristrukturojmë programet e brendshme më të rëndësishme të qeverisë për të shmangur kolapsin fiskal dhe në qoftë se do të vazhdojmë të mbajmë taksat, çështjet gjyqësore dhe rregullimet ligjore në një nivel minimal, për më tepër, në qoftë se ne promovojmë sipërmarrjen dhe inovacionin, në qoftë se fuqizojmë klasën e mesme, në qoftë se i dorëzojmë brezit të ardhshëm një trashëgimi të rritjes dhe prosperitetit, në vend të detyrimeve, Shqipëria dhe shqiptarët me të vërtetë do t’i bashkohen natyrshëm dhe me dinjitet komunitetit të madh të BE-së.

Natyrshëm sot, dy pyetje kryesore që lindin përpara nesh janë: A është e ardhmja dhe ëndrra jonë në rrezik? A jemi të ndërgjegjësuar ne shqiptarët për të kuptuar që forca jonë për ndryshim, ashtu siç shqiptari e ka pasur në shekuj, po shkon drejt rreziqesh? Ne besojmë se PO, dhe kemi plot argumente bindës për këtë rrezik.

Ne shqiptarët, sot po përballemi me pasiguri të paprecedent, për shkak të sfidave të shumta ligjore, fiskale dhe ekonomike, për të përballuar zhvillimet evolutive brenda dhe jashtë vendit. Nën efektet e qeverisjes së mazhorancës së tanishme, kur të gjitha institucionet kanë zhvilluar një tendencë për të ushtruar kontroll me anë të “Frikës dhe Varfërisë”, ku pasiguria e jetës sonë është rritur, ku recesioni ekonomik po bëhet çdo ditë e më i hidhur, ku sistemi oligarkik qeverisës po shtrin metastazat e tij përmes korrupsionit në çdo shtresë te popullsisë, Ne, Partia Republikane, mendojmë se ka ardhur koha të flasim me zërin e së vërtetës.

Kryeministri, në detyrë, haptazi kundërshton çdo arritje të popullit shqiptar gjatë këtyre viteve të demokracisë dhe mazhoranca në pushtet i etiketon 26 vitet e fundit si një kohë të kaosit, duke u përpjekur të legjitimojë veprimet e paligjshme dhe anti-Kushtetuese të saj dhe duke injoruar kështu një realitet të pamohueshëm, atë të demokracisë së ndërtuar mbi sakrifica, lirisë së arritur me mund, të tregut të lirë ekonomik, pa llogaritur këtu edhe ndryshimin gjeopolitik, tepër të rëndësishëm, që vjen nga anëtarësimi në NATO, apo edhe pavarësinë e Kosovës.

Sistemi politik i Shqipërisë, sot është në krizë,ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë është e ngritur në protesta, për shkak të qeverisjes së keqe të vendit, mungesës së sundimit të ligjit, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut dhe përkeqësimit të skajshme të gjëndjes ekonomike dhe sociale, një pjesë tjetër ka zgjedhur të braktisë shtëpinë, qytetet, fshatrat, miqtë edhe shokët, për t`u drejtuar drejt perëndimit, për një jetë më të mirë e më të sigurt për fëmijët e tyre.

Situata e brishtë ekonomike, papunësia, varfëria dhe mjerimi vazhdojnë të rriten me shpejtësi. Shqipëria vazhdon të renditet si vëndi më i korruptuar në rajon, trafikimi i drogës dhe i qënieve njerëzore është i lartë, kriminaliteti në rritje, siguria e njerëzve përkeqësohet nga dita në ditë. E pra, ky është rreziku më i madh që po na kanoset.

Pseudo-reformat në arsim kanë krijuar panik për stafin pedagogjik dhe akademik, ndërsa nxënësit, studentët dhe prindërit janë të shqetësuar në lidhje me shkeljen e të drejtës kushtetuese për arsimim nëpërmjet kufizimeve financiare. Gjithashtu, arsimi është i dominuar nga mungesa e kompetencës në pozicionet drejtuese, mungesa e vlerave profesionale në administrim dhe emërimeve ku merita e vetme kualifikuese është shërbimi ndaj pushtetit ose korrupsioni. Në të njëjtën situatë është edhe Shëndetësia, e cila mbetet një nga problemet kryesore, si një sektor i paorganizuar në nivel struktural dhe për këtë arsye e ka të pamundur t’i përgjigjet kërkesave minimale të shëndetit publik.

Korrupsioni dhe mungesa e një strategjie të qartë për sektorin e energjisë, rritja e pagesave dhe vendosja e tarifave arbitrare për energjinë elektrike, arrestimet e paligjshme të njerëzve që më së shumti janë të pamundur ekonomikisht për të paguar faturat e energjisë, ndërprerjet e energjisë për familjet në nevojë, kanë kontribuar në një tension social në rritje. Përshkallëzimi i këtij tensioni arrin deri në efekte direkte ndaj shkatërrimit të familjes, ku viktimat e kësaj krize për më shumë janë fëmijët dhe mosha e tretë, si shtresat më pak të mbrojtura nga instrumentet shtetërorë.

Qeveria aktuale me në krye shefin e saj, përditë e më shumë, po përpiqet të kontrollojë mediat përmes klientelizmit dhe sponsorizimeve të saj, me qëllim për t`i kthyer ato në një mjet të mashtrimit publik dhe dhunës verbale ndaj kundërshtarëve të qeverisë. Mediat po përdoren për të ndryshuar perceptimin e realitetit, në mënyrë që njerëzit të ndjehen në faj nëse nuk pranojnë fabulat e propagandës, të cilat mpijnë dhe vetëburgosin individin. Mediat e kontrolluara projektojnë realitete artistike dhe jo jetën reale, duke sjellë si pasojë humbjen e vetëbesimit të qytetarëve në vlerat e tyre të bazuara në punë të ndershme.

Efekti akoma më negativ i tyre është mosndjeshmëria e publikut ndaj fjalorit vulgar, ndaj veprimeve pa moral, ndaj fenomeneve të cilat shoqërisë shqiptare i shiten si vlera të integrimit dhe jo si radiografi e kolapsit të shtyllave që mbajnë shoqërinë. Denigrimi i gjuhës shqipe ka krijuar në vend të integrimit kombëtar, degradimin e shoqërisë, deri në ndryshime të personalitetit profesional. Sot, mediat e kontrolluara heroizojnë nivelet e larta të korrupsionit ku në mënyrë të përsëritur shfaqen administratorët e kësaj gjëme që po i ndodh nivelit profesional, duke çertifikuar gjithnjë e më shumë në mendjen e popullit, faktin se shërbëtori i pushtetit bëhet pronar i të drejtave të popullit.

Shumica aktuale, e cila përfaqëson interesat e oligarkisë, ka bërë gjithçka për ta venitur rolin dhe figurën e opozitës dhe për ta fabrikuar atë, në mënyra dhe forma aspak dinjitoze, brenda dhe jashtë parlamentit. Demonizimi i politikës ku demonët në pushtet janë edhe të paprekshëm, po kultivon në hierarki kultin e diktatorit dhe largimin e pjesëmarrjes në politikë, në radhët e opozitarëve dhe brenda edhe vetë partisë pushtet. Shkatërrimi i vlerave demokratike brenda partisë në pushtet, ligjëron shkatërrimin e opozitës në tërësi, pasi të verbërit brenda llojit po diktojnë një verbëri kolektive me forcën e kartonëve të mazhorancës.

 

Gjatë zgjedhjeve të 23 Qershor-it 2013, pas konstituimit të Parlamentit, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, vunë në veprim një sërë metodash, tipike të një qeverie oligarkike, të tilla si:

  • Blerja e votave.
  • Blerja e mandateve.
  • Kapja e plotë e mediave.
  • Kontrolli i biznesit dhe krijimi i monopoleve.
  • Eliminimi ose tkurrja e opozitës.
  • Burgosje, me qëllim për të frikësuar kundërshtarët e qeverisë.
  • Kapja e institucioneve kryesore shtetërore.
  • Shantazhimi i qëllimshëm i institucionit të Presidentit dhe reduktimi i kompetencave të tij, nëpërmjet ndryshime ligjore .
  • Shkelja e pavarësisë së gjyqësorit dhe të frikësimit të gjyqtarëve me qëllim kapjen e sistemit.
  • Përgjimi i qytetarëve përmes kontrollit të komunikimeve telefonike.
  • Mbajtja e shoqërisë civile nën kontroll, etj.
  • Reduktimin e kompetencave të Bashkive dhe kontrolli i tyre nga Pushteti Qëndror.
  • Eleminimi strukturor i minibashkive, me qëllim kontroll suprem deri në qelizë.
  • Ndryshimi Territorial i bazuar në shtimin artificial të Pushtetit Qëndror.

Pra, duket qartë se Kushtetuta dhe vendi janë të kërcënuara, ndërkohë që liria është përditë e më e kufizuar. Shumë shqiptarë janë duke përjetuar barrën e humbjes së vendeve të punës, të humbjes së shtëpive si pasojë e paaftësisë paguese të kredive dhe të politikave diskriminuese të qeverisë mbi punonjësit e administratës civile. Shtresa e mesme e ka ndjerë më shumë këtë barrë. Ndërkohë, qeveria ka rritur borxhin publik, defiçitin tregtar dhe ka shtuar shpenzimet e saj.

Sot, koha kërkon një udhëheqje të besueshme, diskutim të përgjegjshëm dhe të ndershëm në lidhje me sfidat me të cilat përballemi. Kombi ynë dhe njerëzit tanë nuk mund të pranojnë varfërinë, e ulur këmbëkryq në vatrat shqiptare, si “status quo”. Ne duhet të nxisim dhe të kërkojmë një fillim të ri, me ndryshime thelbësore në mënyrën sesi qeveria vepron, mënyra se si ajo buxheton, takson dhe rregullon. Askush nuk duhet të jetë mbi Kushtetutën dhe Ligjin, as Kryeministri, as parentela e tij, as klientelistët dhe as qytetari i thjeshtë. Studentët në Dhjetor-in e vitit 1990 bënë thirrje për një Shqipëri Evropiane, të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit.

Partia Republikane me njerëzit, mbështetësit dhe sipmatizantët e saj,  do të kontribuojë fuqishëm, që të rindezë pishtarin e lirisë dhe demokracisë për të frymëzuar të gjithë ata që janë dhe duan të jenë të lirë. Sikurse studentët lëshuan thirrjen “Shqipëria si gjithë Evropa”, ne në të njëjtën mënyrë duhet të qëndrojmë fort për vlerat europiane, kundër tiranisë dhe shtypjes dhe të mos lejojmë që mure të reja, kufizuese dhe izoluese, të ndërtohen në vendin tonë, ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë.

Zoti na ka vendosur në rrugën tonë, dhe ne duhet t’i përgjigjemi pyetjes: Nëse jo ne, kush? Nëse jo tani, kur? Kjo është zgjedhja me të cilën përballet populli. Kjo është një thirrje për ne si opozitë për të dëgjuar zërin e qartë të popullit.

Ndërsa ndërmarrim këtë mision kritik, Ne nuk jemi pa drejtim. Ne kemi një udhërrëfuese të madhe, e cila është Kushtetuta e Republikës, e plotësuar  me aspiratën dhe vlerat tona europiane, eksperiencën tonë, e cila na drejtoi duke u bërë një vend i NATO-s. Të gjitha këto na tregojnë rrugën përpara. Të besojmë tek njerëzit. Të kufizojmë qeverinë. Të garantojmë oportunitetet. T’i përmbahemi sundimit të ligjit. Të riafirmojnë se të drejtat tona, vijnë nga Perëndia dhe duhet të jenë të mbrojtura nga qeveria dhe se një qeverisje e drejtë është vetëm ajo që qeveris me konsensusin/pëlqimin e të qeverisurve.

 

1. EKONOMIA DHE PUNËSIMI

1.1.Reforma Rregullatore

Qëllimi i hartimit të paketave rregullatore është vendosja e rregullave të qarta për qytetarët, në mënyrë që pronarët e bizneseve dhe punonjësit të mund të kuptojnë që më parë se çfarë ata duhet të bëjnë, apo nuk duhet të bëjnë, për të shtuar mundësitë për sukses brenda kufijve ligjorë. Rregulloret duhet të hartohen dhe të zbatohen për të balancuar qëllimet legjitime publike të sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit dhe krijimin e vendeve të punës. Rregullorja konstruktive duhet të jetë një udhëzues i dobishëm, jo një kërcënim ndëshkues, nuk duhet të tejkalojë qëllimin duke rënduar si taksë mbi individin për të plotësuar tekat e agjensive qeveritare.

 

12. Rimëkëmbja e ëndrrës Shqiptare: rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës

Partia Republikane është Partia e lirisë ekonomike dhe prosperitetit të vendit. Ne besojmë se prosperiteti është rezultat i vetë-disiplinës, punës, kursimeve dhe investimeve të qytetarëve Shqiptarë. Në besimin tonë, prosperiteti i bën individët dhe familjet të qëndrojnë të pavarura nga qeveria, të rrisin fëmijët e tyre me vlerat më të mira të trashëguara të familjes dhe të shoqërisë, të praktikojnë besimin e tyre dhe të ndërtojnë komunitete të fqinjësisë dhe besimit. Prosperiteti ekonomik është gjithashtu mjeti me të cilin Shqipëria do të luajë rolin e saj në rajon, në BE dhe NATO, sepse forca e ekonomisë sonë është çelësi për sigurinë tonë kombëtare gjithashtu.

Vizioni Republikan është i bazuar në parimin e njerëzve të lirë që përdorin talentet e tyre të dhëna nga Zoti, të kombinuara me punën e madhe, vetë-mbështetjen, sjelljen etike dhe kërkimin e mundësive, për të arritur suksese të mëdha për veten e tyre dhe shoqërinë. Vizioni ynë për një shoqëri me mundësi të mëdha dhe të barabarta qëndron në kontrast të plotë me politikat e administratës aktuale, e cila po krijon një kulturë varësie, qeverie të madhe dhe borxh të stërmadh publik.

Ne republikanët jemi tërësisht kundër rreshtimit të popullit si i punësuar në qeveri dhe pro qeverisë që ka për detyrë të mbrojë kushtetutën, zbatojë ligjet në fuqi dhe hartimit të politikave që pasurojnë popullin që punon për vete duke paguar taksat dhe jo të punojë për taksat që të ushqejë qeverinë që, përditë kërkon të shtojë rradhët e veta me taksidarë. Ne jemi për zbatimin e ligjit njësoj për të gjithë dhe jo ligjërimin e moszbatimit të ligjit për qeveritarët dhe klientelën e tyre. Taksat duhet të jenë në funksion të hartimit të politikave ekonomike gjithëpërfshirëse dhe jo në shërbim të partisë në pushtet e cila ka treguar qartazi se punsëson njerëz që nuk prodhojnë mendësi zhvilluese dhe që nuk i kontrollon dot ata që emërojnë.

Partia Republikane beson në aftësitë e popullit për zhvillim ekonomik dhe jo në taksimin e tij me qëllim të ushqyerit e një shtrese parazitare, pjesëmarrëse në administratën e fryrë politikisht. Ne besojmë në qeverisjen me sisteme adekuate që artikulojnë në bashkëpunim gjithështresor nevojat e zhvillimit nëpërmjet projekteve që vijnë nga sipërmarrja dhe nuk duam një qeveri që merr përsipër të fryjë radhët me mendimtarë shterpë që tentojnë të zëvendësojnë sipërmarrjen. Ne jemi kundër shpenzimeve për projekte që tentojnë t`i mbivendosen veprimtarisë private duke i marrë sipërmarrjes territorin që duhet t`i takojë sipërmarrjes, ndërkohë që duam të inkurajojmë zhvillimin ekonomik duke stimuluar brenda sistemeve qeverisëse promovimin e inovacionit dhe rritjen e forcimin e sektorit privat.

Ne jemi kundër burokracive që krijojnë varësinë e sektorit privat tek zinxhiri i korruptuar i administratorëve që hartojnë rregullore pas rregulloreje, me qëllim pengesën e zhvillimit dhe te ushqyerin me ryshfete zyrat që përcjellin politiken e dopio taksës. Ne jemi për rendiment dhe efiçencë në veprim të organizuar dhe jo për ndërtimin e një rrjete merimange zyrtarësh, ku zhvillimi dhe energjia, ushqen taksidarët që prodhojnë çorganizim të organizuar, ndonjëherë vetvetiu dhe ndonjëherë të ushqyer nga Pushteti Qëndror.

Republikanët besojnë në përfshirjen ekonomike për të gjithë, duke u mundësuar njerëzve që të kenë një shans për të zotëruar, investuar, ndërtuar dhe zhvilluar. Kjo është e kundërta e politikave të ndërmarra në vitet e fundit, të cilat kanë kërcënuar rritjen ekonomike, kanë rritur papunësinë, kanë ndaluar investimet dhe kanë krijuar një pasiguri të paprecedent. Këto politika kanë vendosur në drejtim, në timonin e ekonomisë, qeverinë, në vend që të mbështetin energjitë dhe shpirtin sipërmarrës të Shqiptarëve për të ndërtuar ekonominë nga themelet e saj.

Besojmë se mbingarkimi i biznesit me taksa dhe rregulla ligjore ineficente ngadalëson zhvillimin ekonomik. Nga ana tjetër, taksa të ulëta dhe rregulla të thjeshta nxisin rritjen e shpejtë ekonomik dhe inkurajojnë ngritjen e bizneseve të reja dhe krijimin e vendeve të punës. Si parti e mundësive, zotimi ynë për biznesin, njerëzit e papunë, familjet pa të ardhura dhe rajonet pa shpresë është: së bashku ne mund të sjellim vendin tonë në rrugë të mbarë, rikthimin e besimit dhe përmbushjen e shpresës për një jetë më të mirë.

Mjeti më i mirë për krijimin e vendeve të punës është rritja ekonomike. Për këtë arsye, në programin tonë, ne nuk ofrojmë një paketë të subvencioneve dhe shpenzimeve joefektive, të cilat krijojnë vende pune afat-shkurtër dhe jo punësim të qëndrueshëm, por ofrojmë efektivitetin dhe gjithmonë duam shumë më shumë se kaq. Ne duam një treg pune të zhvilluar, i cili mbështetet nga një rritje ekonomike të shpejtë. Ne do të braktisim politikat dhe praktikat e qeverisë aktuale, të cilat kanë prodhuar papunësi të lartë, rreth 40%.

Qeveria e tanishme po bën vetëm spektakle televizive, që për hir të së vërtetës duam ta pohojmë se janë e vetmja gjë që dinë të bëjnë, spektakle që fillojnë me të ashtuquajturat zyra të punësimit, duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve me punësime politike të mbështetësve të tyre. Nga ana tjetër, ajo thyen rregullat e tregut të lirë duke ofruar përfitime dhe favore për bizneset afër qeverisë.

Vizioni i piktorit kryeministër bazohet në konceptin se të bësh biznes në Shqipëri duhesh të bazohesh tek çfarë kërkon ai si kryeministër dhe jo tek rregullat e tregut. Piktori i ekspozitave të pahapura po kërcënon njerëzit e biznesit me burgosje, në rast se ata do të veprojnë kundër humorit apo vullnetit të tij dhe nëse nuk i shërbejnë apo sponsorizojnë ambiciet e tij politike dhe korruptive.

Mazhoranca e sotme, Partia Socialiste (PS) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) po ndryshojnë dhe anullojnë kontratat ligjore dhe koncesionet për investitorët Shqiptarë dhe të huaj, gjë e cila është e paprecedent në historitë e vendeve demokratike.  Ekonomia është në rënie të lirë dhe në rekordet e saj me të zeza! Piktori dhe mjeshtri i reklamave, është duke u përpjekur të fshehë realitetin me propagandë të pastër në media çdo ditë. Por të dhënat e fundit mbi ekonominë janë alarmante dhe tregojnë një situatë vërtetë pesimiste:

  • Eksportet në 2016 janë në rënie në krahasim me 2013 duke thelluar defiçitin tregtar.
  • Investimet e huaja direkte janë 35% më të ulëta, që përfaqëson nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit, për shkak të politikave të qeverisë
  • Defiçiti tregtar, i cili në vitet e fundit është ulur në mënyrë progresive, në vitin 2014 u rrit me rreth 300 milionë USD.
  • Dogana ka mbledhur vetëm 80% të të ardhurave të planifikuara.
  • Gjobat dhe tarifat e tjera për njerëzit e biznesit nga administrata tatimore dhe doganore, këtë vit kanë qenë 58% më të larta se një vit më parë.
  • Borxhi i ri për bizneset është krijuar për shkak të rritjes së rimbursimit të TVSH dhe faturave të papaguara për energjinë elektrike të blerë nga Centralet e Hidro Energjisë (HC) private. Shuma e borxhit që qeveria i ka bizneseve është rreth 250 milionë dollarë, krahasuar me 160 milionë çertifikuar nga kompania e auditimit “Deloitte Albania” në 2013.
  • Borxhi publik ka patur një rritje të mprehtë nga 62% e GDP-së në shtator 2013 në rreth 72,5% gjatë qeverisjes së majtë.
  • Konsumi ka rënë me 10% në qeverisjen e majtë.
  • Për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve të ushqimit, dhe mos indeksimit të pagave dhe pensioneve, të ardhurat reale të qytetarëve shqiptarë janë ulur ndjeshëm.
  • Papunësia në Shqipëri është rritur nga 13% në 40%.
  • Varfëria ekstreme dhe mjerimi janë rritur. Numri i qytetarëve nën kufirin e varfërisë, me më pak se 1,25 dollarë në ditë, që nuk mund të sigurojë ushqim për tre vakte në ditë, është rritur 6,2 herë.

Kontrolli i qeverisë dhe politikat korruptive janë shkaku kryesor i kësaj situate, prandaj programi i Republikanëve do të ndjekë politikat e tregut të lirë, do të sigurojë nxitje të ekonomisë dhe do të sjellë punësim dhe prosperitet ekonomik për të gjithë. Programi ynë tregon se çfarë ne do të bëjmë për të arritur këtë qëllim. Vizioni i gjerë i programit tonë është i bazuar në parimet e sistemit të thjeshtë tatimor, normat e ulëta të taksave, Qeveri e vogël, dhe burokraci të reduktuar.

Bizneset shqiptare duhet të veprojnë në një treg të lirë dhe të bëhen më konkurrues në tregun rajonal dhe Evropian. Një partneritet i fortë publik-privat duhet të themelohet për të përmirësuar dhe më tej zhvillimin e infrastrukturës: rrugëve, urave, aeroporteve, porteve, dhe sistemet e ujit, ndër të tjera. Ne do të përmirësojmë ambjentin e biznesit, do të krijojmë siguri dhe do të forcojmë besimin tek biznesi, gjë që do të krijojë vende të reja pune dhe do të bëjë që Shqiptarët të kthehen në punë.

1.3. Biznesi i vogël dhe sipërmarrja

 

Partia Republikane i konsideron bizneset e vogla si shtylla kurrizore e ekonomisë tonë, ku do të punësohet shumica e popullsisë së aftë për punë. Bizneset e vogla krijojnë shumicën dërrmuese të vendeve të punës, rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e bilancit të eksport-importit. Ata, është provuar, të jenë udhëheqësit në avancimin e teknologjisë dhe inovacionit në botë dhe zotimi ynë është të forcojmë rolin e tyre dhe të nxisim sipërmarrjen e biznesit të vogël.

Nën qeverinë në pushtet, bizneset po dështojnë dhe njerëzit janë duke humbur punën. Në vend të mbështesë bizneset e vogla dhe rritjen ekonomike, qeveria po rrit taksat dhe çmimin e energjisë. Premtimet e saj për të mbështetur biznesin e vogël janë provuar të jenë propagandë dhe sistemi i rënduar rregullator dhe kontraktues ka zëvendësuar sistemin e mëparshëm One-Stop-Shop që kishte reduktuar ndjeshëm burokracinë dhe korrupsionin. Kështu, ekonomia ka mbetur në vend dhe nuk po pëson rritje.

Qeveria në pushtet po keq përdor nevojat e grupeve vulnerabël të popullsisë, duke manipuluar në emër të tyre dhe duke tejkaluar autoritetin dhe fuqinë e saj me qëllim për të zgjeruar kontrollin mbi çdo gjë: njerëzit, pasuritë dhe bizneset.

Propaganda e qeverisë ka për qëllim të bindë njerëzit se kjo qeveri mund të ndërtojë barazinë  për të gjithë. Ata gënjejnë dhe promovojnë urrejtje dhe ndarje klasore me qëllim krijimin e perceptimit se Qeveria është Perëndia për njerëzit dhe se ajo është e vetmja, e cila mund të krijojë vende pune dhe të zhvillojë vendin. E vërtetë është se ata po na kthejnë përsëri kohërat e errëta të komunizmit të “Barazisë në Varfëri”.

Trashëgimia e kësaj qeverie është urrejtja e klasave dhe goditja e njerëzve të biznesit, të cilët ndërtojnë dhe prodhojnë, zhvillojnë veten dhe ekonominë, talentin e tyre dhe lirinë ekonomike. Rezultati përfundimtar i kësaj politike është një pikëpyetje e madhe për mbijetesën dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Si një hibrid i ri ku duket qartë dëshira për kontroll nëpërmjet sistemit pseudokapitalist, kjo qeveri kërkon të shndërrojë konceptin e Byrosë Politike të inkriminuar në komunizëm, me Byronë e inkriminuar në ekonominë e monopoleve.

Varfërimi i popullit dhe nënshtrimi i biznesit nëpërmjet korrupsionit po rikrijon ndarjen e biznesit të selektuar politik, me eliminimin e shtresës së mesme dhe krijimin e një shtrese të varfër e të përulur për mbijetesë nën thundrën e rendit politik. Ky është koncepti i rilindjes së diktaturës brenda sistemit kapitalist. Kjo diktaturë e butë shkatërron inovacionin dhe aspiratën për zhvillim tek të gjitha shtresat dhe i imponon të gjithë njerëzve që kërkojnë zhvillim të falin, dhurojnë apo te shkëmbejnë çdo energji tek oligarkët makutë, që në vend të zhvillimit ekonomik bazuar në vlera personale, duan të përfitojnë punën e djersën e të tjerëve nëpërmjet monopoleve, ligjeve antikushtetuese dhe varfërisë.

Kjo politikë e majtë prodhon vetëm largimin nga trojet e veta të çdo njëriu që aspiron të ndërtojë të ardhmen për vete dhe për fëmijët e tij. Partia Republikane beson se krenaria për të mos ju dorëzuar këtij programi ogurzi nuk duhet të na largojë nga vendi, por duhet të na angazhoje që të rimarrim kontrollin si popull mbi të ardhmen tonë, në tokën tonë.

Qëllimi ynë do të jetë prosperiteti i vendit përmes politikave, të cilat përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe nxisin rritjen ekonomike. Më poshtë, renditen disa nga fushat kryesore të politikës, në të cilat ne do të fokusohemi në vitet që do të vijnë:

  • Do të aplikojmë lehtësim taksash ndaj bizneseve që operojnë në rajonet e varfëra të Shqipërisë, për të reduktuar pabarazinë ekonomike midis rajoneve dhe për të nxitur rritjen e lartë në të gjithë vendin.
  • Do të krijojmë mekanizma dhe do të mbështesim bizneset e prodhimit të rrisin financimet si dhe kredi për bizneset e reja apo zgjerimin e tyre.
  • Do të krijojmë një mjedis të biznesit, i cili të ketë në qendër të tij bizneset e vogla dhe ne do të jemi gjithmonë avokatë e tyre të besuar.
  • Do të evidentojmë bizneset që kanë kapacitetet për eksport dhe do të inkurajojmë ato me qëllim që të rrisim integrimin në rajon dhe EU, jo me fjalë, por me thithjen e atyre tregjeve të cilave mund t`i shërbejmë pa dërguar djemtë e vajzat emigrantë.
  • Do të inkurajojmë sipërmarrjet që në bashkëpunim me njëra-tjetrën të arrijnë të rrisin eksportet për të krijuar një riaktivizim zinxhir të ekonomisë në funksion të integrimit të sipërmarrjeve brenda vendit ku sinergjia të provokojë përshpejtim të arritjeve tërësore.
  • Do të inkurajojmë kërkuesit shkencorë dhe akademikët profesionistë në krijimin e të gjitha strukturave private që shërbejnë për çertifikimin dhe standardizimin e të gjitha produkteve në të gjitha fushat me qëllim që Shqipëria të integrohet në çdo nivel me EU si një prodhues produktesh dhe jo krizash sociale që pasojnë me emigrim.

 

 

 

 

1.4. Politika fiskale

Taksat për nga natyra e tyre, reduktojnë lirinë e qytetarit. Prandaj, balanca midis normës së taksave dhe barrës së taksave është kyç për lirinë ekonomike. Liria ekonomike është e barasvlershme me liritë dhe të drejtat themelore të shtetasve. Kufizimi i lirive ekonomike, rritja e taksave, rritja e kontrollit të qeverisë mbi ekonominë, bën që bizneset të mos investojnë në konkurrimin ekonomik sipas rregullave të tregut, por të investojnë në politikë për të siguruar favore, duke rritur korrupsionin politik dhe ekonomik.

Partia Republikane e pranon caktimin e taksave në atë nivel që shërben për të financuar shërbimet kryesore si ato të parashikuara në Kushtetutë, të tilla si siguria kombëtare dhe kujdesin ndaj atyre që nuk mund të kujdesen për veten. Ne kundërshtojmë taksat si një mjet rishpërndarje të ardhurash ose për të financuar programe të panevojshme dhe jo efektive dhe për të promovuar një kapitalizëm “miqësor” që korrupton si politikanët dhe njerëzit e biznesit. Ne kurrë nuk do t`i përdorim taksat për të ndarë shoqërinë shqiptare në shtresa dhe për të nxitur luftë klasash.

Qeveria socialiste me veprimet e saj statiste në zhvillimin dhe implementimin e politikës së taksave, po përpiqet të justifikoje qëllimet e saj. Sipas tyre, qëllimi kryesor i politikave fiskale është rishpërndarja e pasurisë, që do të thotë ta marrë atë nga të pasurit dhe t’ia japë të varfërve. Haptazi ata janë kundër biznesit, i portretizojnë ata si njerëz që përfitojnë nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe aplikojnë filozofinë komuniste të luftës së klasave. Qeveria qartësisht po kërkon kontrollin e plotë mbi shoqërinë, ndërkohë që taksimi i renduar bëhet akoma më i rrezikshem kur është selektiv.

Abuzimi i Pushtetit Qëndror në selektimin korruptim, jo vetëm që shmang taksimin e barabartë por inkurajon praktika antiligjore që më pas korruptojnë edhe gjyqësorin. Një çëshje abuzimi nuk fillon tek gjyqësori, por kultivohet dhe forcohet nën mbrojtjen politike dhe i paraqitet gjyqësorit me potenciale ekonomike dhe politike tejet të forta. Si rrjedhim, gjendja e rënduar tej mase në drejtësi është pasojë direkte e mosfunksionimit të filtrave qeveritarë. Burokracia në rregullore, si dhe në ligje e nen ligje të fryra është mënyra direkte se si qeveria e mazhorancës aktuale i krijon shtratin e nevojshëm Gjyqësorit për devijim të drejtësisë.

Partia Republikane kërkon një qeverisje ku përgjegjshmëria të ketë emër dhe papërgjegjshmëria po ashtu. Në këtë mënyrë ne nuk bazohemi vetëm në meritokraci por edhe në ndëshkueshmërinë direkte.

Përkundër politikave aktuale të qeverisjes së majtë, ne do të zhvillojmë një sistem tatimor që është i thjeshtë, transparent dhe i drejtë, bazuar në parimet e ekonomisë së tregut të lirë. Tatimet do t’i ngarkojnë bizneset në një nivel të arsyeshëm dhe do të përmirësohen në kohë për të ndihmuar sipërmarrësit të përgatisin hapjen e bizneseve dhe plane financimi të shëndoshë. Në mënyrë më specifike ne:

  • Do të rishikojmë dhe do të thjeshtojmë kodin e taksave. Ne do të sjellim përsëri sistemin e taksës së sheshtë dhe të vendosim normat më të ulëta tatimore në rajon, në mënyrë që ekonomia shqiptare të jetë më konkurruese dhe më tërheqëse për investimet e huaja.
  • Do të ulim nën 10% normën tatimore mbi të ardhurat, të interesave, dividendëve dhe fitimet kapitale.
  • Do të përjashtojmë nga taksat bizneset që veprojnë në rajonet e varfra ekonomike për 5 vjet.
  • Do të ofrojmë paketa lehtësuese të taksave për bizneset, të cilat ofrojnë vende të reja pune ose të cilët punësojnë njerëz nga grupe të margjinalizuara apo të rrezikuara.
  • Do të përjashtojmë nga taksat organizatat fetare, bamirëse dhe shoqëritë vëllazërore, të cilat nxisin mirëqënien dhe patriotizmin, si dhe donacionet për to do të jenë të zbritshme nga taksat.

1.5. Politika buxhetore

Politika buxhetore e Partisë Republikane bazohet në: reduktimin e shpenzimeve të panevojshme publike, balancimin e buxhetit dhe sigurimin e politikave monetare të arsyeshme.

Socialistët dhe Lëvizja e tyre për Integrim, po ndërtojnë një qeveri të madhe, e cila shkon përtej funksionit të saj kushtetuese, rrit shpenzimet joefektive dhe rrit rreziqet për financat publike. Ata kanë rritur barrën tatimore me 50% dhe ankohen për shumat e papaguara gjatë qeverisjes së mëparshme, ndërkohë që janë duke krijuar të reja. Si rezultat, investitorët po largohen nga vendi dhe investimet e reja të huaja janë pothuaj inekzistente.

Në të kundërt, ne Republikanët do të zbatojmë konceptin e qeverisë së vogël duke ulur barrën e sektorit publik mbi taksapaguesit dhe nivelin e borxhit publik, për të krijuar më shumë hapësirë për punësimin e të rinjve dhe garantuar të ardhmen për fëmijët tanë. Duke ndjekur filozofinë tonë të qeverisë të vogël, ne do të krijojmë rregulla dhe standarde që sigurojnë punë dhe dinjitet për të gjithë shqiptarët. Brenda kuadrit Kushtetues, ne do të përcaktojmë funksionet dhe përgjegjësitë e qeverisë bazuar në role të mirëpërcaktuara dhe përgjegjësi.

Partia Republikane do të krijojë funksione ekskluzive, të përbashkëta dhe të deleguara të njësive të qeverisjes lokale dhe kompetencave të tyre fiskale. Ne do të mbajmë buxhetin të balancuar përmes shkurtimit të shpenzimeve të panevojshme publike, përmes reformave të rëndësishme strukturore, të cilat do të synojnë rritjen e produktivitetit, përdorimit të teknologjisë kompjuterike, zvogëlimit të qeverisë, reduktimit të defiçitit buxhetor dhe të borxhit publik dhe nxitjes së rritjes ekonomike.

Ne do të reformojmë edhe procesin e menaxhimit të buxhetit për të rritur rolin mbikëqyrës të Parlamentit. Më shumë kohë do t’i jepet deputetëve të Parlamentit për të shqyrtuar, diskutuar dhe miratuar buxhetin. Parlamentarët do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të takuar njerëz, për të diskutuar me grupet e interesit dhe për të adresuar shqetësimet e tyre për buxhetin, në vend që të jenë vetëm noterët që vërtetojnë dhe miratojnë buxhetin e paraqitur nga qeveria.

Parlamenti do të miratojë buxhetin e vet dhe atë të institucioneve të pavarur para se të aprovojë buxhetin e paraqitur nga qeveria. Kjo do të shmangë presionin negativ të qeverisë mbi parlamentin dhe sistemin gjyqësor përmes kontrollit të buxhetit dhe politikave të tyre të shpenzimeve. Ne, gjithashtu, do të kërkojmë amendim të kushtetutës, në mënyrë që çdo rritje e taksave, përveçse në rastet e Sigurisë Kombëtare ose emergjencave, të kërkojë miratim me shumicë absolute.

1.6. Politika Monetare

Ne do të mbështesim pavarësinë e Bankës Qëndrore dhe do të promovojmë një sektor bankar të shëndoshë. Banka qëndrore duhet të sigurojë një politikë të kujdesshme monetare me qëllim për të rritur sigurinë e parave të njerëzve dhe të zvogëlojë kostot financiare të ekonomisë. Ne do të shtyjmë Bankën Qëndrore që të ndërtojë një sistem mbikëqyrës dhe monitorimi për bankat e nivelit të dytë, i cili do të sigurojë përdorimin efektiv të parave të qytetarëve dhe kosto të ulëta për shërbimet bankare. Ne do të promovojmë përdorimin e parasë elektronike dhe depërtimin e sistemit bankar në zona të largëta.

1.7.  Ekonomia shqiptare dhe AJO Evropiane e rajonale

Shqipëria është në rrugën për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, ku vlerat e përbashkëta dhe sundimi i ligjit veprojnë në harmoni me respektimin e të drejtave të njeriut. Megjithatë, ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se Shqipëria është larg nga ekonomia e BE-së dhe ende ka shumë pengesa në integrimin ekonomik.

Rruga jonë integruese do të konsiderojë faktin se ka më shumë se 6 milion shqiptarë në rajon dhe së pari ne duhet të përdorim kapacitetet rajonale dhe të integrohemi në tregun rajonal si shqiptarë. Kështu, ne duhet të punojmë për të kombinuar dhe për të unifikuar politikat tona ekonomike panshqiptare me ato rajonale si dhe për të zbatuar projekte rajonale.

Trans Adriatic Pipeline (TAP), projekt i iniciuar dhe i formalizuar gjatë qeverisjes sonë të djathtë, është i një rëndësie të madhe dhe hap mundësi të mëdha për zhvillimin e Shqipërinë dhe vendeve të tjera të veriut të Ballkanit. Në kundërshtim me opozitën e atëhershme socialiste, ne mbështesim projektin dhe forcimin e marrëdhënieve të biznesit me qeverinë e Azerbajxhanit. Ne e konsiderojmë TAP jo një tubacion të thjeshtë gazi, por një projekt të rëndësishëm që kontribuon në Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera ku jetojnë shqiptarët. Përveç kësaj, ky projekt i hap rrugë diversifikimit të burimeve të energjisë së Shqipërisë me qymyrin në Kosovë dhe burime të tjera të energjisë së rinovueshme.

Në kontekstin e integrimit rajonal dhe evropian, ne e konsiderojmë rritjen e taksave nga qeveria Rama-Meta një pengesë dhe kufizim të madh. Kjo është shumë shkatërruese për ekonominë tonë dhe e bën atë jo-konkurruese me vendet e tjera të rajonit që përdorin taksën e sheshtë dhe afrojnë investitorët e huaj.

Ndikimi negativ i kësaj politike është i dukshëm nëse e krahasojmë me Malin e Zi ku aplikimi i një takse të sheshtë 9% në përgjithësi por vetëm 5% për investimet në turizëm dhe lehtësim taksash nga 5 deri 10 vjet për të bërë biznes në pjesën veriore të vendit ka tërhequr investime të huaja që arrijnë në rreth 3 miliard dollarë. Përkundrazi, Shqipëria takson bizneset dhe njerëzit me 15% mbi fitimin e tyre si dhe burimet e tjera të të ardhurave dhe TVSH është në masën 20%.

Takimi i Berlinit i vendeve të Ballkanit ka hapur një mundësi të re për bashkëpunim ekonomik rajonal. Së bashku me korridorin Jon, kjo do të nxisë zhvillimin e projekteve rajonale hekurudhore, të cilat kanë qenë në diskutim që më parë. Ne do të mbështesim këto projekte dhe do të angazhojmë burimet tona më të mira për të zhvilluar të gjitha llojet e projekteve, duke përfshirë parqet industriale, portet e kontejnerëve etj.

 

1.8. Infrastruktura: Ndërtimi i së Ardhmes

Ndërtimi i rrjetit të infrastrukturës është kritik për rritjen ekonomike, konkurrencën dhe sigurinë në Shqipëri. Ne kemi mbështetur, në çdo kohë, të gjitha programet e zhvillimit të infrastrukturës. Ne pranojmë, gjithashtu, se qytetarët e Shqipërisë kanë nevojë për ujë të pijshëm, rrugë të sigurta, hekurudha, ura, porte dhe aeroporte.

Qeveria socialiste në pushtet nuk ka investuar në ndonjë projekt strategjik në infrastrukturë, për të lehtësuar mundësitë e biznesit, në të kundërt, ajo i ka ulur ndjeshëm investimet në infrastrukturë dhe buxheti i ndarë për rrugët dhe transportin kombëtar është shpenzuar kryesisht për projekte të parëndësishme në vend të përmirësimeve themelore strukturore.

Ne do të zhvillojmë portin e Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit, ashtu siç investuam fuqishëm gjatë qeverisjes sonë 2005-2013, për t’i bërë ato pika strategjike të ekonomisë dhe lidhje kyçe të tregtisë me ekonomitë e rajonit të Ballkanit dhe BE-së. Ata do të shërbejnë si korridore të rëndësishme lindje-perëndim dhe ne do të ringremë projektin e porteve-kantiere të mëdha në Shqipëri. Bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës për t’i dhënë asaj të drejtën ekskluzive për përdorimin e portit të Shëngjinit është konsideruar me rëndësi të madhe për të dy vendet.

Rruga e Arbrit është një tjetër autostradë që do të përmirësojë ndjeshëm zhvillimin ekonomik dhe do të facilitojë shkëmbimet tregtare me Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë, me një kosto ndjeshëm më të ulët.

Shqipëria është shumë e pasur me burime ujore, por siguria e tyre dhe disponueshmëria për njerëzit janë në gjendje të mjerueshme. Gjatë viteve të qeverisë sonë ne investuam rreth 150 milion euro në sistemin e trajtimit të ujërave, por integrimi dhe funksionimi i tyre mbetet një problem real. Studimet inxhinierike raportojnë sisteme të shkatërruara të ujit të pijshëm, vjetërsim të digave dhe infrastrukturë jo-funksionale e ujërave të zeza. Investimet në këto zona dhe rezervat ujore, mund të rinovojnë komunitetet, tërheqin bizneset dhe krijojnë punë. Më e rëndësishmja, këto investime sigurojnë shëndetin dhe mirëqenien e popullit shqiptar.

Si Republikanë konsiderojmë tregtinë ndërkombëtare faktor vendimtar për rritjen e ekonomisë sonë. Ajo kontribuon për të krijuar vende të reja pune, rritjen e pagave dhe për të përmirësuar standardin e jetesës. Ne do të nxisim investimet private në sektorë, të cilat kanë përparësi konkurruese. Kështu, produktet shqiptare mund të jenë më konkurrues në tregjet ndërkombëtare, eksportet do të rriten dhe bilanci tregtar do të përmirësohet.

Ne e konsiderojmë partneritetin publik-privat si një mekanizëm të rëndësishëm dhe të fuqishëm për zhvillimin, modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së vëndit tonë dhe për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe krijimin e vëndeve të reja punës.

Në të gjithë politikat tona në fushën e zhvillimit të infrastrukturës në do ti përmbahemi me rigorozitet parimeve themeltare të zhvillimit të qëndrueshëm, i cili është i domosdoshëm për të garantuar të tashmen dhe të ardhmen. Fuqizimi i Agjencisë Mjedisore, me përgjegjësitë e planifikimit të territorit dhe lejet mjedisore për aktivitetet e biznesit, do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

1.9.  Një forcë punëtore e shekullit të njëzet e një

Shqipëria ka një ndër popullsitë më të reja në Evropë dhe popullsia e saj është e aftë dhe punëtore. Ne e konsiderojmë atë si një aset të vlefshëm dhe do të punojmë për rritjen efektivitetit të saj. Papunësia e lartë dhe në rritje, veçanërisht për të rinjtë, është një shpërdorim tragjik i energjisë dhe ideve të kombit. Kjo vjen për shkak të pasigurisë së paprecedent në sistemin e sipërmarrjes së lirë, e ushqyer nga politikat e qeverisë në pushtet, e cila ka prishur kontratat e detyrueshme ligjore, si dhe për shkak të rritjes dhe ndryshimeve të shpeshta të taksave.

Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa rikthimi i popullit shqiptar në punë. Përveç shkurtimit të shpenzimeve, taksave të ulëta dhe kufizimit të burokracisë, ne do të zëvendësojmë politikat, të cilave u ka kaluar koha me një plan strategjik për të zhvilluar një fuqi punëtore të shekullit njëzet e një dhe përdorimit më efektiv të kapitalit njerëzor të vendit tonë. Pjesë e këtij plani do të jetë trajnimi i avancuar për fuqinë punëtore të kualifikuar si dhe trajnimi i qytetarëve në nevoja pune,  në bashkëpunim të ngushtë me shkollat profesionale dhe punëdhënësit.

 

2.  BUJQËSIA

2.1. Problemet dhe realiteti i zhvillimit të bujqësisë

Prodhimi bujqësor dhe eksportet bujqësore janë pjesë themelore e ekonomisë shqiptare. Në këtë këndvështrim, zhvillimi cilësor i bujqësisë është në qendër të axhendës sonë për punësimin dhe prosperitetin e familjeve të fermerëve dhe zinxhirit të familjeve që ekonominë e tyre e kanë të lidhur me bujqësinë.

Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, ka një histori të lashtë në trojet shqiptare. Vendi ynë për shkak të kushteve historike e shoqërore është quajtur deri vonë një vend bujqësor e rural me gjithë propagandën komuniste për industrializimin e vendit, pasi bujqësia ka qenë baza e aktivitetit ekonomik shtetëror, për vete kontributin e lartë që ky sektor kishte në ekonomi. Megjithëse sektori bujqesor e blegtoral, historikisht ka qenë një ekonomi ekstensive, që para 200 a me shumë vitesh, i vetmi element tregtar me të ardhura, ka qenë eksporti i mishit, vajit të ullirit dhe frutave.

Me ardhjen e demokracisë, pas viteve 90, ashtu si në gjithë sektorët e ekonomisë, sektori i bujqësisë dhe ushqimit pati rritje vit pas viti, por, me gjithë propagandën për ta parë atë si prioritet, nuk ka qenë asnjëherë prioritet real, gjë që pasqyrohet në politikat e ndjekura dhe buxhetet e caktuara në mbështetje të saj.

Krejt ndryshe e shohin vendet e Komunitetit Europian rolin dhe vendin që bujqësia e ushqimi zënë, në kuadër të ekonomive kombëtare.  Megjithë peshën e ulët në ekonomi, vëmendja e qeverive perëndimore ndaj bujqësisë është e madhe dhe kjo duket nga kontributi që shteti akordon për sektorin bujqësor e ushqimor në krahasim me peshën që zë ky sektor në ekonominë kombëtare. Në vendet e KE shteti i ka kushtuar vëmendje të madhe (historike) garantimit të shenjtërisë së pronësisë, zhvillimit të njësive ekonomike, infrastrukturës bujqësore e rurale dhe teknologjive të prodhimit.

  • Çfarë ndodh në vendin tonë me këtë sektor që megjithëse zë një vend dominant në ekonominë kombëtare, vazhdon të jetë i prapambetur dhe nuk ka shenja të krijojë prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm?

Është e dhimbshme të konstatohet se, edhe pas 20 viteve, ekonomia në rajonet rurale nuk ka hyrë ende në rrugën e tregut të lirë. Politikat preferenciale dhe mbështetjet e diferencuara financiare kanë krijuar dallime të mëdha në zhvillimin ekonomik dhe social ndërmjet rajoneve të ndryshme të vendit. Aktivizimi i aseteve potenciale apo shfrytëzimi i tyre  lënë për të dëshiruar. Për pasojë, punësimi dhe përdorimi i hapësirave natyrore është në nivelet më të ulta të mundshme, pasuar nga një tendencë e pandalshme migruese.

Edhe reforma për decentralizimin dhe administrimin e resurseve, në vënd të përmirësimit të situatës ka shkaktuar pështjellim dhe dëmtime masive të tyre. Peisazhi natyror në zonat turistike bregdetare dhe malore është bërë pre e grabitjeve dhe shkatërrimit të pandalshëm, duke prekur rëndë deri edhe parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura.

Tre janë drejtimet kryesore ku është gabuar gjatë këtyre 26 viteve të tranzicionit, lidhur me zhvillimin bujqësor e rural:

  • Ligji 7501 dhe ai mbi tokat e fermave bujqësore ka krijuar një kaos total, ka penguar zgjidhjen e problemit të pronësisë mbi tokën bazuar mbi Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Nenit 41 t ë Kushtetutes, duke cënuar kështu elementin e parë dhe kryesor të ekonomisë së tregut të lirë.
  • Mungesa totale e organizimit të prodhimit bujqësor e blegtoral dhe mangësitë në shpërndarjen e produkteve të gjeneruara nga aktivitetet rurale.
  • Mbështetja e pamjaftueshme shtetërore në drejtim të sektorit rural, nga shteti dhe sektorët e tjerë të ekonomisë si dhe mosgjenerimi i punësimit në sektorët urbanë të industrisë dhe shërbimeve, që ka sjellë si pasojë migrimin konfuz të popullsisë nga zonat rurale në zona shumë të populluara krahasuar me asetet në dispozicion për frymë të popullsisë.

Sot, shqiptarët janë të shqetësuar për koston në rritje të ushqimit të tyre. Politikat aktuale të administratës kufizojnë prodhimin e energjisë, çmimin e karburantit, i cili nuk është i organizuar në tregje, si dhe ka mungesë të investimeve në sistem, degradim të sistemit të ujitjes, degradim të tokës dhe kosto të rritur për prodhuesit. Varësia jonë nga importet e huaja mund të kërcënojë furnizimin tonë me ushqime dhe mbështetjen e zhvillimit të prodhimit vendas. Gjendja në bujqësi paraqitet tejet problematike dhe sidomos në lidhje me pasigurinë pronësisë si dhe tatimet e shumta që kërcënojnë mbijetesën e fermave familjare të trashëguara në vite.

Reformat e vitit 1991, kaluan në pronësi ose në përdorim rreth 560.000 ha tokë bujqësore, duke mohuar pronarët e ligjshëm, duke krijuar një konflikt permanent pronësie dhe rrjedhimisht një pjesë e madhe e kësaj toke nuk mbillet dhe nuk investohet në funksion të intensifikimit të prodhimit bujqësor e blegtoral. Kjo ndarje për frymë krijoi një numër të madh fermash të vogla e të copëzuara duke vështirësuar shumë prodhimin intensiv, kooperimin dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore e blegtorale.

Mungesa e investimeve në tokën bujqësore, sistemet e drenazhimit e të kullimit dhe sistemet e ujitjes, ka krijuar kushte të favorshme për erozionin dhe ka sjellë humbjen e cilësive fizike e kimike të tokës duke influencuar direkt në sasinë, cilësinë dhe kostot e prodhimit. Në mënyre të papranueshme toka bujqësore është kthyer në tokë truall dhe tokat e pashfrytëzueshme nga ana bujqësore që duhej të përdoreshin për ndërtime janë djerrë.

Aktualisht, nuk ka politika për nxitjen e tregut të tokës, të konsolidimit të fermave, të nxitjes së kooperimit, etj.  Menaxhimi i kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja karakterizohet vetëm nga ndërhyrjet e emergjencës. Aktualisht, nuk ka një plan madhor për disiplinimin e lumenjve dhe ekziston një paqartësi ligjore mbi të drejtën e administrimit dhe menaxhimit të shtretërve të lumenjve.

Mënyra e organizimit të prodhimit bujqësor e blegtoral dhe shpërndarja e produkteve në treg është kaotike. Nuk ka rregulla të qarta të funksionimit të fermave, si në aspektin e krijimit të një biznesi real kapitalist në fshat ashtu edhe nga mbështetja e strukturave shtetërore siç ndodh në vendet e BE-së. Nuk ka një strategji sektoriale të rajonizuar, mbështetur në inisiativën private dhe avantazhet rajonale për krijimin e rajoneve dhe tregjeve të specializuara.

Tregu është kaotik dhe informal, ku çmimet e produkteve variojnë si rezultat i spekulimeve të tregëtarëve dhe futjes pa kontroll të produkteve nga importi, duke krijuar probleme serioze tek prodhuesit vendas të pa mbrojtur. Orientimi i zhvillimit të sektorit bujqësor e rural, nuk përkon me politikat e BE-së të cilat në thelb kërkojnë hartimin e politikave në përputhje me oportunitetet që ofrojnë zona të ndryshme të vendit, gjithnjë në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës në zonat rurale.

Mbështetja bujqësore e rurale, si një nga kolonat kryesore në vendet e BE-së ku duam të integrohemi edhe ne, megjithë zhurmën e madhe të trumbetuar në fushatën e kaluar nga mazhoranca socialiste, mbeti në rangun e premtimeve boshe. Çmimi i karburanteve që përdoren në bujqësi është i njëjtë me çmimin e çdo konsumatori (si për makinat e luksit ashtu edhe për traktorin) dhe ky çmim është më i larti në Evropë për sektorin e bujqësisë, agroindustrisë dhe peshkimit. Në këtë mënyrë produkti del në treg me kosto të lartë dhe shumë i konkurruar nga produkti i importit duke krijuar tërheqje dhe mosbesim në vazhdueshmërinë e aktiviteteve bujqësore e blegtorale, por edhe duke shtuar numrin e të papunëve rurale e urbanë.

Prej disa vitesh është ngritur Agjencia për Zhvillimin Bujqësor e Blegtoral (AZHBR) e cila ka për detyrë të mbështesë dhe bashkëfinancojë bizneset bujqësorë, blegtorale dhe përpunuese si dhe të formalizojë prodhimin dhe shpërndarjen në hapësirat rurale. Fondet janë akorduar nga BE nëpërmjet programit IPARD–like dhe nga qeveria shqiptare. Që nga ngritja e kësaj Agjencie dhe deri më sot fondet e alokuara nuk janë disbursuar, si rezultat i paaftësisë së strukturave të saj në menaxhimin e fondeve dhe paqartësisë së qeverisë për përdorimin e tyre në kushtet e ekonomisë së tregut.

Edhe ato pak fonde që janë arritur të disbursohen janë përdorur pa kriter, në mënyrë abuzive dhe selektive në favor të militantizmit dhe klientelizmit. Nga ana tjetër buxheti i sektorit rural e bujqësor i cili u trumbetua nga mazhoranca se do të rritej në masën 5 herë, mbeti një mashtrim elektoral.

2.2. Bujqësia e së ardhmes

Partia Republikane e Shqipërisë synon dhe do të mbështesë rritjen e prodhimtarisë, mirëqenies dhe kushteve natyrore e jetësore dhe prosperitetit të popullatës që jeton në zonat rurale. Ne mbështesim programet e fermave që i aftësojnë ata për të menaxhuar rrezikun e jashtëzakonshëm që ata hasin çdo vit në fusha. Këto programe duhet të shërbejnë si mjete kosto-efektive të menaxhimit të rrezikut, duke ofruar alternativa që përmirësojnë aftësinë e prodhuesve për të vepruar kur kohët janë të vështira. Suksesi i sistemit tonë të politikave të menaxhimit të riskut do t’i mundësojë fermerëve të vazhdojnë të ushqehen, të furnizojnë kombin dhe të eksportojnë.

Partia Republikane mbetet konsekuente në zgjidhjen e çështjes së pronës dhe në këtë kuadër do të mbështesë me forcë kthimin e pronave bujqësore të pronarëve të ligjshëm, si dhe duke dëmshpërblyer pronarët me tokat e lira dhe trojet rurale akoma të pa ndara dhe në pronësi të shtetit, si dhe shfuqizimin e disa ligjeve të mëparshme në dëm të tyre. Pa prone të konsoliduara private nuk ka zhvillim të kapitalizmit në fshat.

Është shumë e rëndësishme organizimi i mirë i programeve mbështetëse në bujqësi, duke marrë në konsideratë se procesi i anëtarësimit në BE do të na përballë jo vetëm me një treg bujqësor evropian shumë të rreptë, por edhe me rregullore dhe procedura, të cilat do të rrisin në masë të madhe koston. Ndër hapat kryesore që do të ndërmerren:

  • Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale, me objektiv rritjen e rendimentit të aktiviteteve ekonomike dhe rritjen e aseteve në përdorim të popullatës rurale duke shtuar mundësitë e zhvillimit jo vetëm bujqësor e blegtoral por edhe të aktiviteteve avantazhuese rurale, në kuadër të shtimit të përdorimit të resurseve natyrore, qofshin këto, ekonomike, të shërbimit apo të mbarështimit dhe konservimit të ambientit rural.
  • Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale nëpërmjet politikave zhvillimore të punësimit në drejtim të rritjes së shërbimeve, dhe hapjes së fronteve të reja të punës, bazuar në iniciativën e lirë private dhe mbështetjen e domosdoshme shtetërore në zonat urbane e inter urbane.
  • Mbrojtja e tokës bujqësore si aseti bazë i zhvillimit ekonomik dhe aktivitetet private, duke vendosur kritere strikte të pandryshueshmërisë së destinacionit të prodhimit në aktivitete të tjera, qofshin këto ekonomike apo sociale.
  • Krijimi i tregut të tokës bujqësore në funksion të krijimit të fermave të mëdha private kapitaliste në kuadër të rritjes së prodhimtarisë, uljes së kostos dhe rritjes së të ardhurave për njësi prodhuese.
  • Rritjen e investimeve themelore në kuadër të shtimit të sipërfaqeve ujitëse dhe kullimit, në funksion të konfiguracionit aktual të organizimit bujqësor e blegtoral dhe me synim të futjes së teknologjive të reja të ujitjes moderne dhe veprave të mëdha kulluese që aktualisht janë të amortizuara si dhe ndërtimit të skemave të reja të ruajtjes së tokës bujqësore nga përmbytjet.
  • Rritja e prodhimit bujqësor duke intensifikuar përdorimin e teknologjive bashkëkohore, modernizimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit, rritjen e shkallës së mekanizimit të proceseve të prodhimit dhe rritjen e sasisë dhe cilësisë se inputeve bujqësore (si materialin biologjik të çertifikuar, inputet bujqësore, plehrat kimike organike e pesticidet).
  • Rivlerësimi i avantazheve rajonale në kuadër të shpërndarjes së kulturave bujqësore nëpërmjet përqëndrimit të prodhimit dhe specializimit të rajoneve (përvojë e SHBA-së dhe vendeve të zhvilluara të BE-së).
  • Mbështetja me një infrastrukturë moderne e përpunimit të produkteve, marketimit dhe tregtimit të tyre, në mënyre që të krijohet një vlerë e shtuar, si rezultat i paraqitjes cilësore të produktit tek konsumatorët vendas dhe të huaj.
  • Rritja e prodhimit blegtoral duke krijuar një sistem intensiv të prodhimit, nëpërmjet modernizimit të mbarështimit, teknikave intensive të prodhimit foragjer, krijimit të një sistemi të kontrollit shëndetësor veterinar, konform direktivave të BE.
  • Rajonizimin e prodhimit blegtoral duke u bazuar në kushtet klimatike dhe biologjike të rritjes së grupeve blegtorale si dhe traditës së rajoneve në mbarështimin e blegtorisë. Nje kujdes i veçantë duhet ti kushtohet rritjes së numrit të krerëve sidomos në zonat veriore dhe verilindore të vendit.
  • Rritja e shkallës së përpunimit të produkteve blegtorale nëpërmjet specializimit dhe mbështetjes së krijimit të fermave të mëdha me cikël të mbyllur të prodhimit dhe përpunimit të produktit.

 

Në kuadër të zhvillimit rural të integruar, do të synohet në rritjen e aktiviteteve jashtë fermave bujqësore e blegtorale duke shfrytëzuar, ato aktivitete qe japin vlerë të shtuar, rrisin punësimin dhe vënë në lëvizje asetet e fjetura të zonave rurale (si bimët medicinale e eterovajore, frutat natyrale dhe të kultivuara të pyllit, burimet ujore, burimet drusore, agroturizmi e peisazhi natyror në funksion të tij).

Mbarështimi dhe miradministrimi i pyjeve dhe kullotave natyrore, do të shikohet në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm rural, jo vetëm në kuadër të ruajtjes dhe përmirësimit të ambientit rural, por dhe në vënien në përdorim efiçient, për të siguruar vlerë të shtuar.

Rritja e sigurisë ushqimore në kuadër të rritjes së cilësisë së produkteve natyrore dhe të përpunuara, si rezultat i modernizimit të sistemit të prodhimit dhe standartit të prodhimit, si dhe në rritjen e kontrollit të organeve kompetente dhe krijimit të një kuadri ligjor konform direktivave të BE-së. Në kuadrin institucional në strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, në institucionet e varësisë qendrore dhe lokale, do të rritet shkalla e profesionalizmit dhe këto institucione do të mbeten institucione politikë-bërës dhe do të kombinohen me institucione të reja private.

Do të rritet mbështetja e sektorit bujqësor e rural nëpërmjet rritjes së buxhetit të sektorit, kryesisht për përmirësimin e infrastukturës bujqësore e rurale, të prodhimit, përpunimit dhe tregëtimit të produkteve dhe të rritjes së mbështetjes direkte ndaj fermerëve. Një vëmendje e veçantë do të kushtohet në menaxhimin e farërave dhe ruajtjen e gjenetikës së blegtorisë dhe shpendëve në vazhdim të ruajtjes së specifikave rajonale që Shqipëria ka si trashëgimi rajonale.

Vlerësimi dhe integrimi i këtyre vlerave do të behet dhe në funksion të ekoturizmit dhe zhvillimit te turizmit agro-bio si një fushë specifike që sot merr vlera të veçanta në të gjitha vendet e EU-së dhe USA-së. Ky sektor do të rivitalizojë jo vetëm ekonominë në skajet e thella të vendit, por do të krijojë një integrim social të këtyre zonave me vizitorët vendas dhe te huaj. Rritja e këtij sektori do të rrisë ndërgjegjësimin masiv për vlerat e vendit, do të kultivojë tek të rinjtë shpresën për mirëqënie, do të integrojë në aspektin kulturor vendasit me turistët e huaj, do të hapë një zhvillim të madh në modelet perëndimorë dhe integrimin e tyre në vend, do të rrisë ndërgjegjësimin për ambientin, etj.

3. BURIMET NATYRORE DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM

 

Partia republikane është Partia e punësimit të qëndrueshëm dhe rritjes ekonomike përmes energjisë Shqiptare, bujqësisë, turizmit dhe politikës mjedisore. Ne jemi edhe partia e kultivuesve dhe prodhuesve, fermerëve, pylltarëve, minatorëve. Ne jemi gjithashtu partia që beson në konservimin tradicional: shfrytëzimi i mençur i burimeve duke mbajtur parasysh sakrificat e gjeneratave të kaluara për të ruajtur këto burime si dhe duke qenë të përgjegjshëm për ti ruajtur ato për brezat e ardhshëm.

 

3.1. Energjia

Një sektor i fortë dhe i qëndrueshëm i energjisë është një gjenerator punësimi dhe një katalizator i rritjes ekonomike, jo vetëm në industrinë e energjisë, por edhe në tregjet e saj dytësore.

Partia Republikane inkurajon dhe promovon burime të shumëllojshme vendase të energjisë, që nga kërkimi dhe zhvillimi, eksplorimi, prodhimi, transporti, transmetimi dhe konsumimi në mënyrë që të jetë një sektor ekonomikisht i qëndrueshëm, që të krijojë vende të reja pune dhe ekologjikisht i shëndoshë. Kur industria jonë e energjisë të jetë rivitalizuar, më shumë shqiptarë do të gjejnë punë në industrinë e prodhimit, atë minerare, të përpunimit, transportit dhe fusha të tjera.

Partia Republikane është e angazhuar për rritjen e prodhimit të energjisë në vend. Roli i qeverisë do të jetë të inkurajojë zhvillimin e përgjegjshëm në të gjithë vendin. Ne do të lemë tregun e lirë dhe do të jenë preferencat e publikut që do të përcaktojnë rezultatet e industrisë. Në vlerësimin e burimeve të ndryshme të energjisë potenciale, Republikanët mbështesin një qasje të diversifikimit të burimeve, duke përfituar nga të gjitha ato burime natyrore të dhëna nga Perëndia.

Politikat tona synojnë sigurimin e energjisë për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë për të gjithë vendin dhe të gjithë sektorët e ekonomisë. Siguria e energjisë është e lidhur mjaft ngushtë me sigurinë kombëtare. Ne jemi të vendosur për të forcuar industrinë tonë të energjisë duke krijuar premisa të fuqishme për të nxitur rritjen ekonomike dhe krijuar rrjedhimisht vënde pune të reja.

Ne jemi një nga vendet më të pasura në Evropë me burime hidrike, gjë e cila paraqet një mundësi të madhe për energji hidrike, kombinuar me potencialet e energjisë së rinovueshme, diellore, të erës dhe energjisë nga mbetjet.

Qymyrguri është një burim energjie i bollshëm dhe me kosto të ulët në Kosovë dhe me shumë potenciale. Ne duhet të punojmë më ngushtë me qeverinë e Kosovës për të pasur projekte të përbashkëta, të nxisim ngritjen e impianteve të reja me qymyrguri në sektorin privat, të cilat të jenë me kosto të ulët, të respektojnë mjedisin dhe të jenë eficente. Ne gjithashtu inkurajojmë kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara në këtë sektor.

TAP (Trans Adriatic Pipeline) do ta sjellë Shqipërinë në një stad të ri të efikasitetit dhe shfrytëzimit të energjisë. Gazifikimi i vendit duhet të ketë projekte te mirëmenduara dhe lidhje transparente me kompani të njohura në këtë fushë. Ky duhet të jetë një investim që do t’i shërbejë gjeneratave të ardhshme dhe do të krijojë një mundësi më shumë për punë, do të reduktojë kostot për ekonomitë familjare dhe do të përmirësojë sektorin e energjisë.

Pasiguritë e krijuara nga qeveria aktuale për investitorët e hidrocentraleve të vegjël dhe të mesëm, duke imponuar çmime më të ulëta të shitjes sesa çmimi i importit është kundër strategjisë për shfrytëzimin e burimeve tona të energjisë dhe do të rrisë varësinë nga importi, çka do të shoqërohet me marrëveshje të fshehta dhe afera korruptive. Kjo politikë po shkatërron investimet e realizuara, ka rritur mosbesimin për investime të tjera dhe padyshim ka krijuar problem në zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Ne inkurajojmë zhvillimin me kosto efektive të energjisë së rinovueshme. Është e rëndësishme të krijohet një qasje e bazuar në tregun e lirë për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe për të zhvilluar në mënyrë të shpejtë burimet alternative të energjisë elektrike, ujore, diellore dhe biomasës. Partneritetet ndërmjet industrive tradicionale të energjisë dhe industrive të reja të rinovueshme mund të jenë një komponent qëndror në plotësimin e nevojave afatgjata të kombit.

 

3.2. Pyjet

Sektori i Pylltarisë dhe pyjet përfaqësojnë një nga sektorët me potencial të rëndësishëm ekonomik në Shqipëri.

Informaliteti, niveli i lartë i prerjeve të kundërligjshme, korrje intensive dhe mbikullotja, niveli i ulët i teknologjisë dhe informacionit të sistemit (i paaftë për të reaguar dhe për të pasqyruar në kohë ndryshimet që ndodhin në fondin pyjor), kapaciteti i ulët në mbrojtje nga zjarri dhe niveli i ulët i hulumtimit dhe profesionalizmit, janë problemet kryesore të cilat duhet të analizohen seriozisht dhe për këtë duhen ngritur dhe aktivizuar mekanizmat e nevojshëm, të cilat mund të plotësojnë kushtet për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe shërbimeve.

Nga ana tjetër, është një fakt i njohur se për të zhvilluar këtë sektor duhet një ligj i mirë për pyjet pasi ligji ekzistues nuk është në gjëndje të përmbushë kërkesat e sektorit të pylltarisë, ai nuk pasqyron realitetin e pyjeve në Shqipëri dhe nuk ka përputhje me direktivat e BE-së dhe detyrimet e përcaktuara me vendimin ministerial të Oslos dhe Mandatin e Europës Pyjore (marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në Evropë). Opozita aktuale ka përgatitur një draft – ligj, hartuar me ekspertizën ndërkombëtare, por ai ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Aktualisht, Shqipëria nuk ka një strategji për sektorin e pylltarisë ose një Program Kombëtar të Pyjeve dhe për më tepër reforma institucionale e sektorit të pyjeve, hartuar me ekspertizën ndërkombëtare, ende nuk ka nisur të zbatohet. Qeveria aktuale është duke shkuar në drejtim të kundërt dhe programi i qeverisë ekzistuese nuk duket të ketë ndonjë vizion, përveç ruajtjes së pyjeve nga policia e shtetit!

Vizioni i sektorit të pyjeve duhet të harmonizohet me katër objektivat globale të Forumit të Kombeve të Bashkuara për Pylltarinë (UNFF-Stamboll 2013) dhe me proceset europiane për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Evropë (Europe FOREST):

“Pylltaria në interes të zhvillimit ekonomik të vendit, hapësira të gjelbëra për njerëzit, jetesa dhe ulja e varfërisë; Konservimi dhe përmirësimi i zhvillimit të pyjeve shtetërore dhe pylltarisë, si një sektor i rëndësishëm i ekonomisë kombëtare, pjesë përbërëse e pylltarisë Evropiane”

Objektivat tona republikane dhe shtyllat ku bazohet platforma republikane për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të pylltarisë, fokusohen te:

  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, në harmonizim me direktivat e BE.
  • Rritja e efektivitetit ekonomik dhe efikasitetit të drurit nga menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, reduktimi i prerjeve dhe i tregtisë si dhe formalizimi i ekonomisë pyjore.
  • Pyllëzimi dhe përmirësimi i zonave të degraduara dhe atyre ku ka rënë zjarr, si dhe mbrotje e zonave të dëmtuara.
  • Përmirësimi i bazës së të dhënave dhe të sistemit të informacionit, si dhe sistemi i monitorimit, raportimit, informimit dhe transparencës publike.
  • Përmbushja e obligimeve të partneritetit ndërkombëtar dhe përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë.
  • Forcimi i zhvillimit teknologjik kërkimor dhe inovacionit në pyje, duke përfshirë përmirësimin e performancës dhe ekspertizës së organeve pyjore.

3.3. MBROJTJA E MJEDISIT

 

Mjedisi është vendimtar për jetën dhe vendi ynë duhet të bëhet më i pastër dhe më i shëndetshëm. Ajri i vendit dhe rrugët ujore, si një e tërë, kërkojnë më shumë se propagandë të rastit apo investime të fragmentarizuara. Koncepti duhet të ndryshojë duke filluar me qeverinë dhe për të gjithë qytetarët tanë. Përpjekjet për të reduktuar ndotjen, inkurajimi i riciklimit, edukimi i publikut, dhe puna për të shmangur degradimin ekologjik nuk janë histori suksesi deri tani.

Konservimi është një vlerë e konservatorëve. Partia Republikane beson në detyrimin moral të qytetarëve për të qenë kujdestarë të mirë të bukurisë natyrore të dhënë nga Zoti dhe resurseve të vendit tonë dhe e bazon politikën mjedisore në disa parime të përbashkëta.

Ne besojmë se njerëzit janë burimi më i vlefshëm dhe shëndeti e siguria e njerëzve janë matjet më të rëndësishme të suksesit. Një politikë mbrojtëse e këtyre objektivave, duhet të balancojë zhvillimin ekonomik dhe të drejtat e pronës private në afat të shkurtër me qëllim konservimin e tyre në afat të gjatë.

Legjislacioni aktual për mjedisin na ndihmon si të shkojmë përpara dhe të bëjmë progres, ai është në përputhje të plotë me direktivat e BE-së, por zbatimi i tij është shumë mbrapa. Për të siguruar mbështetje të vazhdueshme nga ana e njerëzve, ne kemi nevojë për një ndryshim dramatik në qëndrimin e zyrtarëve, një kalim nga një mentalitet ndëshkues në një frymë të bashkëpunimit me prodhuesit, pronarët e tokave dhe publikun.

Një faktor i rëndësishëm është transparenca e plotë në zhvillimin e të dhënave dhe hartimit të rregulloreve. Përmirësimi i legjislacionit me qëllim rivendosjen e autoritetit të qeverisë në mbrojtjen e mjedisit është thelbësore. Menaxhimi i mbetjeve ngelet problemi kryesor krahas ndotjes së ujit, degradimit të pyjeve, tokës, etj.

Përvoja ka treguar se menaxhimi privat dhe pronësia private kanë qenë garancia më e mirë e ndërgjegjësimit dhe administrimit të mjedisit, ndërsa rastet më të këqija të degradimit të mjedisit kanë ndodhur nën kontrollin e qeverisë. Në të njëjtën mënyrë, vëndet më të përparuara ekonomikisht, ato që respektojnë dhe mbrojnë të drejtat e pronës private, gjithashtu kanë edhe mbrojtjen më të fortë për mjedisin, sepse progresi i tyre ekonomik e bën të mundur ruajtjen e burimeve natyrore.

4. NDËRTIMI I NJË QEVERIE KUSHTETUESE

 

“Qeveria e popullit, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga Toka” – Lincoln

“Ne i pranojmë këto të vërteta të vetëkuptueshme se, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe ata janë të veshur nga Perëndia me të drejta të patjetërsueshme, mes tyre Jeta, Liria dhe të qënit të lumtur…” – Deklarata Amerikane e Pavarësisë

 

Këto mendime të mëdha shpjegojnë thelbin e qeverisë, detyrave të saj dhe marrëdhëniet me njerëzit, si dhe limitet e veprimeve të qeverisë.

Kjo shpjegon pse Qeveria nuk ka autoritet mbi të drejtat e njerëzve të dhëna nga Perëndia, qeveria është produkt i vullnetit tonë dhe qeveria ka detyrimin për të ushtruar gjithë autoritetin e saj pikërisht në mbështetjen dhe respektimin e të drejtave individuale dhe lirisë.

Ne jemi Partia e lirive dhe të drejtave, bazuar në një qëndrimin solemn, që konfirmon liritë dhe të drejtat tona individuale të dhëna nga Zoti dhe siguron që të gjithë Shqiptarët të jenë të barabartë përpara ligjit.

Kushtetuta Amerikane, është një nga dokumentet më të mëdha politike në botë. Ky dokument përcakton qartësisht qëllimet dhe kufijtë e qeverisë dhe është garancia për lirinë e amerikanëve, ajo ka bërë që SHBA të jetë kombi më i lirë në botë, më i qëndrueshëm dhe më i begatë. Idealet e tyre Kushtetuese, janë përkrahur në të gjithë botën dhe këto ideale dhe parime kanë garantuar  kurdoherë prosperitet dhe liri për miliarda njerëz. Këto ideale dhe parime duhet të studiohen dhe bëhen kuptimi themelor për organizmin e shtetit në shërbim të të drejtave dhe lirive edhe për ne Shqiptarët.

Ne kundërshtojnë krijimin e një qeverie të bazuar në racizëm. Në këtë frymë, ne republikanët, e konsiderojnë diskriminimin në bazë të gjinisë, racës, moshës, fesë, besimit, paaftësisë, ose origjinës kombëtare të papranueshëm dhe imoral.

Ne do të zbatojmë me rigorozitet reforma anti-diskriminimi dhe do të kërkojmë që të gjithë të bashkohen me ne në refuzimin e forcave të urrejtjes dhe fanatizmit dhe në denoncimin e të gjithë atyre që praktikojnë ose nxisin racizmin, paragjykimin etnik apo mungesën e tolerancës fetare. Ne mbështesim përpjekjet për të ndihmuar individët me të ardhura të pakëta të kënë mundesi të drejta e të barabarta, bazuar në potencialin dhe meritat personale.

Në një shoqëri të lirë, roli kryesor i qeverisë është të mbrojë të drejtat e dhëna nga Zoti, të drejtat e patjetërsueshme e të natyrshme të qytetarëve të saj, duke përfshirë të drejtën për jetën, lirinë, dhe arritjen e lumturisë. Meritat, aftësia, zotësia dhe rezultatet duhet të jenë faktorët që përcaktojnë zhvillimin në shoqërinë tonë.

Partia Republikane përfshin shqiptarë të çdo besimi dhe traditë, politikat dhe pozicionet tona respektojnë të drejtën e çdo shqiptari për të ndjekur bindjet e tij ose të saj dhe nënvizojnë nderimin tonë për lirinë fetare të parashikuar si e një rëndësie të madhe për popullin tonë. Liria, besimi dhe toleranca fetare duhet të bëhen vlera jonë e shtuar, të cilën ne duhet ta kultivojmë çdo ditë, si një komb i tërë dhe t’ia bëjmë të njohur atë pjesës tjetër të botës.

 

 

 

4.1. Restaurimi i Rendit Kushtetues: Roli i Parlamentit.

Ne përshëndesim përfaqësuesit e opozitës në parlament, për kërkesën që çdo projektligj duhet të respektojë dhe referohet dispozitave Kushtetuese.

Qeveria e majtë dhe mazhoranca në pushtet, siç provojnë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kanë mbajtur shpesh qëndrime në kundërshtim të plotë me frymën kushtetuese dhe vetë Kushtetutën. Përvoja e kësaj qeverisjeje tregon synimin e mazhorancës për të përqëndruar në duart e qeverisë dhe veçanërisht të kryeministrit, sa më shumë kompetenca në mënyrë që të kontrollojë politikisht të gjitha institucionet, duke anashkaluar pavarësinë dhe ndarjen e pushteteve, duke shkelur parimet e balancës dhe kontrollit të tyre, duke shpërfillur Parlamentin, Gjyqësorin dhe Gjykatën Kushtetuese.

Realiteti i parlamentit tonë është një shqetësim i madh që jo vetëm për politikën, por për gjithë shoqërinë, sepse një pjesë e deputetëve aktualë lënë për të dëshiruar si për nga niveli i edukimit, kualiteti, përfaqësimi politik dhe figura morale. Madje ka nga ata që kanë të kaluar kriminale apo edhe lidhje aktive me krimin. Deputët e zgjedhur duhet të kenë të paktën një njohje minimale të ligjeve dhe të Kushtetutës, një nivel të caktuar arsimi dhe jo të jenë njerëz me diploma të rreme, lidhje kriminale apo me të shkuar të errët, siç ka raste të të zgjedhurve në parlamentin aktual.

Dekriminalizimi i parlamentit dhe institucioneve shtetërore është sot detyra parësore dhe imediate e politikës dhe shoqërisë, mbështetja e dhënë nga parlamenti Europian është rruga e duhur për ta realizuar atë.

Partia Republikane, ashtu si e gjithë forca opozitare kërkon me forcë:

  • Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet plotësisht, menjëherë dhe të zbatohet në mirëbesim nga institucionet e përfshira.
  • Për të garantuar këtë, ne kemi nevojë të rishikojmë legjislacionin që rregullon rregullat e procedurave të Parlamentit dhe qeverisë, të kemi obligime të qarta, përgjegjësi dhe afate për marrjen e masave të duhura për zbatimin e plotë të vendimeve të tilla.
  • Mazhoranca në pushtet nuk duhet të ndalojë dhe as vonojë krijimin e komisioneve hetimore dhe as të pakësojë apo ndryshojë qëllimin dhe objektin e hetimit të kërkuar nga pakica e kualifikuar prej 1/4 (një e katërta) e anëtarëve të parlamentit. Këto komisione duhet të veprojnë edhe pa kuorumin e vlefshmërisë.
  • Parlamenti duhet të marrë hapa legjislative për dekriminalizimin e anëtarësimit të saj aktual dhe të legjislaturave të ardhshme, duke adoptuar legjislacionin përkatës, siç parashikohet në marrëveshjen e mbështetur nga Parlamenti Europian.
  • Legjislacioni duhet të garantojë pamundësinë e penetrimit në parlament apo nëadministratën publike të njerëzve me rekorde kriminale, të sigurojë rregullat për deklarimin periodik dhe /ose verifikimin e integritetit të figurës publike të deputetëve.
  • Përveç kësaj, legjislacioni duhet të japë të drejtën për të kërkuar informacion të klasifikuar veçanërisht në lidhje me vendime penale të mëparshme dhe/ose ndjekjen penale të individëve të cilët janë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, brenda ose jashtë Shqipërisë. Prania e njerëzve të tillë në parlament është një kërcënim real për demokracinë dhe të ardhmen shqiptare.
  • Të krijohet një grup konstitucionalistesh dhe ekspertësh juridikë në bashkëpunim me Komisjonin e Venecias, të cilët të vlerësojnë Kushtetutën dhe ndryshimet e bëra, në mënyrë që të analizohen garancitë që ajo jep në respektim të lirive dhe të drejtave dhe funksionimin e shtetit bazuar në parimin e Check and Balance të pushteteve.

4.2. Zgjedhje të ndershme

Zgjedhjet e ndershme janë themeli i një qeverie përfaqësuese. Çdo herë që një votë e hedhur manipulohet i hiqet e drejta e zgjedhjes së lirë një qytetari.  Mashtrimi i votave është helm politik. Ajo godet në zemër të qeverisë përfaqësuese.

Shqipëria ndodhet në një nga kohërat më të errëta në historinë e parlamentit demokratik. Një shumë e konsiderueshme e “parave të pista” është përdorur në zgjedhjet e fundit për të blerë votuesit dhe më keq se kaq, drita jeshile i është dhënë zgjedhjes së njerëzve me një të shkuar kriminale.

Parlamenti duhet të jetë vendi i përfaqësuesve të popullit, ai duhet të shndërrohet në pushtetin bazë të republikës sonë parlamentare. Parlamenti duhet të fuqizohet dhe të fitojë autoritetin e tij ligjbërës dhe jo të jetë thjesht aprovues i ligjeve të qeverisë.

Duhet të ndërtohen të gjitha mekanizmat ligjore ku çdo deputet të ketë mundësi të ushtrojë detyrën e tij kushtetuese të kontrollit të ekzekutivit. Kjo kërkon së pari që parlamenti të garantojë përfaqësimin e zgjedhësve dhe jo thjesht të preferencave të kryetarëve të partive.

Ne i bëjmë thirrje çdo qytetari, zyrtari të zgjedhur dhe përfaqësuesi të drejtësisë, prokuror e gjyqtar, për të ruajtur integritetin e votës. Ne bëjmë thirrje për hetim të manipuluesve të votave në nivel kombëtar dhe lokal, për të minimizuar dëmet për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.

Ne besojmë se mundësia e verifikimit fizik të votave është mënyra më e mirë për të siguruar zgjedhje të drejta. Kur të gjitha partitë politike kanë përfaqësuesit e tyre gjatë numërimit të fletëve të votimit në një proces transparent, integriteti është i siguruar.

Reforma Zgjedhore duhet të garantojë:

  1. Zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta.
  2. Kontroll të procesit zgjedhor dhe numërimit, nga përfaqësuesit e të gjitha partive.
  3. Përafrimin e numrit të mandateve të përfaqësimit parlamentar me numrin e votave tëmarra.
  4. Një sistem zgjedhor, i cili do të marrë në konsideratë rrethanat shqiptare dhe të bazohet në praktikat më të mira të BE-së dhe kritereve të Kopenhagenit.
  5. Një sistem zgjedhor, i cili do të sigurojë që deputet të zgjidhen në bazë të asaj që ata i ofrojnë votuesve dhe përmes konkurencës së ndershme ndërmjet partive politike dhe brenda tyre.
  6. Humbjen e mandatit për ata deputetë të cilët kalojnë në krahun e kundërt të politikës, duke shkelur votbesimin e zgjedhësve.
  7. Të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë. Ata kanë qenë dhe janë një nga pjesët më vitale të shoqërisë sonë, duke kontribuar vazhdimisht për ekonominë tonë.

Është koha që opozita t’i konsiderojë zgjedhjet primare si një instrument që do të forcojë demokracinë horizontale, e cila do të garantojë pjesëmarrja dhe konkurrencë të shëndetshme brenda opozitës dhe proces më gjithëpërfshirës të shoqërisë.

Për të shmangur konfrontimin politik në parlament dhe për të mbështetur përvojën politike dhe ekzekutive, një amendim kushtetues është i nevojshme në mënyrë që të ketë një sistem dydhomësh, (Dhoma e Përfaqësuesve dhe të Senatit) në vënd të sistemit me një dhomë.

4.3. Reformimi i Qeverisë për t’i shërbyer popullit

Ne jemi parti e reformës së qeverisjes. Në një kohë kur qeveria është e madhe dhe nuk reagon për interesat e qytetarëve, qëllimi ynë është jo vetëm përmirësimi i menaxhimit dhe i ofrimit të shërbimeve më të mira, por edhe të rivlerësojmë dhe ristrukturojmë qeverinë, sepse qeveria nga natyra e saj ka tendencë që të rritet si në përmasa ashtu edhe në qëllim, duke ngushtuar kështu lirinë dhe interesat e qytetarëve. Qëllimi ynë final është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve, prosperitetit të qëndrueshëm dhe forcimi i familjes shqiptare.

Ne duhet të ndryshojmë këtë sistem të dështuar qeverisës. Ne duhet të bëjmë gjërat në një mënyrë tërësisht të ndryshme për të përmbysur centralizimin dhe përqëndrimin e pushtetit të qeverisë në Tiranë. Ne duhet të forcojmë dhe ti japim rol pushtetit lokal, autoritetit të tij financiar dhe kontrollit mbi territorin.

Ne vlerësojmë qeverisjen vendore për gjërat që ajo duhet të bëjë dhe besojmë se në qeverisjen vendore ndryshe nga ajo qëndrore, detyrat ndaj qytetarëve mund të kryhen në mënyrë më efikase dhe me më pak kosto. Për të gjitha aktivitetet e tjera, ne besojmë në sektorin privat,për shkak se burimet dhe forca që ka populli dhe shoqëria shqiptare, produktiviteti, inovacioni, përgjegjësitë fiskale dhe lidershipi qytetar duhet të jenë themeli i vërtetë i madhështisë sonë kombëtare.

Qeveria e mazhorancës së majtë nuk ka sjellë asnjë risi, asnjë stimulim për ndryshim thelbësor, përkundrazi po risjell programe të vjetruara të provuara si të dështuara dhe të papërshtatshëm për t’ju përgjigjur nevojave aktuale dhe të ardhmes.

4.4. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Është thënë shumë nga aktorë e faktorë të ndryshëm mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri dhe çfarë duhet bërë për ta luftuar atë. Qeveria e djathtë bëri përpjekje të lavdërueshme si në kuadrin legjislativ ashtu edhe në aspektin praktik. Megjithatë shumë mbetet për tu bërë. Në jemi të vetëdijshëm që korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy nga vatrat kancerogjene më aktive dhe më të rrezikshme për kombin tonë.

Partia Republikane është në radhën e parë të frontit të luftës kundër këtyre fenomeneve kaq negative dhe me pasoja kaq shkatërruese për vendin tonë. Ne jemi të bindur që korrupsioni dhe krimi nuk mund të konsiderohen dhe aq më pak të luftohen të veçuar nga kuadri qeverisës, korrupsioni dhe krimi ekzistojnë dhe lulëzojnë aty ku gjejnë terren të përshtatshëm: në një qeverisje të keqe, ekonomi të dobët dhe shoqëri kaotike. Prandaj ne e shohim fitoren kundër korrupsionit dhe krimit si një rrjedhë logjike të qeverisjes së mirë në të gjithë aspektet e parashtruara më lart.

Në aspektin e veprimit konkret dhe afat-shkurtër e afatmesëm ne synojmë forcimin e masave ligjore kundër korrupsionit dhe krimit, sidomos në drejtim të rritjes së forcës goditëse të strukturave ligjore dhe institucionale. Ne mbështesim me forcë futjen e masave që do ta bëjnë ndëshkimin aq të fortë sa të minimizojë dëshirën e çdokujt për të ndërmarrë riskun e veprimit antiligjor. Një shembull domethënës do të ishte konfiskimi në masën 100% të pasurive dhe pronave të personave të implikuar në afera korruptive apo kriminale.

Ne si republikanë mbështesim afrimin e ekspretëve ndërkombëtare dhe angazhimin konkret të tyre jo vetëm në shkrime projektesh e strategjish, por edhe në veprimin në terren nëpërmjet prokurorëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë. Po ashtu në mbështesim futjen e iniciativës private në këtë aspekt nëpërmjet agjencive të liçencuara dhe të specializuara.

Patia Republikane, duke njohur rolin themeltar që ka shoqëria civile në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, mbështet masat për nxitjen dhe mbështetjen e lëvizjeve komunitare kundër këtyre fenomeneve negative.

Sot, qeveria e majtë po bën shfaqje televiziv me aksione gjoja kundër korrupsionit e krimit, me takime e mbledhje pa fund, me shkrime strategjish e deklarata boshe, ndërkohë që krimi dhe korrupsioni po institucionalizohen në instancat më të larta ligjvënëse dhe ekzekutive.

Sot, krimi dhe korrupsioni nuk janë më të përfaqësuar nga një mjek apo avokat, por nga drejtues të lartë, ministra e deputetë që ndryshojnë ligje dhe madje drejtime ekonomike për interesa të ngushta. Ky është një rrezik dhe një aktualitet i zi që po e çon vendin me shpejtësi drejt greminës.

 

 

 

 

 

5.  MBROJTJA E PRONËS PRIVATE

 

Presidenti Lincoln ka thënë:”Prona është fryt i punës … prona është e dëshirueshme … është një e mirë pozitive në botë. Fakti se disa janë të pasur tregon se dhe të tjerët mund të bëhen të pasur, është vetëm inkurajim për industrinë dhe sipërmarrjen. Le të bëjmë të mundur që ai që është i pastrehë të mos shkatërrojë shtëpinë e tjetrit; por që përmes punës me zell të ndërtojë një të tillë për veten e tij, për të siguruar që të jetë i sigurt nga dhuna kur ai ta ndërtojë atë”.

 

Shenjtërimi i pronës private si një nga të drejtat themelore të njeriut është baza për një zhvillim solid ekonomik. Në një shoqëri demokratike, prona private dhe liria janë të pandashme. E drejta e njeriut për të jetuar në liri dhe i sigurt, për të ndërtuar lumturinë, përfshin të drejtat dhe shenjtërinë e pronës private, që paraqet frytet e punës intelektuale dhe fizike, e ndërtuar apo e trashëguar.

5.1. PROBLEMET ME PRONAT NË VENDIN TONË

Prona private është një nga problemet kryesore sot në Shqipëri, moszgjidhja e problemeve të pronësisë, ka krijuar një pasiguri ekonomike, juridike dhe sociale në vend.  Në fillim të vitit 1990 parlamenti shqiptar, bazuar në një pakt politik mes PS-së dhe PD-së, vendosi të marrë nga pronarët e ligjshëm pronën për t’ua dhënë atë të tjerëve, në bazë të të ashtuquajturës Reformë Agrare. Kjo reformë reflektonte mentalitetin Leninist të klasës sonë politike, mentalitet i cili është ende shumë  i pranishëm edhe sot.

BE-ja ka vendosur, si një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, respektimin e pronës private. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vendosur që qeveria shqiptare të paguajë deri tani më shumë se 50 milionë euro për familjet, e drejta e pronësisë së të cilave është mohuar nga qeveria. Mijëra dosje janë në pritje për gjykim në këtë Gjykatë.

Prona private nuk është një çështje politike, por një nga të drejtat themelore që nuk ndikon vetëm jetën e pronarëve të pronës, por në jetën e të gjithë shoqërisë, ajo ndikon në masë të madhe në ekonominë dhe besimin e investitorëve të huaj dhe vendas.

Partia Republikane që në krye të herës e ka kundërshtuar mentalitetin Leninist të parlamentit dhe politikës shqiptare, e cila nëpërmjet një serie ligjesh është përpjekur të shkatërrojë konceptin e pronarëve të ligjshëm. Qeveritë, në të gjitha këto vite, i kanë dhënë vetes autoritet të vendosin se kush është dhe kush nuk është pronar, cili duhet të marrë ose jo kompensim për pronën, krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, Konventën Europiane të të Drejtave të Njëriut dhe Vendimet e Gjykatës së Strasburgut.

Prona private nuk mund të merret për përdorim publik pa të drejtë kompensimi” – kjo është mburojë kundër tiranisë për këtë arsye pa të drejtën për pronë private, të drejtat individuale zvogëlohen. Kjo është arsyeja pse ne zotohemi që të detyrojmë agjencitë qeveritare të sigurojnë kompensim të drejtë sa herë që është e nevojshme marrja e pronës private për përdorim publik.

Së bashku me shoqatën e Ish-Pronarëve kemi ofruar zgjidhje, por asnjëherë ato nuk janë pranuar nga dy partitë politike kryesore, PS dhe PD, të cilat e shohin këtë problem nga këndvështrimi i përftimit elektoral.

Prona private ka qenë gjithmonë pjesë e identitetit të Partisë Republikane, është lufta jonë për drejtësi dhe ligjshmëri, në bazë të të drejtave themelore. Ne jemi krenarë për atë që besojmë dhe atë që kemi bërë vazhdimisht, sepse kjo është ajo që ne besojmë se është e drejtë.

Me kërkesë të PR-së, Deklarata e fundit e përbashkët e takimit mes parlamentit të BE-së dhe parlamentin shqiptar përfshin pikën 13: “I kërkon autoriteteve të ndërmarrin veprime konkrete, duke përmbushur kërkesat e BE-së, në respektimin e të drejtave të pronësisë, si një nga prioritetet kyçe të Opinionit të 2010 të Komisionit “.

5.2. ÇFARë PO BëN QEVERIA AKTUALE PËR PRONAT

Qeverisja e maxhorancës së majtë, asgjë nuk bën në versin e duhur:

  • Më 30 Prill 2014, afati për kthimin dhe kompensimin e pronës përfundoi. Deri më sot 7300 fotografi janë ende për t’u ekzaminuar .
  • Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka pësuar një ndryshim të plotë të stafit në Shtator 2013. Që nga koha kur qeveria socialiste mori detyrën Agencia ka lëshuar zero vendime.
  • Ish-zëvendës Drejtori i Agjencisë, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Pronësisë dhe të Drejtësisë, u shkarkua. Agjencia nuk ka mbajtur asnjë kontakt apo takime me aktorët kryesorë të saj: pronarët e pronave.
  • Ndërsa në vitin 2010, bazuar në vendimet e Gjykatës së Strasburgut, Agjencia njoftoi se zonat e kompensimit ishin planifikuar. Qeveria e re miratoi një vendim për të hequr rreth 18.000 ha nga fondi i kompensimit dhe për ta shitur atë me 1 Euro, duke hequr në këtë mënyrë çdo shpresë për kompensimin fizik të pronarëve.
  • Nga njëra anë, prona nuk kthehet; tokat dhe hapësirat e planifikuara për kompensim përdoren ndryshe, ndërkohë që fatura financiare që qeveria i ka borxh qytetarëve të saj arrin në 20 miliardë euro,plus edhe 30 miliardë euro – kosto e procesit të legalizimit.
  • Më 5 Mars 2014, qeveria raportoi në Bruksel për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.
  • Deri në fund të Janar-it, Gjykata kishte pranuar 81 raste. Vendimet e gjykatave vetëm për 8 raste pretendonin 37 milionë euro nga qeveria për qytetarët e saj.

Pyetja është: a do të respektohen këto vendime? A do të paguhen qytetarët?

 

Në pak fjalë: Prona nuk kthehet. Qytetarët nuk kompensohen me tokë në pronësi të qeverisë. Qeveria dëshiron të shesë tokën e planifikuar për kompensim në 1 euro. As Vendimet e Gjykatave Kombëtare, as ato të Strasburgut nuk respektohen.

Duke parë shifrat dhe ritmin e kompensimit, do të duhen mijëra vjet për qytetarët tanë që të marrin kompensimin që u takon për pronat e tyre.

Qeveria aktuale po tregon që nuk njeh Kushtetutën dhe nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ajo nuk respekton të drejtën e pronës si një nga të drejtat themelore, siç përcaktohet në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ajo nuk respekton vendimet e Gjykatës së Strasburgut.

 

   5.3. VIZIONI REPUBLIKAN PËR PRONAT

Partia Republikane, ndryshe nga çdo parti tjetër gjatë këtyre 23 viteve parlament, ka paraqitur ligje të ndryshme, ka qenë e angazhuar në aktivitete të ndryshme, protesta, greva dhe komunikime ndërkombëtare me strukturat e BE-së dhe Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan, për të sjellë në vëmendjen e të gjithë aktorëve këtë çështje të pazgjidhur.

Partia Republikane ka ndërmarrë një numër iniciativash. Një nga arritjet kryesore është puna e Z. Sabri Godo, si një nga etërit themelues të Kushtetutës sonë, për të përfshirë në nenet e saj të drejtat e pronës. Përcaktimi i qartë se çfarë do të thotë pronë private, se si ju mund të përfitoni të drejtën e pronës private si dhe detyrimin e parlamentit për të sjellë të gjitha ligjet në lidhje me pronën private në përputhje me Kushtetutën. Gjithashtu, vlen të përmendet:

  • Peticioni i nënshkruar nga 350,000 shqiptarë në lidhje me të drejtën për të votuar në adresë të Gjykatës Kushtetuese 1993.
  • Draft ligji Republikan Mehmet Celiku, 1994-1995.
  • Draft ligji Republikan Sabri Godo 1996-97.
  • Kushtetuta Sabri Godo 1998.
  • Projektligj nga deputetët Republikane Begeja- Alibali 2002.
  • Mediu-Cako 2002, projektligj i përgatitur nga shoqata e Ish-Pronarëve.
  • Amendamentet 2003-2004.
  • Amendamentet Arjan Madhi 2006,2008.
  • Amendamentet Fatmir Mediu 2011-2012.

Me qëllim zgjidhjen përfundimtare dhe të qëndrueshme të problemit të pronës, Partia Republikane kërkon:

  • Mbështetjen e Komisionit të BE-së për të sjellë të gjitha ligjet e pronës në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Vendimet e Gjykatës së Strasburgut të të Drejtave të Njeriut.
  • Kthimin menjëherë të asaj prone private që është në dispozicion.
  • Përcaktimin e sasisë së kompensimit të tokës.
  • Që qeveria shqiptare të planifikojë në buxhet, shumën totale për zbatimin e vendimeve të Strasburgut, si dhe shumën e nevojshme për kompensim.
  • Deklarime të faturës financiare të ligjeve të pronave private dhe buxhetimin për kompensim financiar.

 

6. SHËNDETËSIA

 

6.1 VIZIONI I PARTISË REPUBLIKANE MBI SHËNDETËSINË

Vizioni ynë për kujdesin shëndetësor është për të siguruar që çdo pjesëmarrës të marrë sasinë e kujdesit që i nevojitet në kohën që ka nevojë, qoftë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj ose për dikë në momentet e fundit të jetës.

Hapi i parë që Republikanët propozojnë është krijimi i një programi larg nga modelet aktuale të paqëndrueshme, bazuar në një model të përcaktuar e të shëndoshë të kontributeve fiskale. Kjo është e vetmja mënyrë për të kufizuar kostot dhe për të rivendosur zgjedhjen e konsumatorëve dhe futjen e konkurrencës në kujdesin shëndetësor si në çdo sektor tjetër të ekonomisë. Konkurrenca e vërtetë është garancia më e mirë e kujdesit më të mirë me kosto më të ulët. Ajo është gjithashtu ruajtësi më i mirë kundër mashtrimit dhe abuzimit që kanë pllakosur sistemin e Shëndetësisë në izolim të saj nga forcat e lira të tregut, e cila nga ana e saj u kushton miliona dollarë çdo vit taksapaguesve.

Ne besojmë se kujdesi për shëndetin është përgjegjësi individuale. Sëmundjet kronike, shumë prej të cilave kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës, llogaritet se përbëjnë më shumë se 75 për qind të shpenzimeve mjekësore të vendit. Për të reduktuar kërkesën dhe për të ulur kostot, ne duhet të nxisim përgjegjësinë personale duke rritur shërbimet parandaluese, për të promovuar jetesën e shëndetshme. Ne besojmë se të gjithë shqiptarët duhet të përmirësojnë qasjen për kujdes shëndetësor cilësor, të përballueshëm dhe të koordinuar.

Për të arritur një treg të lirë në kujdesin shëndetësor dhe për të siguruar konkurrencën, ne do të promovojmë transparencën e çmimeve në mënyrë që konsumatorët të dinë koston aktuale të trajtimeve para se t’i marrin ato. Kur pacientët janë të vetëdijshëm për shpenzimet, ka më pak të ngjarë të mbishfrytëzojnë shërbimet.

Problemet e shëndetësisë shkojnë përtej financave. Kujdesi shëndetësor pa cilësi është lloji më i shtrenjtë i kujdesit, sepse ai zgjat mjerimin dhe çon në më shumë komplikacione.

Kujdesi shëndetësor universal pa pagesë, i propozuar nga Rama nuk është aspak kujdes shëndetësor, por vetëm zgjat jetën e sistemit jofunksional. Reformat mungojnë, ndërkohë që reformat aktuale të qeverisë janë drejt falimentimit dhe rrezikojnë kujdesin për të moshuarit dhe për të varfërit.

 

6.2. MODELI SHËNDETËSOR QË PROPOZOJNË REPUBLIKANËT

Kujdesi parësor është i zhvilluar dhe i plotëson disi nevojat, sidomos në krahasim me spitalet. Nëse ndërhyrja do të përqendrohet në spitale ndikimi do të jetë më i madh. Megjithatë, këto elementë janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin dhe ndërhyrjet në spitale do të sjellin më shumë efekt pozitiv, i cili do të ndikojë në kujdesin shëndetësor parësor.

Partia Republikane propozon një model miks: Mbulimi i sigurimit shëndetësor parësor për të gjithë popullsinë, por buxheti i qeverisë të mbulojë tërësisht të gjithë shpenzimet mjekësore për shtresat më të varfëra.

  1. Përdorimi i efektshëm i fondeve ekzistuese:
  • Kontrolli strikt mbi prokurimet, çmimet dhe veçanërisht cilësinë e ilaçeve.
  • Regjistrimi i çdo materiali dhe ilaçi si dhe krijimi i një baze të dhënash mbi sasitë e blera, datën e skadimit dhe çmimet përkatëse. Për të përcaktuar çmimet do të merren në konsideratë çmimet në vendet fqinje dhe vendet e prodhimit të barnave dhe materialeve.
  • Mbyllja e spitaleve joefikase në qytetet e vogla duke i transformuar ato në qëndra të thjeshta të emergjencës me rreth 10 shtretër.

Në fakt, këto spitale konsumojnë një pjesë të mirë të fondeve të buxhetit dhe pagave dhe ofrojnë realisht shumë pak shërbime pasi pothuajse të gjithë pacientët trajtohen në spitalet rajonale apo në Tiranë.

 

  1. Rritja e financimit

Shëndeti do të jetë prioriteti numër një i qeverisë dhe duhet të ketë një rritje të konsiderueshme të buxhetit krahasuar me buxhetimin e tij historik.

Ky buxhet duhet të jetë pjesë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili do të mbulojë kontributet e shtresave të popullsisë që nuk paguajnë kontribute dhe gradualisht vetëm për ata që janë identifikuar si grupe në nevojë dhe nuk janë në gjëndje të paguajnë këto kontribute. Ata do të kenë një kartë të gjelbër, që do ta blejnë çdo vit me një çmim modest, në mënyrë që të marrin përfitimin e duhur të shërbimit në spitalet rajonale.

Takimet duhet të organizohen me grupe të ndryshme të interesit, biznesin dhe njerëz me influencë, me ndikim social, për të krijuar idenë se pjesëmarrja në skemë është në interes të të gjithëve. Gjithashtu, ulja tatimore për kontributin shëndetësor do të konsiderohet.

Duke marrë parasysh përfitimet e dukshme që do të kenë si dhe duke marrë masat e duhura, do të arrihet që njerëzit të pranojnë të japin kontribute dhe të marrin pjesë në skemën e sigurimeve publike. Kjo në mënyrë të konsiderueshme do të reduktojë punësimin e pasiguruar, sepse punëtorët, të vetëpunësuarit dhe fshatarët do të duan të sigurohen dhe të paguajnë kontributet shëndetësore. Si rezultat, rritja e të ardhurave nga kontributet çdo vit do të thotë më pak fonde shtetërore.

Vendosja e tatimit shëndetësor për produkte të dëmshme, si: duhani, alkooli, yndyrna të dëmshme, lotari kombëtare, kumar, automjete, industritë që ndotin mjedisin, etj

Kompanitë e sigurimeve, përmes politikës së sigurimit, duhet të mbulojnë pagesën në spitalet publike dhe private për traumat gjatë aksidenteve, siç ndodh në të gjitha vendet e zhvilluara.

 

  1. Ndalimi i ryshfetit

Masat që propozojmë të ndërmerren në rast të identifikimit ose denoncimit:

  • Heqja automatikisht e licencës dhe së drejtës për ushtrimin e profesionit në çdo institucion publik dhe privat për 10 vjet.
  • Zbatimi i shpërblimeve të kënaqshme për stafin në mënyrë që ata të mos jenë të detyruar të kërkojnë ryshfet nga pacienti.
  • Lejimi i profesorëve të operojnë me pagesë shtesë nëse pacienti dëshiron të trajtohet nga ai/ajo në klinikë edhe kur mjekët e tjerë janë prezent dhe mund të trajtojnë brenda orarit të punës.

 

  1. Mirë-menaxhimi

Riorganizimi nga krerët e klinikave në spitalet universitare do të bazohet në punën e tyre dhe integritetin profesional dhe jo nga lidhjet politike.

Edhe pse sistemi i kujdesit shëndetësor ka shumë mjekë të mirë, aftësitë e tyre menaxhuese profesionale lënë shumë për të dëshiruar dhe përfshijnë konflikt interesi, si rezultat kemi pasur reforma shumë të pasuksesshme deri më tani.

Mjekët e rinjë, të diplomuar dhe specializuar në universitete të njohura jashtë vendit, si dhe mjekë të huaj apo profesorë të cilët janë në prag të daljes në pension, mund të sillen në sistem tonë shëndetësor. Kjo është shumë më e lehtë se duket, për shkak se ka shumë profesionistë edhe të niveleve më të larta, që do të pranojnë të vijnë në Shqipëri për idealizëm apo për sfidë profesionale. Kjo gjithashtu mund të bëhet në bashkëpunim me fondacione të ndryshme në Evropë, Turqi dhe SHBA.

Kjo elitë intelektuale dhe njerëzore do të sjellë një mentalitet të ri në klinika, do të rrisë efikasitetin dhe zvogëlojë shpenzimet abuzive dhe sjelljet. Bashkëpunimi dhe binjakëzimet e programeve me spitalet më të mira në mbarë botën, si SHBA, Evropë dhe Turqi, do të ndihmojnë për të sjellë ide të reja dhe cilësi shërbimi, si dhe do të ofrojë trajnim të mjekëve të rinjë shqiptarë.

 

  1. Ndryshimi i perceptimit publik

Ne kemi detyrimin për të zgjidhur këtë problem të madh; kjo është e vetmja mënyrë që ne të tregojmë angazhimin tonë për popullin. Përmbushja e kësaj reforme nuk është një çështje e 4 vjetëve, por e më shumë se një dekade, dhe prandaj ajo ka nevojë për konsensus politik.

Aktualisht, problemi më i madh është trajtimi i sëmundjeve të rënda, urgjente dhe të kushtueshme, sepse sëmundjet rutinë dhe problemet mund të zgjidhen në sistemin ekzistues. Sëmundjet kronike si diabeti, mjekësia e brendshme, oftalmologjia janë zgjidhur disi dhe nuk ndryshojnë në ndikimin që mund të sjellin.

Problemi kryesor qëndron në Kardiologji, Trauma, Onkologji, Ndërhyrjet që nuk janë realizuar në sistemin publik (transplantet, implantet cochlear, etj)

Problemet e zemrës janë të shpeshta dhe të përhapur në vendin tonë, por ato gjithashtu kanë ndikim të jashtëzakonshëm në ndjenjat e pacientëve dhe njerëzit përreth tyre.  Çdo vit janë të nevojshme më shumë se 3000 koronarografi, 1000 operacione të zemrës dhe aortës, elektrofiziologji, etj, të kryera apo të nevojshme që të kryhen. Këto mund të mbulohet tërësisht në spitalet publike dhe private në vende të zgjedhura, por në një listë të çmimeve fikse, për një buxhet prej 10 milion dollarë.

 

  1. PPP (Partneriteti Publik Privat)

Iniciativa të tilla kanë rezultuar shumë të suksesshme në vendet evropiane dhe Turqi për shërbime të caktuara brenda spitaleve publike, të cilat kërkojnë investime të larta në pajisjet dhe burimet njerëzore, si dhe cilësi të lartë, ato konsiderohen mbështetëse ose shërbime plotësuese. Pronësia mbetet publike, por menaxhimi i kufizuar është i dhënë për objektet private, në bazë të marrëveshjeve përkatëse.

Nëpërmjet këtij sistemi ne do të ulim abuzimin, korrupsionin dhe do të ndjekim rrugën e lehtë për shërbime klinike, sepse pothuajse të gjithë pacientët janë të prirur për të kaluar nëpër këto reparte. Duke hyrë dhe duke përdorur bazën e të dhënave të tyre, pothuajse të gjithë pacientët mund të kontrollohen një herë pasi hyjnë në spital.

Në Gjermani, Spanjë, Zvicër, Francë, Evropë Qëndrore dhe Turqi, PPP-të kanë bërë një ndikim shumë pozitiv në shëndet dhe kanë sjellë shkurtime të shpenzimeve, me një menaxhim më të mirë të fondeve.

 

 

7. ARSIMI DHE EDUKIMI: SHANSE PËR TË GJITHË

Prindërit padyshim janë përgjegjësit e parë për edukimin e fëmijëve të tyre. Edukimi që i japin ata fëmijës, në qoftë se është i pa koordinuar me edukimi social e shkencor që u jep arsimi, normalisht nuk do të konsiderohej i plotë dhe bashkëkohor. Ne nuk besojmë në një qasje unike në arsim për të gjithë dhe do të ofrojmë mbështetje të diferencuar në arsim, për ata që e kërkojnë dhe e dëshirojnë si rrugën e perfeksionimit të dijeve dhe të talenteve, e kërkuar si nga prindërit dhe fëmijët. Ne kemi nevojë dhe duhet të kërkojnë një sistem të mirë-organizuar të arsimit, me standarde të larta, në të cilin të gjithë nxënësit mund të arrijnë potencialin e tyre.

Reforma arsimore bën thirrje për përgjegjshmëri në çdo fazë të shkollimit. Ajo kërkon pritshmëritë më të larta për të gjithë nxënësit dhe studentët dhe duhet të refuzojë me fanatizëm pritshmëritë e ulëta. Ajo njeh kontrollin e shkollave tona dhe me mençuri sheh të drejtat e konsumatorit në arsim, si forca më e rëndësishme lëvizëse për rinovimin e shkollave tona.

Arsimi është shumë më tepër se shkollimi. Ai është gamë e tërë e aktiviteteve me të cilat familjet dhe komunitetet transmetojnë tek një brez më i ri, jo vetëm njohuritë dhe aftësitë, por traditat, normat etike dhe të sjelljes. Ky është kalimi i një identiteti personal dhe kulturor. Kjo është arsyeja pse zgjedhja e arsimit duhet të zgjerohet sa më shumë. Por, arsimi shqiptar për dekadën e fundit, ka qenë në qendër të polemikave të vazhdueshme dhe qeveria e majtë po shtyn drejt centralizimit të pushtetit të arsimit, me reforma aspak transparente që lënë jashtë tyre familjen dhe komunitetin.

Partia Republikane është partia e ideve të reja në arsim që vlerëson se ribërja e arsimit është një mënyrë për të ribërë Shqipërinë. Përfshirja e të rinjve në mjedise të mira për mësim dhe duke i ndihmuar ata për të realizuar potencialin e tyre të plotë është sfida më e madhe e të drejtave civile të kohës sonë. Ne e mbështesin promovimin e karrierës dhe të programeve teknike edukative lokale, si dhe programet sipërmarrëse që duhet të mbështeten nga drejtuesit e biznesit që do të rikualifikojnë e përshtatin fuqinë punëtore shqiptare.

Pjesëmarrja dhe përvoja e përbashkët e familjeve, mësuesve dhe administratorëve formojnë bazën e asaj që çon përpara arsimin. Për shkak se prindërit janë mësuesit e parë të një fëmije, ne mbështesim programe të shkrim-leximit të familjes, të cilat përmirësojnë aftësitë e leximit, të gjuhës dhe aftësitë jetësore të prindërve dhe fëmijëve, sidomos kur ata vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, me qëllim për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë qasje në rrjedhat kryesore të jetës.

I gjithë personeli që ndërvepron me fëmijët e shkollës duhet të kalojë kontrolle, të cilat duhet të mbahen në standardet më të larta të sjelljes personale.

7.1. Vizioni i Partisë Republikane mbi arsimin e lartë

Qysh prej nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit, si dhe liberalizimit të vizave, tashmë për qytetarët shqiptarë,  Evropa  po bëhet gjithnjë e më tepër një realitet i prekshëm e konkret, sidomos për ata të rinjë e të reja që kanë zgjedhur të kryejnë studimet e pjesshme apo tërësore, në vende të ndryshme të saj. Perspektiva e zgjerimit dhe thellimi i marrëdhënieve arsimore me vendet e tjera evropiane, i ofrojnë një dimension tjetër më të gjerë këtij realiteti.

Aktualisht, jemi dëshmitarë të rritjes së ndërgjegjësimit publik në një pjesë të madhe të botës politike, akademike dhe të opinionit publik në përgjithësi, mbi nevojën e krijimit të një Evrope më të plotë e më të shtrirë gjeografikisht, që do të mbështetet dhe zhvillohet tek dimensionet e saj intelektuale, kulturore, sociale, shkencore dhe teknologjike.

“Europa e Njohurive” (Europe of Knowledge) vlerësohet tashmë si një faktor i pazëvendësueshëm i zhvillimit social dhe njerëzor dhe në të njëjtën kohë edhe si një komponent i rëndësishëm për konsolidimin dhe zhvillimin e qytetarisë evropiane nëpërmjet pajisjes së qytetarëve të saj me njohuritë e nevojshme për të përballuar sfidat e mijëvjeçarit të ri, si dhe nëpërmjet ndërgjegjësimit për vlerat dhe trashëgiminë e një hapësire të përbashkët sociale dhe kulturore. Rëndësia e bashkëpunimit arsimor dhe jo-arsimor në zhvillimin dhe fuqizimin e shoqërive të qëndrueshme, paqësore e demokratike vlerësohet nga të gjithë si shumë e rëndësishme, aq më tepër në kontekstin e situatës në Europën jug-lindore.

Partia republikane e Shqipërisë ka një vizion bashkëkohor të arsimit të lartë, mbështetur ky në parimet e përgjithshme të përcaktuara në deklaratën e Sorbonës, të cilat kanë hedhur themelet për krijimin e një hapësire evropiane të arsimit të lartë dhe për promovimin e sistemit europian të arsimit të lartë në mbarë botën, për të cilat PR është:

  • Mbështetëse e  sistemit të gradave shkencore lehtësisht të njohshme dhe të krahasueshme, gjithashtu përmes Suplementit të Diplomës, me qëllim që të nxitet aftësia për punësim e qytetarëve evropianë dhe konkurrenca ndërkombëtare e sistemit europian të arsimit të lartë.
  • Mbështetëse e sistemit kryesisht të bazuar në dy cikle kryesore, universitare dhe të diplomuar me grada shkencore. Promovimi për në ciklin e dytë do të kërkojë plotësimin e suksesshëm të ciklit të parë të studimeve, që zgjat në një minimum prej tre vjetësh. Grada shkencore që jepet mbas ciklit të parë do të njihet në tregun evropian të punës si një nivel i përshtatshëm kualifikimi. Cikli i dytë do të çojë në titullin master dhe/ose doktoratë si në shumë vënde Evropiane.
  • Mbështetëse e sistemit të krediteve -te tilla si sistemi ECTS – si një mjet i përshtatshëm për nxitjen e lëvizshmërisë më të gjerë të studentëve. Kreditet mund të përfitohen dhe në kontekstin e arsimit jo-të lartë, duke përfshirë të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke siguruar që ato të njihen nga universitetet e interesuara.
  • Mbështetëse dhe Promovuese e  lëvizshmërisë (Mobilitetit) duke kapërcyer pengesa drejt të ushtruarit të efektshëm të lëvizjes së lirë, me vëmendje të veçantë ndaj:
  • studentëve, mundësive të tyre për studim, trainim dhe shërbime që lidhen me to,
  • për pedagogë, kërkues dhe staf administrativ, njohje dhe vlerësim i periudhave të harxhuara në punë kërkimore brenda kontekstit Evropian, mësimdhënie dhe trainim, pa paragjykuar të drejtat e tyre statusore.
  • Mbështetëse dhe Promovuese e  bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë me synim zhvillimin e kritereve dhe metodologjive krahasuese.
  • Mbështetëse dhe Promovuese e  dimensioneve të nevojshme evropiane në arsimin e lartë, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e kurrikulës, bashkëpunimit ndër-institucional, skemave të lëvizshme dhe programeve të integruara të studimit, trajnimit dhe kërkimit.

Zhvillimi dhe rritja e zbatueshmërisë së këtyre parimeve në arsimin shqiptar, përbën për Partinë Republikane, themelin e cilësisë në arsimin e lartë, dhe boshtin e zhvillimit të vlerave rajonale arsimore, dhe rrjedhimisht ekonomiko-sociale, duke respektuar plotësisht autonominë universitare, për konsolidimin e arsimit të lartë dhe përfshirjen e tij tërësore në hapësirën evropiane të arsimit të lartë. Për këtë qëllim, PR do të ecë në rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar, së bashku me ato organizata joqeveritare evropiane të cilat kanë kompetenca mbi arsimin e lartë.

PR është e bindur se integrimi total i arsimit tonë të lartë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, kërkon në mënyrë konstante: mbështetje, supervizion dhe adoptim ndaj nevojave që janë në ndryshim të vazhdueshëm, me qëllim që të ruajmë hapin e kohës dhe të jemi konkurrues në këtë hapësirë.

 

7.2.Çfarë po ndodh me arsimin në kontekstin aktual

Aktualisht, mbas pothuaj 3 viteve të qeverisjes së majtë, pika e parë dhe më kritike për Shqipërinë është se sistemi i arsimit të lartë, gjëndet në një hendek të tillë keqmenaxhimi qendror, saqë nuk u përgjigjet mjaftueshëm nevojave të së ardhmes të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit. Kuadri institucional për sistemin ka tendencë ta pengojë shkallën e ndjeshmërisë dhe përgjegjshmërisë.

Me pseudoreformat e saj Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë që Universitetet rajonale në veçanti mos të kenë më një rol të fuqishëm rajonal në zhvillimin lokal dhe nuk inkurajohen aktivisht që t’i japin ndihmë ekonomive lokale, p.sh.: nëpërmjet mbulimit të shërbimeve lokale. Për më tepër, disa prej tyre janë tepër të vogla që të mund të operojnë me efiçencë si universitet: çdo zhvillim i të ardhmes do të jetë nëpërmjet zgjerimit të institucionet ekzistuese dhe jo duke hapur të reja.

Së treti, deri kohët e fundit, mësimdhënia (në universitet) dhe kërkimi (në Institutet Kërkimore) kanë qenë të fokusuar në rigjallërimin e teksteve akademikë, për rifreskimin e teorive nëpërmjet kërkimit shkencor brenda dhe jashtë universitetit. Si rezultat i një pune të keq orientuar dhe të pakualifikuar, të MAS, edhe pas bërjes së draft ligjit të arsimit të lartë, kuadri i propozuar i deritanishëm, nxjerr në pah se qeverria aktuale nuk ka një strategji të qartë për drejtimin e ardhshëm të kërkimit shkencor.

Pika e katërt është se mungesa e përgjithshme e aftësisë politikbërëse të qeverisë për t’iu përgjigjur nevojave e sfidave nuk është i gjithi faji i universiteteve pasi ato po humbasin (për të mos thënë që e kanë humbur) autonominë e nevojshme që të funksionojnë efektivisht në shekullin XXI. Atyre sitematikisht u pengohet si qeverisja e brëndshme dhe menaxhimi i brëndshëm që nevojitet për të vepruar në nivelin e kërkuar të autonomisë, ashtu edhe mekanizmat lidhur me përgjegjshmërinë e jashtme.

Si rezultat, ndërhyrja e vetë kreut të institucionit të ministrisë së arsimit në disa disa kompetenca të universiteteve, i ka çorientuar këto të fundit, qëllimisht, në mënyrë që ti detyrojë të pranojnë reformën arsimore nga lart, përsa i përket menaxhimit dhe përgjegjshmërisë lidhur me autonominë, të cilat aktualisht lidhen ngushtë në kuadrin institucional dhe në Ligj. Qeveria duket se u ngarkojë universiteteve peshën e rregullave dhe akteve, ende të pamiratuara, pra në rang draftesh qeveritarë, ku del qartë vizioni retroaktiv i MAS, i cili kërkon që stafi akademik të operojnë me metoda të imponuara dhe pa lirinë aktuale të mësimdhënies, së garantuar me kushtetutë dhe me ligj.

7.3. Çfarë objektivash synon PëR në arsimin e lartë

Nëse Shqipëria do të marrë vendin e vet përkrah vendeve të tjera të Europës është e domosdoshme që Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor të zhvillohen, jo vetëm në kuadër të direktivave evropiane për arsimin, por edhe në specifikat rajonale, ekonomike, kulturore e turistike që ka vendi. Shqipëria ka nevojë për një popullsi të arsimuar më mirë dhe për një forcë pune më të aftë, me qëllim që të ndërtojë një shoqëri të së ardhmes bazuar në dijet. Për këto arsye, Partia Republikane sheh si domosdoshmëri që arsimi të jetë një prioritet kryesor për 10 vitet e ardhshme.

 

Objektivat tona kryesore për arsimin e lartë nisen nga zhvillimi i një strategjie të përgjithshme të arsimit në vend, me 3 objektiva kryesore në këtë sektor:

  • Zhvillimi i arsimit të ndihmojmë zhvillimin e shoqërisë dhe të ngrejë standartet e demokracisë dhe civilizimit.
  • Arsimi në vend të ndihmojmë zhvillimin ekonomik të vendit duke përgatitur forcë punëtore më të kualifikuar dhe duke ndihmuar zhvillimin rajonal – të sigurohet një lidhje e fortë me tregun e punës, që është dhe një nga parimet e Marrëveshjes së Bolonjës.
  • Arsimi ynë të plotësojë aspiratat e të rinjve për mundësi më të mira për të gjithë ata që do të mund të përfitonin prej tyre – dhe të rritet përqindja e të rinjve që futen në arsimin e lartë publik.

Për të përmbushur këto objektiva, bazuar në nevojat e shoqërisë, sistemi i arsimit të lartë, natyrshëm duhet të krijojë, zhvillojë dhe transmetojë njohuritë nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve. Cilësia e arsimit tonë të lartë ka nevojë të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme, veçanërisht nëpërmjet një sistemi efektiv të sigurimit të cilësisë dhe akreditimit.

Synimet dhe objektivat  kërkojnë shpenzime të rëndësishme dhe investim, në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, për të përmirësuar cilësinë, prakticitetin dhe disponueshmërinë, si dhe të rrisë përmasat e gjithë sistemit. Partia Republikane do të angazhohet, me ardhjen në pushtet, që pothuajse të rrisë ndjeshëm buxhetin e arsimit publik për 5 vitet e para, duke konsideruar marrjen e asistencës edhe nga partnerë ndërkombëtarë, si në mbështetje për zhvillim ashtu  edhe me financime për investim.

Për të realizuar objektivat e mësipërme, zhvillimi i Shqipërisë kërkon një zgjerim të arsimit të lartë. Niveli i zhvillimit të sistemit duhet të jetë konsistent me aspektin e kërkesave dhe nevojave, me 3 sektorë prioritarë për zgjerim: Turizmin, Agro-Industrinë (Bujqësinë dhe Peshkimin) dhe Eksportet në përgjithësi. Këto prioritete do të reflektohen në miratimin për zgjerimet në të ardhmen për numrin e studentëve.

Edhe pse tregu i punës mund të mos identifikojë disa nevoja të së ardhmes në momentin aktual, ne mendojmë se është detyra e universiteteve ta drejtojnë dhe orientojnë tregun e punës në këto zhvillime, të një ekonomie bazuar në njohuritë. Kjo do të kërkojë tipe të reja kursesh, por më e rëndësishmja është se do të kërkojë ndryshime në metodat e mësimdhënies. Partia Republikane në funksion të zhvillimit bashkëkohor të Arsimit të Lartë është për një fuqizimi të qeverisjes universitare, me autonomi të gjerë, me dy aspekte: rritje e përgjegjshmërisë së jashtme (qeveri, biznes, shoqëri civile) dhe zhvillim i menaxhimit të brendshëm (rektorat, fakultet, department).

Për t’iu përgjigjur sfidave të ndryshimeve më të shpejta në shoqëri dhe ekonomi, universitetet tona  kanë nevojë për më tepër autonomi nga Qeveria se sa aktualisht. Në vazhdën e kohës, ne synojmë të rrisim nivelin e autonomisë së gjerë të  universiteteve, por kësaj duhet t’i përgjigjet nga ana tjetër një rregullim më i fuqishëm qeverisje për përgjegjshmërinë e jashtme prej universiteteve dhe nga dispozita për të përmirësuar menaxhimin e brendshëm. Universiteteve duhet t’u jepet status i qartë autonomie të gjerë mbi bazë të planeve të miratuara, përgatitur nga çdo universitet mbi katër aspekte të autonomisë:

  • Autonomi e gjerë dhe Liri akademike, që nënkupton jo vetëm liritë akademike të individëve por edhe universiteti do të jetë në gjendje të përcaktojë kurrikula novatore, përmbajtje të re të kurseve dhe, në kuadrin e sigurimit të cilësisë dhe kufizimeve të financimit, fillimin apo mbylljen e kurseve dhe programeve.
  • Autonomi e gjerë strukturale, që nënkupton se universitetet të përcaktojnë strukturat e tyre të brendshme për njësitë akademike (fakultete, departamente ,etj) dhe t’i përshtasin në përputhje me kushtet e jashtme në ndryshim.
  • Autonomi e gjerë administrative – që nënkupton se universitetet të përcaktojnë vetë në mënyra që janë në përputhje me misionin e tyre, por edhe brenda kuadrit të standarteve kombëtare dhe në përputhje me eksperiencat pozitive për transparencë dhe përgjegjshmëri të brendshme.
  • Autonomi e gjerë financiare, që nënkupton se universitetet të kenë fleksibilitetin të përcaktojnë shpërndarjen e burimeve të brendshme, mbi bazë të planeve dhe të një buxheti, shpenzimeve të tyre, me një tavan buxheti të tyren.

Secili nga këto aspekte të autonomisë së gjerë dhe lirisë është i rëndësishëm për universitetet e të ardhmes dhe ne synojmë, në mënyrë që universitetet tona të shkojnë gradualisht drejt kësaj dhe përfundimisht të marrin statusin e qartë të autonomisë së gjerë, pothuajse pavarësisë. Por, autonomia më e madhe duhet të balancohet nga fuqizimi i përgjegjshmërisë së jashtme; përgjegjshmëria e jashtme do të jetë kërkesë bazë për një autonomi më të madhe.

 

7.4. Rritja e mbështetjes për arsimin dhe shkencën

Rritja e financimit buxhetor dhe atij privat është parakusht kryesor për rritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet e tij. Shqipëria duhet të investojë, nga buxheti publik dhe sektori privat,  së paku 4% të GDP-së për arsimin bazë, të mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional,  mbi 2% të GDP-së për arsimin e lartë dhe mbi 1% të GDP-së për kërkimin shkencor dhe inovacionin. Për 10 vitet që vijnë, së paku 70 % e këtij investimi duhet të jetë investim publik.

Më pas, mund të pritet një ulje e investimit publik dhe rritje e atij privat. Në planin afatmesëm dhe atë afatgjatë lypset një optimizim i burimeve financiare kombëtare për të përballuar kërkesat shumë të mëdha të arsimit dhe shkencës, në mënyrë që ti paraprihet nevojave që ka vendi për përgatitjen cilësore të burimeve njerëzore si dhe ato të zhvillimit ekonomik e social, si një vend që synon të jetë vend i zhvilluar dhe pjesë e BE-së.

Zhvillimi dhe modernizimi i arsimit të përgjithshëm mbështetet në një arsim parashkollor të shtrirë në të gjithë vendin dhe gjithëpërfshirës, në mënyrë që të zbuten sa më shumë diferencat që vijnë si pasojë e gjëndjes ekonomike e sociale dhe ato të mos kushtëzojnë ecurinë e fëmijëve të familjeve të varfëra përgjatë kohës së shkollimit. Kjo kërkon që të gjithë fëmijët të ndjekin për jo më pak se një vit arsimin parashkollor përpara se të fillojnë klasën e parë të arsimit fillor.

Shqipëria duhet të krijojë të gjitha mundësitë për të bërë të mundur që çdo i ri i mohës 18-19 vjeç të përfundojë me sukses arsimin  12-vjeçar, pra atë të mesëm të përgjithshëm ose atë profesional. Kjo kërkon një riorganizim të plotë të “hartës” së shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve drejt shkollave moderne më të mëdha, të mbështetura me transport modern të nxënësve dhe mësuesve si dhe kushte për të qëndruar dhe për të mësuar më gjatë në shkolla.

Rritja e statusit të mësuesit, pedagogut, përmes rritjes së nivelit të kualifikimit dhe të shpërblimit, modernizimi i përmbajtjes (kurrikulat), teksteve dhe infrastrukturës së shkollave dhe universiteteve, kërkojnë investime prioritare dhe të shpejta për të mundësuar rritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet.

Zhvillimi i arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është rruga më efikase e lidhjes së sistemit arsimor me zhvillimin ekonomik të vendit dhe kërkesat e tregut të punës. Kjo kërkon zhvillimin e politikave efikase për nxitjen e sipërmarrjes private në mbështetje të zhvillimit të këtij sektori, si dhe të politikave për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, të krijuara nga të rinjë që përfundojnë arsimin e mesëm dhe të lartë profesional.

Shqipëria duhet së paku të dyfishojë brenda 4- 5 viteve të ardhshme numrin e pedagogëve dhe të kërkuesve shkencorë, në mënyrë që të mundësohet rritja e cilësisë së arsimit të lartë, si dhe zhvillimi i kërkimit shkencor e inovacionit për ti paraprirë zhvillimit afatgjatë ekonomik e social të vendit.

Rritja mbi tre herë e investimit kombëtar në  arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor,  rritja e nivelit të autonomisë dhe llogaridhënies së universiteteve dhe shkollave të larta, publike dhe private, si dhe zhvillimi i një sistemi efikas të sigurimit të cilësisë, do të përcaktojnë cilësinë e studimeve universitare, aftësimin e studentëve për tregun e punës si dhe cilësinë e kërkimit shkencor të vendit.

7.5 Afrimi i kapaciteteve intelektuale & ndalimi i eksodit të trurit

Vendi ynë ka pasuri të mjaftueshme natyrore dhe pozitë të favorshme gjeografike. Pra, që të ketë prosperitet ekonomik i duhen aftësitë intelektuale të nevojshme në shumë fusha: përpilimin e politikave, për të ndërtuar politika të tanishme dhe të ardhshme, menaxhimi, për menaxhimin e institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal, bizneset, institucionet publike dhe private, etj.

Të ardhur nga një sistem totalitarist i cili çoi vendin në buzë të humnerës, qeveritë që drejtuan pas vitit 1990, nuk ndërmorrën hapa për të përgatitur një brez të ri të politikanëve dhe ekonomistëve në universitetet më të mira në mbarë botën, të cilat do të ishin të dobishëm pas disa viteve në institucionet e larta menaxhuese. Mbetën në krye të politikës njerëzit me prejardhje nga sistemi socialist, shumica e tyre me pozicione të partisë socialiste, të cilët kanë vonuar ndërtimin e ekonomisë së tregut dhe janë duke mbajtur vendin në një tranzicion kaq të gjatë.

Për shkak të emigracionit fillimisht u larguan rreth 50% e mësuesve, studiuesve, intelektualëve dhe vlerësohet se rreth 66% të këtyre titujve shkencorë, kanë emigruar nga Shqipëria ose nuk janë kthyer pas kryerjes së studimeve. Kjo vazhdon edhe sot me studentët që qëndrojnë jashtë, pas diplomimit. Praktika e dërgimit jashtë për kryerjen e specializimit për ata që kanë përfunduar atë para shumë vitesh është pozitive, por ata nuk kanë qenë të detyruar të kthehen, për të kontribuar për një periudhë të caktuar kohe – pra, për të lënë dhe ndarë me persona të tjerë përvojën e fituar. Vitet e fundit kanë treguar një tendencë drejt zhvillimit: politika siguroi anëtarësimin në NATO, tashmë ne kemi liberalizuar udhëtimin në vendet e BE-së, avantazh për mundësi të reja arsimimi.

Qeveria në 2005-2012 mori disa masa:

  1. a) Zgjerimi i arsimit të lartë duke marrë parasysh nevojat e infrastrukturës. Ligji i ri për universitetet është hartuar në 2007 dhe ende vazhdohet të ndërhyhet me rregullime dhe ndryshime të diskutueshme.
  2. b) Iniciativat “brain gain” – kthimi i trurit, i cili realizon kthimin e personelit të specializuar nga jashtë shtetit, duke krijuar kushte lehtësuese. Nga këto paketa stimuluese për kthimin e trurit, në fund të vitit 2008, ka pasur 100 vende pune në universitete dhe 20 vënde pune në administratë.
  3. c) Fondi i Ekselencës për mbështetje financiare për studentët e shkëlqyer për të vazhduar studimet në një nga 15 universitetet më të mira të botës dhe të mbështetjes financiare për studentët e doktoraturës, me kusht që ata do të kontribuojnë në vend për të paktën tre vjet.
  4. d) Programet TEMPUS, ERASMUS, CEEPUS, etj., që i lejojnë studentëve mundësi për të ndjekur studimet deri në një semestër në vit në një universitet të huaj dhe kualifikimeve e shkëmbimin e përvojës për profesorët.
  5. e) Projekt-ligj për sistemin parauniversitar, i cili synon të përmirësojë cilësinë e arsimit të mesëm, në disa drejtime si: shkencat e natyrës, teknologji dhe komunikim.

Të gjitha këto masa shërbejnë për rritjen e kapitalit njerëzor, por a janë ato të mjaftueshme?

Të gjithë institucionet kanë në fokus të tyre punëtorët e kualifikuar dhe punësimi do të bëhet mbi këtë baza dhe jo bazuar në interesat politike apo ndërhyrje të tjera.

Shumë të rinjë të talentuar kanë studiuar jashtë vendit në disa nga shkollat më të mira në mbarë botën në SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Austri, Itali, etj. Gjithashtu, janë mijëra studentë që kanë ndjekur universitetet më të mira, në sajë të prindërve të tyre emigrantë.

Ato janë një thesar i veçantë për kombin tonë. Shumica e tyre janë duke punuar tani në institucione shumë prestigjioze private dhe publike si: pranë Bankës Botërore, Goldman Saks dhe në Universitete kudo në perëndim e gjetkë. Ata janë të gatshëm për të ndihmuar, por nuk mund të sakrifikojnë të ardhmen e tyre të shkëlqyer dhe të përdoren për lojëra të pista politike dhe fitimet e politikanëve në Shqipëri.

Ne kemi nevojë për një konsensus të të gjitha forcave politike për atë se çfarë ne duhet të ofrojmë për ta. Ne nuk mund të kërkojmë që ata të vijnë dhe të punojnë në administratën publike shqiptare duke mbetur në procedurat burokratike dhe duke u mohuar atyre shansin për të udhëhequr drejt së ardhmes. Ata duhet të krijojnë organizatën e tyre, që del nga propozimet e tyre, ata duhet dhe e dinë më mirë se të gjithë se për çfarë kanë nevojë për të ardhur dhe për të ndihmuar vendin e tyre.

 

 

8.  DREJTËSI PËR TË GJITHË

 

Forcat më efektive në reduktimin e krimit dhe probleme të tjera sociale janë familjet e forta dhe komunitetet që mbështeten nga zbatimi i ligjit. Të dyja këto përforcojnë standardet etike dhe të sjelljes  duke vendosur kritere dhe duke krijuar ambiente të sigurta, larg nga sjelljet destruktive dhe të rrezikshme.  Por edhe në rrethanat më të mira shoqërore, zbatimi profesional i ligjit dhe jo i kontrolluar politikisht, është kusht i domosdoshëm që të na mbrojë të gjithëve dhe veçanërisht të pambrojturit dhe ata në nevojë.

Përvoja më e mirë botërore gjatë disa dekadave të fundit ka treguar se vigjilenca e qytetarëve, prokurorë të ashpër por të ndershëm, dënime domethënëse, mbrojtja e të drejtave të viktimave dhe kufizimet në diskrecionin gjyqësor mund të ruajnë sigurinë publike nga mbajtja e kriminelëve larg rrugës.

Forcimi i pavarësisë së Gjyqësorit, promovimi i gjyqtarëve bazuar mbi meritën dhe integritetin e tyre dhe jo ndërhyrjet politike, janë garancitë për vendosjen e drejtësisë.

Përcaktimi i përpiktë i kritereve për emërimet në tre shkallët e gjyqësorit, si dhe organizimi i gjyqësorit si një trup i përgjegjshëm autoritar, jashtë ndërhyrjes së politikës, me të drejtë të analizës dhe vendimmarrjes të problemeve të gjyqësorit, është i domosdoshëm.

Ne mbështesim një regjistër kombëtar për të dënuarit për vepra kundër fëmijëve!

Ne kundërshtojmë falje për kriminelë të rrezikshëm ose përsëritës!

Në solidaritet me ata që na mbrojnë, ne e quajmë të detyrueshëm burgun për të gjitha sulmet që përfshijnë dëmtim serioz ndaj zbatuesve të ligjit.

Ndërsa, duke mbajtur kriminelët larg rrugës më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet procesit të rehabilitimit të këtyre individëve në komunitet. Burgjet duhet të edukojnë më shumë se sa të ndëshkojnë; ata duhet të rehabilitojnë të burgosurit për të reduktuar recidivizmin dhe viktimizimin në të ardhmen. Ne do të miratojmë nismat që do të sjellin qasje të reja, shpesh të quajtura gjykatat e llogaridhënies.

Qeveria në të gjitha nivelet duhet të punojë me institucionet e besimit, që kanë provuar se kanë rikthyer në rrugë të mbarë shkelësit për herë të parë të ligjit, shkelësit jo të dhunshëm, gjë për të cilën ne i përshëndesim. Theksi i tyre mbi drejtësinë rihabilituse për të vënë shkelësin në rrugë të drejtë, mund t’i japë zbatimit të ligjit fleksibilitetin që i duhet në trajtimin e niveleve të ndryshme të sjelljes kriminale.

 

 

9.  SIGURIA KOMBËTARE

Partia Republikane ka qenë dhe mbetet një avokate e përhershme për një siguri dhe mbrojtje më të fortë kombëtare, si një nga rrugët për paqe të qëndrueshme, prosperitet ekonomik dhe promovimin e vlerave demokratike në Shqipëri.

Shqipëria është anëtare e NATO-s qysh prej prillit 2009. Parimi i mbrojtjes kolektive i nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit i reflektuar në devizën “një për të gjithë dhe të gjithë për një”, i jep vendit tonë për herë të parë në historinë e tij një garanci të pashëmbullt sigurie, si pjesë e një aleance politiko-ushtarake, e gatshme për të mbështetur sigurinë sonë kombëtare.

Së bashku me përfitimet e sigurisë kolektive, ne jemi të vetëdijshëm që kemi edhe detyrimet tona. Për këtë qëllim, ne duhet ta mbështesim politikën e NATO-s për “ndarjen e barrës së përbashkët” dhe të mbajmë në konsideratë të gjitha angazhimet politike, ushtarake dhe financiare të vendit tonë ndaj NATO-s.

Kur Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO, e rriti buxhetin e mbrojtjes në 2,21% të GDP-së dhe kështu Shqipëria mbas anëtarësimit u rendit ndër 10 vendet e para të NATO-s për buxhetin e mbrojtjes dhe pjesëmarrjen në operacionet e mbështetjes së paqes. Fatkeqësisht, sot, ne renditemi ndër vendet e fundit, gjë që tregon se qeveria e “ka marrë si të mirëqenë anëtarësimin në Aleancë”. Reduktimi i buxhetit të mbrojtjes në nivelin më të ulët ndonjëherë në 0,83% të GDP-së nuk mund të mbështesë axhendën e reformave të mbrojtjes, si një vend i NATO-s. Përkundrazi, kjo tendencë në ulje të vazhdueshme po krijon probleme reale për Forcat e Armatosura Shqiptare (FASH), të tilla si struktura e keqbalancuar e forcave të armatosura, mungesa e aftësive operacionale të vërteta, një forcë gjithmonë më e vjetër, e pamotivuar dhe jo profesionale, me një nivel të ulët të trajnimit, vonesa të programeve të modernizimit etj., tërësisht në kundërshtim me standardet e NATO-s. Më e shumta që ky buxhet mund të bëjë është mbulimi vetëm i pagave dhe shpenzimeve të personelit ushtarak, duke çuar në një rënie graduale të aftësive operacionale të FASH.

Ndryshimet e fundit në legjislacionin e mbrojtjes kanë krijuar probleme shqetësuese në zinxhirin e komandimit si dhe gradat dhe karrierën në FASH. Të gjitha pushtetet dhe autoritetet i janë marrë Presidentit, si komandant i përgjithshëm i FASH dhe iu dhanë pushteti ekzekutiv të qeverisë. Kohët e fundit, një vendim i Gjykatës Kushtetuese i hodhi poshtë disa nga dispozitat e këtij ligji dhe kjo është për t’u vlerësuar.

Sot, pseudo-reformat në FASH po synojnë zhvillimin e një strukture të vjetër burokratike pa komandim të zhdërvjellët të forcës aktive. Në axhendën e reformës së pushtetit është zhvillimi i një force ushtarake të zbrazët që nënkupton një forcë që bazohet thjesht tek numrat e saj, por që zotëron kapacitete të ulëta operacionale për mision.

Struktura e FASH dhe kapacitetet e saj operacionale duhet të jenë në përputhje me Strategjinë e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Dy dekadat e fundit kemi qenë të gjithë të një mendimi se Strategjitë tona janë kryesisht të bazuara në kërcënimet asimetrike, kur sot mundësia e një kërcënimi konvencional po bëhet më e pranishme se më parë. Kjo situatë e re nuk duhet nënvleftësuar, por duhet të merret seriozisht në konsideratë gjatë projekteve të reformave të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, më vete apo së bashku me aleatët.

Shkurtimet e ashpra të pabazuara në të gjitha zërat e shpenzimeve të buxhetit të mbrojtjes të vendit janë një katastrofë për sigurinë kombëtare, që vënë në rrezik jetët e ushtarakëve në misionet e saj, si dhe ulin ndjeshëm kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale të FASH të krijuar me aq mund para dhe pas anëtarësimit në NATO.

Qeveria Rama po sheh FASH si një grup njerëzish me uniformë që duhet ti binden vetëm urdhrave të tij dhe jo kushtetutës së vendit. Vizioni i qeverisë Rama, i pasqyruar në disa veprimtari konkrete gjatë këtij viti, ka qenë transformimi i forcave të armatosura në një organizatë komunale për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave nën vartësi të policisë apo organizmave të tjerë. Këto janë shkelje të hapura të kushtetutës dhe ligjit të FASH, siç edhe Gjykata Kushtetuese e dëshmoi me verdiktin e saj të fundit.

9.1  Sfidat kryesore të sigurisë

Sfidat e sigurisë në Shqipëri nuk janë të ndara nga sfidat e sigurisë globale. Përkundrazi, ajo çka ndryshon sot është një zhvillim i shpejtë i kërcënimeve në mënyrën më brutale dhe shoqëruar me pasiguri kudo, gjë e cila ka transformuar kategorizimin e sfidave të sigurisë, të cilat më parë konceptoheshin dhe pranoheshin si thjesht rreziqe asimetrike.

A janë thjeshtë sfidat asimetrike siç konsideroheshin rreth 3 vjet më parë? Absolutisht jo! Tashmë kemi një “Hybrid Warfare”, luftë hibride.

Kërcënimet e sotme të sigurisë janë një kombinim i shumëfishtë mjetesh konvencionale dhe jo konvencionale lufte, që përfshin luftën ekonomike, sulmet kibernetike, diplomacinë, luftën e informacionit dhe propagandës, mbështetjen e shqetësimeve lokale, përfshirjen e forcave jo të rregullta ushtarake, forcave speciale, dhe forcave të rregullta ushtarake.

9.2. Strategjia e Sigurisë Kombëtare

Strategjia më e fundit e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë u miratua nga parlamenti në qershor 2014 pa përfshirje, pa diskutim dhe pa asnjë debat. Kjo Strategji është një dokument i përgjithshëm deklarativ pa objektiva të vërtetë dhe një kopje e keqe e strategjive të vendeve tjera, që nuk ka marrë në konsideratë asnjë nga sfidat dhe kërcënimet e sotme të sigurisë Europiane dhe Globale.

Procesi i hartimit të dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare lë shumë për të dëshiruar. Ky dokument është hartuar kryesisht nga një grup i vogël i izoluar, pa pjesëmarrjen e aktorëve përkatës nga institucionet qeveritare, shoqëria civile, grupet e ekspertëve, OJQ-të, media, opinioni publik, partnerët nga vendet e NATO-s dhe komisionet përkatëse në Parlament.

Krahasuar me dokumentet e tjera të mëparshme të sigurisë kombëtare në 20 vitet e fundit, të cilat janë votuar me 100% të mazhorancës dhe opozitës, strategjia e fundit u miratua fatkeqësisht vetëm nga mazhoranca.

Pas miratimit, dokumenti i Strategjisë nuk ka treguar deri më tani asnjë shenjë të dobisë në sigurinë tonë të përditshme apo vjetore, sepse ai nuk shoqërohet me detyrime të qarta për institucionet përgjegjëse. Të gjitha objektivat strategjike dhe detyrat janë të përgjithshme dhe të pamatshme, pa produkte strategjike përkatëse në kohë. Nuk jepet asnjë afat kohor dhe nuk është caktuar asnjë institucion apo agjenci monitorimi. Kjo e lë këtë dokument si një dokument sirtaresh.

Kjo situatë tregon qartë që shumë pak interes është treguar nga qeveria dhe shumica për dokumentin më të rëndësishëm të sigurisë së vendit.

Është e pamohueshme që sot asnjë vend nuk mund të garantojë sigurinë kombëtare duke vepruar më vete apo me forcat e veta. Sfidat kombëtare, trans-nacionale, rajonale dhe botërore janë sot të ndërlidhura më shumë se kurrë. Disa kërcënime të vjetra janë duke u zbehur dhe disa kërcënime të reja janë në axhendën e sigurisë. Si rezultat, sistemi i sigurisë dhe mbrojtjes duhet të jetë i zhdërvjellët për zhvillimin e kapaciteteve të reja të nevojshme për sot dhe të ardhmen, duke përdorur metoda “smart” në kushtet e financave të kufizuara.

Në këtë kontekst, Strategjia e Sigurisë Kombëtare duhet të jetë shtylla kurrizore e planifikimit dhe buxhetimit të qeverisë, veçanërisht në fushën e kërcënimeve të reja në zhvillim, veçanërisht ato të lidhura me terrorizmin, sigurinë ekonomike, sigurinë kibernetike, energjinë dhe infrastrukturën.

9.3. Terrorizmi: një kërcënim aktual

Kërcënimet terroriste dhe veçanërisht ISIS, i injoruar dhe konsideruar deri tani vetëm në mënyrë sporadike, përbën dhe do të përbëjë për vitet në vijim një kërcënim në zhvillim ndaj të gjithë vendeve të rajonit tonë. Të qënit pjesë e koalicionit kundër ISIS, nuk nënkupton që Shqipëria është e mbrojtur nga ai dhe pasojat e tij tani dhe në të ardhmen.

Faktikisht qeveritë, shoqëritë, mediat dhe komunitetet në Ballkan e kanë konsideruar këtë fenomen deri tani kryesisht nëpërmjet akteve të sensibilizimit apo të spontanitetit. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve që janë bërë për ndryshimin e ligjeve ku përbën vepër penale pjesëmarrja në një konflikt të huaj. Janë bërë gjithashtu denoncime nga komunitete dhe udhëheqës fetarë, por nuk kemi ende një përpjekje të koordinuar dhe të fuqishme për rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror, sigurimin e një transparence të përshtatshme apo edhe një qasje të koordinuar rajonale për trajtimin e këtij problemi.

Kthimi eventual i luftëtarëve të Ballkanit në vendet e tyre përbën një kërcënim potencial, që mund të çojë në konflikte fetare dhe rritje të ekstremizmit fetar. Përdorimi politik i grupeve të tilla, veçanërisht në vendet që kanë një histori të konfliktit etnik, të tilla si në Bosnje apo edhe Maqedoni, gjithashtu nuk mund të përjashtohet.

Luftëtarët e kthyer nga lufta do të shihen në komunitete e grupe të caktuara si heronj të një lufte të madhe, shërbëtorë besnikë të një misioni e detyrimi të shenjtë dhe luftëtarë për krijimin e një shteti të bashkuar islamik. Ata do të synojnë të ruajnë lidhjet terroriste, tu japin të tjerëve përvojën dhe praktikat terroriste, duke krijuar kështu gjëndje pasigurie në rajon dhe vende të veçanta të tij.

Disa faktorë të tjerë, që mund ta bëjnë situatën më problematike në rajonin tonë, të cilat mund të mbahen në konsiderate nga institucionet përkatëse të vendeve tona, janë si më poshtë:

  1. Vështirësitë ekonomike në rajon.
  2. Institucionet dhe qeveritë e dobëta, të kapura nga korrupsioni.
  3. Krimi i organizuar dhe ringjallja e trafiqeve të paligjshme.
  4. Urrejtjet dhe konfliktet e fshehta ndëretnike.

Qasja republikane ndaj ekstremizmit fetar dhe konkretisht ndaj rreziqeve që paraqet ISIS mund të parashtrohet si më poshtë:

Përballja me rrezikun ISIS do të kërkojë një luftë të gjatë dhe angazhim shumë kompleks, me pjesëmarrje, përpjekje dhe kapacitete të përbashkëta të gjithë aktorëve në nivel kombëtar, rajonal dhe global.

Së pari, kemi nevojë për një plan strategjik që të kombinojë dhe koordinojë të gjitha veprimet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike për mbarë rajonin. Veprimet e veçanta dhe strategjitë individuale, pa një qasje të koordinuar rajonale, janë të destinuara të kenë pak rezultate.

Së dyti, kemi nevojë për një perspektivë evropiane për Ballkanin, e cila duhet të rikonfirmohet dhe përforcohet, pavarësisht rritjes së kohëve të fundit të skepticizmit për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, siç shihet në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare evropiane. Lodhja nga zgjerimi i BE-së ka krijuar tashmë skepticizëm në Ballkan, veçanërisht pas krizës ekonomike. Kjo është shoqëruar me një polarizim të madh dhe radikalizëm në jetën politike.

Greqia është shembulli ku partitë ekstremiste fituan terren si pasojë e krizës ekonomike dhe madje e majta ekstreme arriti të fitojë shumicën dhe krijojë qeverinë. Politikat ekonomike apo ato të jashtme të kësaj qeverie dhe impakti i këtyre politikave mbetet ende i paqartë, por ajo që mund të thuhet me siguri është që këto do të ndikojnë në të gjithë Ballkanin e më gjerë.

Lodhja nga zgjerimi i BE-së po krijon përshtypjen se BE-ja nuk është e dëshiruar për të pranuar në gjirin e saj shtete multi-fetare ose shtete me popullsi të mëdha myslimane. Kjo tjetërson më tej myslimanët e rinjë dhe i nxit ata të krijojnë kuptimin e tyre të padrejtësisë, duke u shtuar dëshirën për të rrëmbyer armët dhe shkuar jashtë për të luftuar në Siri, Irak apo vënde të tjera me trazira. Një angazhim i ri dhe një perpjekje energjike e procesit të zgjerimit të BE-së do të gjeneronte një mbështetje më të madhe për reformat, konsolidimin e institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Së treti, ne kemi nevojë për një politikë të dyerve të hapura të NATO-s për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Kjo politikë duhet të vazhdojë si një instrument për bashkëpunim të sigurisë dhe pjesë e luftës kundër terrorizmit.Forcimi i politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi do të krijojë një kuptim të përbashkët më të rëndësishëm për çështjet e sigurisë rajonale, si dhe një bashkëpunim më të madh ushtarak dhe të inteligjencës.

Vendet e Ballkanit duhet të bëhen pjesë e trajnimeve të përbashkëta dhe programeve të stërvitjes me partnerët e NATO-s dhe pjesë e analizës së vlerësimit të kërcënimeve dhe rreziqeve, që janë kyç për identifikimin dhe përballjen me kërcënimet potenciale që vijnë nga kthimi i luftëtarëve të radikalizuar. Zgjerimi i NATO-s dhe i BE-së janë objektiva komplementarë dhe të dyja mund të krijojnë besueshmëri për vendet e Ballkanit, që është i etur për të thithur investime të huaja dhe për një zhvillim më të mirë ekonomik, gjë që do të përbënte një lëvizje pozitive për të larguar shumë të rinjë nga mendimet e “Xhihadit”.

Duhet të promovojmë një rritje të mëtejshme të bashkëpunimit rajonal, si dhe me BE dhe SHBA, në fushën e inteligjencës dhe sektorë të tjerë. Shkëmbimi i informacionit është thelbësor në vlerësimin dhe parashikimin e kërcënimeve potenciale. Shumë të rëndësishme janë gjithashtu veprimet e menjëhershme të qeverisë për të identifikuar dhe izoluar grupet dhe individët radikalë që kthehen, në mënyrë që të kufizohet në maksimum ndikimi i këtyre luftëtarëve tek njerëzit e tjerë.

Disa vende kanë planifikuar disa ndryshime të legjislacionit, por kjo nuk është një zgjidhje në vetvete për të parandaluar dhe izoluar kërcënimet e mundshme. Meqenëse radikalët kthehen, është e rëndësishme që çdo vend të ketë mekanizma të duhur ligjorë në vend të izolimit të tyre, ndërsa resurset nuk duhet të mungojnë për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve të tyre brenda Ballkanit, si dhe rrjetet e tyre ndërkombëtare. Është e nevojshme të kryhen veprime të menjëhershme, përndryshe çdo vonesë do të tregojë dobësi dhe do t’i japë ekstremistëve një vakum që ata të mund ta shfrytëzojnë si një pozicion i fuqisë së tyre.

Së katërti, qeveritë në rajon duhet të ofrojnë mundësi financiare dhe të edukimit, bazuar në kundërvënien ndaj mesazheve radikale të ndërtuara mbi urrejtjen dhe frikën. Programet e ri-integrimit në shoqëri duhet të projektohen duke përdorur njohuritë dhe ndikimin e udhëheqësve të moderuar të fesë islame.

Është e qartë se motivet ekonomike janë pjesë e faktorëve kryesorë të të rinjve që dalin vullnetarë për të luftuar larg vendeve të tyre. Disa prej tyre kanë shkuar në Siri me familjet e tyre, gjë që tregon se përfitimet ekonomike kanë qenë një faktor shumë i rëndësishëm për punësimin e tyre. Në këtë kontekst, qeveritë duhet të kenë një plan për mbështetje ekonomike dhe zhvillim të zonave të origjinës së tyre.

Fenomeni i përfshirjes në aktivitete terroriste justifikohet nga rekrutuesit me humbjen e shpresës dhe rigjetjen e saj tek Pseudo Islami dhe vetëflijimi për drejtësinë me vetëvendosje. Për këtë arsye destabilizimi i tejskajshëm ekonomik si dhe korrupsioni që shoqëron atë, krijojnë pseudo arsyetimet e nevojshme, ku mashtrimi ndaj të rinjve mbështetet me një të vërtetë reale e të prekshme për këdo. Ky element zë vend në shtresat ku arsimi dhe perceptimi mbi detyrimet personale ndaj moralit dhe shoqërisëjanë të pa formuara dhe në nivele të ultë.

Aty ku mungon drejtësia dhe ku korrupsioni drejtohet nga ligjvënës me të kaluar kriminale krijohet shtrati për një shkëputje nga realiteti dhe integrimi me organizma ekstremiste. Njëriu ka lindur me dëshirën për të qene i lire dhe në momentin kur humbet shpresën i dhurohet paguesit më të parë me trup e shpirt, për më shumë kur niveli arsimor mungon dhe nën petkun e dijes hyjnore kryhet procesi i “Brain Wash” dhe formimi radikal.  Për këtë arsye kemi të drejtën morale të ngremë zërin akoma më fuqishëm ndaj qeverisë që me mënyrën e saj krijon përjashtim të shtresave në nevojë nga mundësitë për zhvillim e mirëqënie dhe mbrojtje nga ligji.

Puna paraprake me familjet dhe komunitetet fetare të luftëtarëve vullnetarë ka rëndësi të madhe dhe kjo duhet të fillojë para kthimit të tyre. Një reagim mbështetës dhe pozitiv nga brenda familjeve dhe një reagim publik nga komunitetet fetare dhe udhëheqësit e tyre do të ndihmojë në ri-integrimin e tyre në shoqëri dhe nëse është e nevojshme në izolimin e tyre nga pjesa tjetër e komunitetit, e veçanërisht nga të rinjtë e tjerë në nevojë.

Së pesti, qeveritë duhet të vendosin bashkëpunim më të ngushtë me komunitetet fetare, për të promovuar tolerancën dhe për të denoncuar radikalizmin fetar. Qeveritë duhet të mbështesin komunitetet fetare në ruajtjen e rolit të tyre tradicional dhe historik të Islamit secularist. Ato duhet të mbështetin arsimin në Medrese dhe Universitete teologjike në mënyrë që të shmanget zgjedhja e të rinjve nga ekstremistët për të studiuar jashtë vendit.

Së gjashti, institucionet e sigurisë dhe ato gjyqësore duhet të ndërmarrin veprime parandaluese për të shmangur valët e mundshme të dhunës midis/ brenda komuniteteve fetare apo grupeve etnike.

Në këtë kontekst, ne duhet të marrin në konsideratë disa prej problemeve ekzistuese në rajon, veçanërisht ato që i takojnë përkatësisë etnike. Gjatë kësaj konsiderate, Maqedonia dhe Bosnja janë shumë komplekse dhe meritojnë vëmendje të veçantë.

Është shumë e rëndësishme që ky problem të trajtohet jo si një problem i një komuniteti të vetëm apo të një grupi fetar, por si një fenomen i të gjithë shoqërisë. Përndryshe, çdo përpjekje tjetër mund të gjenerojë linja të ndarjes dhe konflikteve.

Mund të ketë qasje të tjera për të frenuar këtë prirje shqetësuese në Ballkan, por një gjë është e qartë: koha për veprime vendimtare është tani. Situata aktuale në Irak dhe Siri me ISIS është një thirrje zgjimi për të gjithë ne. Nesër mund të jetë tepër vonë.

9.4 Qasja Republikane ndaj sigurisë kombëtare

Ne Republikanët nderojmë anëtarësimin tonë në NATO si për përfitimet  e jashtëzakonshme ashtu edhe për detyrimet modeste që ofrojmë. Anëtarësimi i Shqipërisë ka qenë një proces i angazhimeve të mëdha, i reformave dhe standardeve të 5 fushave: politike-ekonomike, të mbrojtjes, financiare, ligjore dhe sigurisë së informacionit. Reforma të thella janë bërë nga institucioni i mbrojtjes nga 1994 dhe në veçanti nga udhëheqja politike e qeverisë në periudhën 2005-2009. Ne jemi krenarë për rolin tonë të rëndësishëm dhe kontributin në procesin e anëtarësimit në NATO me reformën e mbrojtjes, diplomacinë dhe angazhimin parlamentar.

Partia Republikane si një Parti Konservatore është në themel një organizëm që mbart vlerat dhe trashëgiminë kombëtare ku Kombi, Gjuha, Tradita, Zakoni e besimi në Zot përcaktojnë qartë prioritetet dhe detyrimet tona kombëtare brenda dhe jashtë vendit, ashtu siç i kemi marrë në shekuj nga etërit tanë në historinë tonë dhe atë botërore. Ne luftojmë të mbështetur në të drejta Universale ku si kolonë qëndron besimi në Zot pa tjetërsuar trashëgiminë kombëtarë që është e njëjtë në vlerë, aspiratë, gërmë dhe frymë me të gjitha vendet e NATO-s.  Pozicionimi ynë politik në formë është shprehje e qartë e këtyre vlerave ku si përmbajtje qëndron në mënyrë unike dhe të patjetërsueshme qënia jone natyrale në raport me këto vlera.

Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë në shpenzimet e mbrojtjes për të arritur në 2% të GDP-së, nëpërmjet një rritje graduale të buxhetit aktual në 10 vitet e ardhshme siç rekomandohet nga Samiti i Uellsit, me fokus primar në rritjen e motivimit të burrave dhe grave me uniformë, rritjen e kapaciteteve operacionale, trajnimin dhe edukimin e tyre, pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse dhe modernizimin e FASH për mision.

Ne do të forcojmë rolin tonë politik për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe do të nxisim dialogun për çështje që lidhen me shqiptarët. Angazhimi ynë do të jetë që ne do të votojnë progresin në rrugën e anëtarësimit të atyre vendeve të Ballkanit ku të drejtat e shqiptarëve që jetojnë atje njihen dhe respektohen. Në këtë drejtim, ne do të mbështesim dhe ndërmarrim përpjekjet dhe veprimet e duhura për përshpejtimin e anëtarësimit në NATO të Kosovës.

Siguria Kibernetike do të vlerësohet nga ne si një nga kërcënimet e shekullit të njëzet e një: sofistikimi dhe intensiteti i sulmeve kibernetike janë rritur vazhdimisht gjatë dekadës së kaluar dhe pritet të vazhdojnë në rritje. Për këtë qëllim, ne mbështesim zhvillimin e një strategjie kibernetike dhe politikat e sigurisë kibernetike duhet të zbatohen me synimin e frenimit të veprimeve dashakeqe të armiqve tanë, bazuar në standardet e NATO-s. Situata dhe kuadri aktual janë tepër të varura nga zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse të përshtatshme, duke qenë deri tani të pasuksesshëm në përballimin e sulmeve të mundshme kibernetike dhe të rrezikuar në sigurinë e informacionit konfidencial. Ne do të ndjekim një bashkëpunim efektiv me partnerët tanë strategjikë në zhvillimin e një strategjie efektive të sigurisë kibernetike, të mbështetur me burimet e nevojshme.

Ne do të rivendosim moralin dhe avancojmë kapacitetet e agjencive të inteligjencës për të siguruar që udhëheqësit e vendit të jenë të informuar plotësisht në një botë të pasigurt dhe gjithnjë e më të rrezikshme. Ne do të bëjmë të mundur që informacioni dhe aktivitetet më të ndjeshme të vendit tonë të jenë të mbrojtura në mënyrë të përshtatshme.

Ministria e Mbrojtjes, si të gjitha agjencitë qeveritare, duhet të jetë më e kujdesshme për të shpenzuar me mençuri paratë e taksapaguesve. Ne do të zbatojmë politika të shëndosha të menaxhimit për të garantuar vënien në dispozicion të trupave tona tek komandat aleate në kohën e duhur, me kosto-efektivitet të lartë dhe me pajisjet përkatëse për përmbushjen e misionit të tyre, si dhe misione brenda vendit.

Themeli i ushtrisë qëndron në burrat dhe gratë me uniformën e vendit tonë dhe familjet e tyre. Ata janë prioriteti i parë. Anëtarët e ushtrisë sonë do të trajtohen me respekt dhe dinjitet të madh. Ne refuzojnë përdorimin e ushtrisë si një platformë për eksperimentime sociale dhe nuk do të pranojmë tentativat që bëhen për të devijuar nga prioritetet ushtarake dhe gatishmëria e forcave për përmbushjen e misionit.

Në përputhje me këtë angazhim, ne synojmë që të krijojmë mbështetje dhe kushte financiare, morale dhe sociale të përshtatshme dhe dinjitoze për personelin e Forcave tona të Armatosura për të tërhequr dhe mbajtur personel cilësor, siç dhe të mbajmë premtimet dhe angazhimet tona për pensionistët dhe familjet e tyre. Ky kujdes do të vazhdojë të mbetet i pandryshueshëm si gjatë shërbimit në detyrë, ashtu dhe gjatë daljes në rezervë dhe pas daljes në pension.

Përfshirja e personelit ushtarak dhe lidershipit të FASH në interesat dhe aktivitetet politike është një nga kërcënimet kryesore për forcën tonë të armatosur. Objektivi ynë është që promovimi i oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të bëhet i bazuar vetëm mbi vlerat dhe cilësitëe tyre profesionale, performancën dhe integritetin, dhe jo mbi përkatësinë politike.

E fundit, por jo për nga rëndësia, propozimi republikan është që, për të ushtruar siç duhet autoritetin e tij kushtetues, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë duhet të mbështetet me ligj me një strukturë të veçantë, si dhe të ketë autoritet vendim-marrës.

 

 

10. POLITIKA E JASHTME

Politika jonë e jashtme duhet të rikonceptohet nisur nga rëndësia strategjike që ka marrë Shqipëria pas anëtarësimit në NATO dhe padyshim kapitalizimit të këtij potenciali të ri në shërbim të interesit tonë kombëtar, zgjidhjes dhe mbështetjes së çështjes shqiptare dhe padyshim përshpejtimit të axhendës Evropiane duke konsideruar faktin se nga 28 vende anëtare të NATO pjesa me e madhe e tyre jane vende të BE-së.

Duke konsideruar faktorin shqiptar në rajon pesha jonë në politikën e jashtme fiton një dimension të ri, i cili duhet të ruajë traditën e mirë të të qënurit faktor stabiliteti në rajon, por duke e lidhur këtë stabilitet me zgjidhjen e problemeve të çështjes shqiptare në rajon, jo me patriotizëm folklorik, por me veprime dhe diskutime e vendime të qenësishme, të mire konsultuara me gjithë faktorët dhe partnerët tanë. Realizimi i aspiratave të Shqiptarëve në Ballkan nuk është një kërkesë kapriço dhe as një element që qeveria negocion me fqinjët për arsyet e veta në poltronin drejtues.

Realizimi i aspiratave tona për respektim të plotë të të drejtave te njeriut është domosdoshmëri  determinante që përcakton vlerat dhe virtytet e aleateve tanë në NATO. Si rrjedhoje ne marrim fuqi për realizimin e emancipimit të Ballkanit si rrjedhoje e vlerave qëndajmë me aleatet dhe jo vetëm të përkatësisë kombëtare. Kërkesa e rregullimit të çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan e paraqitur në çfarëdo formë tjetër është përjashtim i kontekstit të një realiteti të pandryshueshëm rajonal e më gjerë.

SHBA është provuar aleati dhe mbështetësi ynë strategjik në gjithë historinë e shtetit tonë, zgjidhjen e çështjeve madhore shqiptare dhe anëtarësimit tonë në NATO. Siguria dhe demokracia në Shqipëri për SHBA është kusht për vazhdimin e marrëdhënieve të cilat nuk mund dhe nuk duhet të cenohen për interesa aventureske të përfitimit politik apo korruptiv. Marrëdhëniet me SHBA duhet të njohin një dimension të ri, atë të partneritetit ekonomik, i cili nuk është zhvilluar në masën e duhur.

Mospërmbushja e detyrimeve të NATOS dhe renditja e Shqipërisë ndër vendet e fundit në mbështetjen e veprimeve ushtarake të NATO-s dhe shpenzimeve ushtarake në raport me GDP duhet të korrigjohet urgjentisht dhe Shqipëria të kthehet të jetë ndërmjet 10 vendeve më të mira. Arritjet e koalicionit politik që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO krijuan një kapital të çmuar, por që është nënvlerësuar, marrë si kredi dhe keqpërdorur si një pronësi vetëm për shfrytëzim nga qeveria në pushtet pa kushtuar vëmendjen e duhur për shtimin e këtij kapitali.

Lufta kundër terrorizmit ka një dimension shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme të vendit tonë. Bazuar në një strategji kombëtare të mirëstudiuar politika e jashtme duhet të synojë bashkëpunimin në nivel rajonal dhe global në luftën kundër terrorizmit, angazhimin në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimin bilateral në mënyrë të veçante me SHBA. Bashkimi Europian dhe vendet e tij janë aleatët tanë kryesorë në rrugën tonë Europiane, ata janë pjesë e familjes të cilës i përkasim dhe që na ndihmojnë në garantimin e shtetit të së drejtës dhe të mirëqënies ekonomike.

Konsolidimi i mardhënieve me fqinjët bazuar në konceptin e interesave strategjike rajonale dhe konsolidimin e marëdhënieve reciproke është një rezultante e fuqishme e politikës sonë të jashtme. Gjermania, roli dhe autoriteti i saj janë vendimtarë për rrugën tonë Evropiane. Vëmendja e shtuar e Gjermanisë në rajonin e Ballkanit, duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe projekte konkrete në vendin tonë, por edhe në bashkëpunimin rajonal në fushën politike dhe sidomos atë ekonomike. Raportet me Turqinë, Italinë dhe Greqinë kanë një rëndësi jetike për vendin tonë për vetë rolin dhe impaktin që ato kanë në NATO dhe BE, por dhe ndikimin e tyre të jashtëzakonshëm në Mesdhe. Forcimi i marrëdhënieve me vende të rëndësishme të njohura si fuqi të ekonomisë dhe politikës botërore si Japonia, Kina, India, Brazili, Rusia dhe vendet Arabe është një sfidë reale dhe ka një rëndësi të madhe për politikën tonë të jashtme. Garantimi i një shërbimi diplomatik profesional dhe aktiv jashtë preferencës politike është një detyrë imediate, duke respektuar së pari ligjin për shërbimin diplomatik.

11. INTEGRIMI EUROPIAN

Marrja e statusit të vendit kandidat për BE shtron para nesh detyrime dhe përgjegjësi më të mëdha në mënyrë që të përcaktohet qartë, jo vetëm hapja e bisedimeve për anëtarësim por, edhe një angazhim i qartë për të mundësuar anëtarësimin tonë të plotë në BE.

Fatkeqësisht qeveria e sotme është tërësisht e painteresuar për ta parë këtë proces me seriozitetin e duhur, në plotësimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga MSA dhe për më keq, tashmë shprehet me një gjuhë të ashpër për të ashtuquajturën lodhje të BE-së nga zgjerimi, duke përdorur herë-pas-here gjuhë kërcënuese dhe fyese, që është aspak e pranueshme. Ne kuptojmë qartazi se anëtarësimi kërkon tjetërsim të sjelljes politike gjë të cilën qeveria e konsideron të padëshirueshme kundrejt interesave te veta te ngushta. Ne kuptojmë që vetëm vonesat në këtë proces do të përshpejtonin në anën tjetër konsolidimin e fryteve joligjore të klientëve dhe qeverisë.

Anëtarësimi në BE së pari, duhet bazuar në qeverisjen e mirë, në respektimi e të drejtave të qytetarëve, kushtetutës dhe ligjit, të cilat për fatin e keq sot cenohen çdo ditë nga qeveria në pushtet. Ne kuptojmë qartazi se është populli ai që paguan për çdo papërgjegjshmëri të qeverisë në realizimin e kërkesave nga detyrimet që rrjedhin nga MSA ndaj amplifikojmë thirrjen tonë për ndryshim të kursit politik.

Shqipëria konsiderohet nga vendet më të korruptuara dhe siguria juridike pothuaj nuk egziston jo vetëm për shkak të korrupsionit dhe kontrollit politik mbi gjyqësorin, por edhe për faktin se çdo qytetar, biznesmen vendas apo i huaj është nën kërcënimin e vazhdueshëm të cënimit të njëanshëm të interesave legjitime nga praktikat jo ligjore dhe korruptive të qeverisë.

Skepticizmi i shfaqur në disa nga vendet anëtare të BE ka të bëjë me mosfunskionimin e demokracisë në Shqipëri që faktikisht është kthyer shumë kohë mbrapa pasi sot është eminent kërcënimi i një Oligarkie politiko-financiare të mbështetur dhe drejtuar nga qeveria,e cila synon komtrollin dhe kriminalizmin e institucioneve dhe ekonomisë shqiptare.

Shqipëria ka nevojë për një Strategji të mirëmenduar, të diskutuar me të gjithë aktorët e shoqërisë në mënyrë inkluzive dhe me mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë, duke përcaktuar përgjegjësinë e çdo hallke dhe duke kostuar çdo element të saj deri në momentet e anëtarësimit në BE. Kjo strategji nuk duhet të jetë një “copy paste” i strategjive të vendeve të tjera por një analizë e hollësishme e situatës si dhe një qasje objektive reale me programin IPA II dhe Planin Kombëtar të Zbatimit të MSA.

Rritja e kapaciteteve absorbuese të ndihmës që vjen nga BE realizohet me projekte të rëndësishme të cilat ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe kanë impakt konkret në jetën e qytetarëve. Ato s’mund të jenë projekte të cilat ofrohen për të mbajtur në punë burokratë, por projekte të cilat kanë efekte të drejtpërdrejta dhe të mirëkoordinuara me buxhetin dhe zhvillimet e rëndësishme sektoriale.

Gjithëpërfshirja politike dhe kontrolli e drejtimi opozitar i komisionit parlamentarë të integrimit garanton transparencën dhe padyshim gjithëpërfshirjen dhe vazhdimin e reformave pavarësisht se kush e drejton qeverinë. Kjo po ashtu garanton mbështetjen e gjerë popullore të këtij procesi.

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, votuan në qërshor të vitit 2014, dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Hapi vijues në procesin e integrimit është hapja e negociatave të anëtarësimit që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me reformat e mëtejshme konkrete dhe të qëndrueshme që Shqipëria do të ndërmarrë në kuadër të adresimit të 5 prioriteteve të përcaktuara në paketën e zgjerimit 2013-2014, si parakusht për fillimin e negociatave të anëtarësimit, të cilat janë:

  • të vijohet zbatimi i reformës në administratës publike, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimin e administratës publike.
  • të merren masa të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efiçencën dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore.
  • të merren masa të vendosura në luftën kundër korrupsionit, përfshirë krijimin e një vijimësie rezultatesh konkrete (track record) me hetime kryesisht, procedime penale dhe dënime.
  • të merren masa efikase për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë mbrojtjen e romëve dhe politikat antidiskriminim, si edhe të zbatohen të drejtat e pronësisë.

Vetëm pas adresimit të duhur nga ana e qeverisë Shqiptare të këtyre 5 prioriteteve dhe pas rezultateve konkrete në secilën prej tyre, do të bëhet e mundur dakordësia e të gjitha vendeve anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Procesi i negociatave të anëtarësimit përfshin hartimin dhe miratimin e legjislacionit në përputhje me acquis e BE-së, zbatimin efektiv të tij si dhe ndërmarrjen e reformave gjyqësore, administrative dhe ekonomike të nevojshme për zbatimin efektiv të legjislacionit dhe plotësimin e kritereve të anëtarësimit. Procesi i negociatave ndihmon edhe vetë Bashkimin Europian dhe institucionet e tij të përgatiten për zgjerimin dhe funksionimin efektiv të tyre.

Hapja e negociatave të anëtarësimit nuk mund të realizohet deri në momentin kur të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të BE dakordësohen në mënyrë unanime mbi një mandat negocimi me vendin kandidat. Negociatat kryhen në “Konferencat Ndërqeveritare”, ndërmjet ministrave dhe ambasadorëve, përfaqësues të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE dhe Grupit Negociator të vendit kandidat. Konferenca Ndërqeveritare, prezanton kuadrin në të cilin vendet anëtare dhe vendi kandidat mund të adresojnë cështje politike dhe strategjike që lidhen me hapjen dhe mbylljen provizore të kapitujve të legjislacionit të BE-së.

Hapja formale e negociatave, shoqërohet me procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit kombëtar për shkallën e përputhshmërisë me acquis (screening).  Procesi screening kërkon edhe një analizë të të gjithë sistemit, përcaktim të përgjegjësive si dhe parashikimin për përpjekjet e nevojshme për të zbatuar legjislacionin e përafruar. Kjo fazë e procesit të negociatave të anëtarësimit, bazohet në procesin e përafrimit të legjislacionit të ndërmarrë paraprakisht në kuadër të zbatimit të angazhimeve të MSA. Gjithashtu, hartimi dhe zbatimi i një dokumenti realist që planifikon dhe prioritizon të gjitha aktivitetet në kuadër të procesit të integrimit europian, do të lehtësojë përgatitjet për realizimin e suksesshëm të negociatave të anëtarësimit.  Intensifikimi i procesit të përafrimit duke i paraprirë afateve të MSA dhe përgatitja e institucioneve publike për këtë proces, shkurton kohë dhe përgatitje për negociatat e anëtarësimit.

Raporti që harton Komisioni Europian në përfundim të procesit screening, vlerëson gadishmërinë e vendit kandidat për hapjen e negociatave për secilin kapitull. Për ato kapituj që vlerësohet se vendi kandidat nuk është mjaftueshëm i përgatitur për të hapur negociatat, KE përcakton një set masash (opening/closing benchmarks) të cilat duhet të përmbushen nga vëndi kandidat dhe që lidhen kryesisht me kuadrin ligjor dhe strategjik të nevojshëm për të realizuar përafrimin e plotë të legjislacionit.

Në momentin kur Komisioni vlerëson se seti i masave të përcaktuara për cdo kapitull është përmbushur, Këshilli i kërkon vendit kandidat të paraqesë pozicionin negociues. Në pozicionin negociues vendi kandidat duhet të paraqesë një plan të detajuar për miratimin e acquis dhe krijimin e kapaciteteve institucionale të nevojshme për zbatimin e saj. Gjithashtu pozicioni negociues, mund të përfshijë edhe kërkesën për periudha kalimtare për kapituj të vecantë. Hartimi i Pozicionit negociues është një proces delikat që kërkon angazhimin maksimal të grupit negociator, strukturave koordinuese qeveritare dhe sigurisht edhe Parlamentit. Bazuar në pozicionin negocius të vendit kandidat, Komisioni Europian përgatit pozicionin e përbashkët të Bashkimit Europian, i cili duhet të aprovohet në mënyrë unanime nga të gjitha vendet anëtare. Rezultatet e negociatave përfshihen në Traktatin e Anëtarësimit i cili përcakton edhe datën e anëtarësimit si vënd anëtar me të drejta të plota në BE.

I gjithë procesi i negociatave dominohet nga një monitorim i vazhdueshëm i Komisionit Europian, mbi zbatimin e reformave të filluara gjatë fazës së para-aderimit. Hapi në të cilin kryhet procesi i negociatave është plotësisht i ndërvarur nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi i legjislacionit nga vendi kandidat. Në këtë kuadër, momenti aktual i procesit të integrimit në Shqipëri, kërkon ndërmarrjen e reformave tërësore dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që ti paraprijë procesit të negociatave dhe adresimit në kohë të atyre çështjeve/problematikave që mund të përcaktohen nga Komisioni Europian si objektiva parësorë.

12.FAKTORI SHQIPTAR NË RAJON: SHQIPTARËT E BASHKUAR NË EVROPËN E BASHKUAR

Shqiptarët po jetojnë tani një realitet të ri. Vitet e fundit të shekullit të 20 dhe shekullit të 21 kanë qenë ato më të rëndësishme në historinë e kombit tonë, për shqiptarët kudo.Sot ne duhet të jemi të përulur përpara dhe të shprehim mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për interesin kombëtar.

Largpamësia, vizioni dhe ëndrrat e patriotëve dhe figurave më të shquara të levizjes shqiptare tani janë kthyer në një realitet të prekshëm, por ende hasin përballënjë numër sfidash të rëndësishme. Pas shpalljes së pavarësisë, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një arritje historike dhe republikanët duhet të ndihen krenarë që kanë qenë kontribues të drejtpërdrejtë në këtë arritje.

Ne kemi në Ballkan realitetin e mbi 6 milionë shqiptarëve, e ardhmja e të cilëve është në Bashkimin Evropian, të cilët duhet të mendojnë dhe të jenë të interesuar për identitetin e tyre kombëtar kulturor dhe historik, fetar dhe social, e parë kjo si një vlerë e shtuar në historisë evropiane.

Ndërsa ne duhet të përshtasim sjelljen tonë ndaj rregullave të reja që dikton BE-së dhe, në të njëjtën kohë ne, duhet me vetëdije të kuptojmë se nëpërmjet anëtarësimit tonë në NATO dhe BE, ne kemi deleguar një pjesë të sovranitetit tonë politik, ushtarak dhe ekonomik.

Shqipëria tashmë ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, jo vetëm në lidhje me procesin e integrimit evropian, por në të njëjtën kohë duke ndikuar që ky proces të bëhet një realitet i prekshëm për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Qëllimi ynë kombëtar mund të përkufizohet si “Të gjithë shqiptarët të bashkuar në Bashkimin Evropian”. Për të arritur këtë:

  1. Politikanët shqiptarë duhet të kuptojnë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë të organizuar në shërbim të sfidave të integrimit për të gjithë shqiptarët, nëpërmjet diskutimeve zyrtare dhe veprimeve të përbashkëta politike, diplomatike dhe ekonomike.
  2. Ekonomia është ajo që do të ndikojë në masë të madhe në rrugën tonë evropiane dhe në të ardhmen tonë euroatlantike si komb; prosperiteti ekonomik varet ndjeshëm nga njohja me sfidat me të cilat përballen shqiptarët në rajon.
  3. Shqipëria ka të drejtën dhe obligimin të kërkojë zbatimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave të të gjithë shqiptarëve nga vendet e rajonit apo kudo që ata jetojnë, si një detyrim i padiskutueshëm ndaj shqiptarëve. Ne kemi të drejtën tonë në kushtëzimin për anëtarësimin e vendeve fqinje dhe Serbisë në NATO, me detyrimet e tyre për të respektuar të drejtat e shqiptarëve dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
  4. Koordinimi dhe forcimi i bashkëpunimit mes bizneseve dhe shoqërisë shqiptare, kudo që ata jetojnë, është e nevojshme.
  5. Njohja e Kosovës si shtet i pavarur duhet të jetë në axhendën e lartë të institucioneve tona, dhe po kështu anëtarësimi i Kosovës në organizata e forume ndërkombëtare. Ne mbështesim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësuar nga BE. Shqiptarët në Preshevë dhe Bujanove duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë.
  6. Respektimi i marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë një kusht për anëtarësimin e ardhshëm të Maqedonisë në NATO.
  7. Çështja e komunitetit Çam duhet të konsiderohet dhe të zgjidhet në kuadër të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
  8. Shqiptarët në Mal të Zi duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta si gjithë malazezët.

Të drejtat e dhëna nga Zoti, mbrojtja e familjes, e drejta e pronës, vlerat kombëtare janë të lidhura pandashmërisht me njëra-tjetrën. Ata përcaktojnë rolin tonë shoqëror dhe human, mundësitë për zhvillim të jetës dhe ekonomisë tonë dhe padyshim vlerën e identitetit tonë kombëtar.

Më shumë se çdo thirrje “patriotike”, ose manipulim politik me çështjen kombëtare, ia vlen të sigurojmë dinjitetin individual, lirinë dhe ndërtimin e ekonomisë evropiane për çdo shqiptar, kudo që ata jetojnë. Kjo është mënyra e vetme për të arritur të ardhmen tonë të përbashkët si një komb.

Vulgarizimi folklorik apo sjellje sharlataneske pa limit “në emër të kombit”,ende kultivojnë urrejtje dhe ndarje, e kthejnë pas historinë dhe nuk e lejojnë të ecë përapra. Ne kemi përjetuar eksperimentuar edhe më parë deri në kufijtë e vetë ekzistencës së të drejtave tona njerëzore dhe vlerave ekonomike.

Detyrimi ynë është që të ndihmojmë dhe jo të vendosim shqiptarët nën kontroll. Ne të gjithë i përkasim të njëjtës së ardhme, ne kemi një fat: të jemi të gjithë së bashku, me historinë tonë, kulturën dhe ekonominë tonë në Europën e Bashkuar.

 

13. SHOQËRIA, familja, besimi, vlerat

13.1. Mbrojtja e Familjes dhe Martesës

Familja tradicionale e bazuar mbi martesën e burrit me gruan dhe e bekuar nga Zoti, është një nga vlerat themelore të shoqërisë sonë. Familja ka qënë dhe mbetet embrioni i organizmit shoqëror për njerëzimin dhe si e tille duhet konservuar si një vlerë e virtyt i patjetërsueshëm dhe i pa kopjueshëm nga modele të tjera të bashkëjetesës në shoqëri.

Familja është bërthama e qytetërimit dhe njësia themelore sociale e shoqërisë. Studimet tregojnë qartë se institucioni i familjes është forma e parë e komunitetit dhe qeverisë. Në qoftë se ne kemi familje të fortë, ne do të kemi shkolla të forta, institucione të forta dhe komunitete më të forta, më pak varfëri dhe më pak krim.

Që nga viti 1990, vëllezërit dhe motrat tona në emigracion, kanë luftuar çdo ditë për të ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri. Ndryshe nga ekonomia e çdo kombi tjetër, mbështetja e sigurar nga paratë e dërguara nga emigrantet, ka qenë vendimtare për ekonominë e vendit tonë. Dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin, dashuria dhe respekti për më të moshuarit, mbajtja e familjes së bashku, sakrifica për të respektuar rrënjët tona dhe traditat, sakrifica për edukimin e fëmijëve tanë ka qenë gjithmonë pjesë e jetës tonë të përditshme.

Prindërit janë dashuria dhe përgjegjësia jonë. Ata sakrifikuan çdo gjë, çdo moment të jetës së tyre për ne, ata na dha jetën dhe dashurinë e pakushtëzuar. Dhe ne u dhamë atyre thinja pafund. Dinjiteti dhe lumturia e tyre është detyrimi dhe dashuria jonë.

Liberalizimi i vizave me BE-në, ishte fryt i reformave të qeverisë sonë, përkushtimit tonë karshi ëndrrës së miliona shqiptarëve edhe pse socialistët në opozitë në atë kohë ishin kundër nesh në çdo hap. Me këtë arritje Ne i dhamë kuptim dhe dimension të ri jetës sonë si evropianë; Ne ribashkuam mijëra familje të ndara prej 20 vjetësh, vëllezërit dhe motrat, prindërit dhe fëmijët që jetonin larg për një kohë të gjatë, pa pasur një mundësi për të udhëtuar dhe për të takuar njëri-tjetrin, gjyshërit dhe gjyshet të cilët nuk ishin në gjendje të shihnin nipërit e mbesat e tyre kur ata lindnin. Ne krijuam mundësi për mijëra të rinjë shqiptarë për t’u arsimuar në universitetet më të mira evropiane, për t’u kthyer në Shqipëri si një vlerë e shtuar, jashtëzakonisht vitale për të ardhmen e familjeve dhe vendit të tyre.

Një kërcënim serioz për vlerat dhe traditën e vendit tonë, e importuar nga vendet e tjera, është ripërkufizimi i konceptit të martesës. Kjo është më shumë se një çështje konceptesh ligjore dhe idesh. Është një sulm mbi themelet e shoqërisë sonë, e cila sfidon institucionin e martesës, të cilit, për mijëra vjet në pothuajse çdo qytetërim, i është besuar rritja e fëmijëve dhe transmetimi i vlerave kulturore.

Besnikë ndaj të vërtetave evidente, ne afirmojmë të drejtën për jetën edhe tek fëmijët e palindur, të cilët  kanë të drejtën e patjetërsueshme të jetës, që nuk mund të cënohet pa arsye legjitime.

13.2. Liria e fesë

Besimi përcakton qëllimin e jetës: “Të duash Zotin dhe të duam njëri-tjetrin”. Pra, bazon ndërtimin e jetës në lulëzimin e dashurisë. Shqiptarët për 33 vjet nuk lejoheshin të kishin ose të ushtronin ndonjë besim fetar. Shumë klerikë nga të gjitha fetë u ekzekutuan dhe shumë u dënuan me burgim për një kohë të gjatë, për një arsye të vetme: Besimi dhe shërbimi ndaj ZOTIT.

Ato ishin vitet më të errëta të shoqërisë sonë kur liderët komunistë u përpoqën të zëvendësonin Perëndinë me ideologjinë komuniste. Shqipëria ishte shëmbulli unik i mohimit të vetë ekzistencës së ZOTIT përmes Kushtetutës komuniste.

Ne jemi vendi i martirëve të fesë, vendi i nënës Terezë që përhapi dashuri në të gjithë botën për njerëzit më në nevojë; duke u dhënë atyre një shans për të buzëqeshur në momentet e tyre të fundit. Fjalët e saj janë monumentale: “… nëse ju doni deri në dhimbje, nuk mund të ketë më shumë dhimbje, por vetëm më shumë dashuri”.

Toleranca fetare është një vlerë e shtuar dhe një shembull i shkëlqyer i shpirtit shqiptar. Megjithëse tashmë kjo është bërë e njohur për shumë vende dhe autoritete, ne duhet ta nxisim evidentimin dhe përhapjen e vlerave të tilla.

Besimi në Zot, për ne shqiptarët ka formësuar identitetin tonë kombëtar, kulturën tonë.

Udhëheqësit e besimi fetar kanë qenë zëri i vërtetë për kombin tonë ndër vite, si ne shpalljen e pavarësisë, para saj e deri në ditët e sotme. Ata kanë përcjellë me forcë dhe kurajë të vërtetën e Zotit dhe nëpërmjet tij, qëllimit të jetës.

Askush nuk duhet të “vuajë për shkak të mendimit të tij fetar apo të besimit, por të gjithë njerëzit duhet të jenë të lirë të pretendojnë, dhe me anë të argumentit të ruajnë mendimin e tyre në lidhje me fenë ….” Kjo siguri nuk ka qenë kurrë më e nevojshme se sot, në kushtet kur të ashtuquajturat elita liberale përpiqen ta përçmojnë e të mënjanojnë besimin fetar dhe besimtarët nga debati dhe vendet publike.

Demokracia presupozon një popull me moral dhe që, siç George Washington ka thënë: “Nga të gjitha dispozitat dhe zakonet, të cilat çojnë në prosperitetin politik, feja dhe morali janë mbështetësit e domosdoshëm”.

Është e rëndësishme të kuptojmë rolin e besimit në politikë. Ne vazhdojmë si shoqëri të besojmë se qeveria është autoriteti që mund të na japë dhe të marrë, që përcakton liritë dhe të drejtat tona. Kështu ne ja delegojmë jetën tonë një grupi njerëzish që janë po aq të gabueshëm sa edhe ne vetë.

Besimi se të drejtat dhe liritë tona janë të dhëna prej Zotit dhe qeveria është vetëm e detyruar ti zbatojë ato, na vendos ne në pozicion primar dhe qeverinë përfaqësuese dhe mbrojtëse të të drejtave tona. Një raport i tillë me besimin na jep ne një kuptim të veçantë për rolin dhe veprimin tonë në shoqëri dhe gjithashtu përcakton edhe kufijtë e veprimit të qeverisë.

Ne zotohemi të respektojmë besimin fetar dhe të drejtën e ndërgjegjes së të gjithë shqiptarëve dhe të ruajmë pavarësinë e institucioneve të tyre nga qeveria.

Ne respektojmë tolerancën fetare, si një nga vlerat më të mëdha të kombit tonë. Ne pohojmë të drejtën e çdo shtetasi për të zbatuar vlerat fetare në politikat publike, të drejtën e organizatave fetare për të marrë pjesë plotësisht në programet publike pa hequr dorë nga bindjet e tyre, apo simbolet fetare. Ne jemi kundër diskriminimit të bizneseve për shkak të pikëpamjeve fetare.

Ne dënojmë fenomenin apo fushatat e urrejtjes, kërcënimet me dhunë dhe vandalizmin ndaj çdo feje.

Qeveria duhet, menjëherë, ti kthejë pronat komuniteteve fetare dhe t’i mbështesë ata në ndërtimin e institucioneve dhe shkollave teologjike, në mënyrë që të shmangen ndërhyrjet e disa tendencave ekstreme që nuk kanë kurrëfarë lidhje me traditën tonë fetare.

13.3. Mbrojtja e Lirisë së Fjalës

Të drejtat e qytetarëve nuk ndalen në kutinë e votimit. Ato përfshijnë të drejtën e lirisë së shprehjes për t’i kushtuar burimet që ata gjykojnë të arsyeshme kauzës apo kandidatit që ata mbështesin. Ne jemi kundër vendosjes së kufizimeve që do të kushtëzonte shqiptarët të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të hyrë në skenën politike apo që do të kufizonte angazhimin ndaj idealeve të tyre.

Një nga problemet më të mëdha sot është blerja dhe manipulimi i fjalës së lirë nga qeveria Rama – Meta nëpërmjet interesave korruptive dhe kontrollit të medias.

13.4. Liria dhe Privatësia

Në një shoqëri demokratike, individët janë shumë më shumë se vetëm statistika apo numra, në demokraci, individi është i veçantë. Ai është një qënie shpirtërore, si në thelb dhe vetëdije. I lirë për të eksploruar potencialin e tij dhe për të ndjekur interesat e tij legjitime, të rregulluara nga ligji moral, rrënjosur në besimin që drejton jetën e çdo individi dhe të gjithë njerëzimit, përmes një gjykimi të kujdesshëm. Si i tillë, çdo individ në një shoqëri demokratike, edhe pse në mënyrë të papërsosur, kërkon të jetë i moderuar, etik dhe i ndershëm. Ai refuzon të barazojë të mirën me të keqen, të drejtën me të gabuarën, drejtësinë me padrejtësi, madje edhe të pranojë nocionin se “qëllimi justifikon mjetet”.

Duke pohuar se “e drejta e qytetarëve për të qenë të mbrojtur, në shtëpitë e tyre, letrat, postat dhe komunikimet elektronike, si dhe ndaj pasojave të kërkimeve dhe konfiskimeve të paarsyeshme,” ne mbështesim idenë që legjislacioni të parandalojë ndërhyrje qeveritare të pajustifikuara apo të paarsyeshme, pa vendim gjykate.

Të gjitha masat e sigurisë dhe veprimet e policisë duhet të jenë në përputhje të detyrueshme të  respektimit të të drejtave të njeriut.

Qeveria socialiste beson se, një grup njerëzish, qeveria, është autoriteti absolut, i cili mund të përcaktojë të drejtat dhe liritë tona; ata i japin dhe i marrin ato; ata mund të na kontrollojnë dhe të shtrijnë pushtetin e tyre në emër të mbështetjes sociale dhe shtresave të paprivilegjuara… duke vënë lirinë nën tiraninë e pushtetit.

Qeveria Socialiste beson se duhet të uzurpojë një të drejte Universale të dhënë nga Zoti “privacinë” në emër të një detyrimi ngarkuar nga populli “të ruajtjes nga e keqja”. Me pak fjalë, ajo nuk beson tek populli, por kërkon që detyrimin që populli i ka ngarkuar ta transformoje në barrë mbi popullin. Ndërkohë që i kërkon popullit të besojë apriori qeverinë, me moton “të keqen që mund ti bëni vetes do tja u bëjme ne

Në emër të mbështetjes për të varfrit, apo paprivilegjuarit, ata i japin vetes të drejtën për të shtrirë autoritetin dhe pushtetin e tyre, duke kontrolluar njerëzit, pronat dhe bizneset e tyre. Ata mendojnë se mund të ndërtojnë një “sistem barazimtar”, të bazuar në gënjeshtra, urrejtje dhe ndarje të klasës, të na bëjnë të besojmë se qeveria është Perëndia jonë, që qeveria krijon mundësi punësimi dhe sjell zhvillimin ekonomik.

Rruga që ata propozojnë është kthimi me konceptin dhe realitetin e barazisë në varfëri, të cilën ne e kemi përjetuar për 40 vjet, duke kultivuar urrejtjen klasore kundër atyre që ndërtojnë dhe që prodhojnë, atyre që sjellin prosperitet për veten e tyre dhe për shoqërinë, përmes lirisë së tyre dhe punës. Kjo rrugë kalon sot përmes Monopoleve te realizuara me Korrupsion kundrejt zhdukjes së kreativitetit dhe vlerave personale në konkurrencë të ndershme.

Koncepti ynë për qeverisjen është se pushteti i saj buron nga populli dhe është populli ai që mban të gjitha kompetencat që nuk i janë deleguar qeverisë. Ky është një tipar thelbësor i sistemit tonë qeveritar dhe prandaj ne do të punojmë çdo moment me qytetarët tanë për të përcaktuar dhe për të kërkuar të drejtat e njerëzve që janë injoruar apo shkelur nga qeveria.

Ne duhet të reflektojmë mbi respektimin e dinjitetit të njeriut: Ne si qënie njerëzore kemi të drejtën për të jetuar, për të jetuar të lirë dhe për të ndjekur atë që na motivon, jo sepse dikush apo se qeveria thotë kështu, por sepse këto janë të drejta të dhëna nga Perëndia.

13.5. Ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë

Ata ishin ndërmjet njerëzve më të arsimuar, nga familje patriotike, themeluesit e shtetit shqiptar. Ata kishin kurajën të flisnin dhe ata bënë sakrificën e fundit për lirinë, të drejtën e fjalës së lirë, për të drejtat e pronësisë dhe demokracinë, atëhere kur askush tjetër nuk guxoi të thotë asgjë kundër regjimit komunist. Ata u ekzekutuan, u dënuan, familjet e tyre u dërguan në kampet e përqendrimit. Ata e humbën jetën e tyre dhe familjet sepse donin të ishin të lirë. Ata ishin dhe janë simbol i rezistencës dhe frymëzimi i njerëzve të lirë. Ish të burgosurit politikë dhe pronarët e pronave ligjore ishin dhe ende janë shtylla kurrizore e të djathtës politike.

Ne duhet të pranojmë se kurrë nuk kemi bërë dhe kurrë nuk do të bëjmë mjaftueshëm për ata që luftuan kundër komunizmit, sakrifikuan jetën e tyre dhe familjet në emër të lirisë, sepse janë ata, të cilëve ne i detyrohemi pafundësisht dhe për këtë arsye nuk mund t’i lemë robër të manipulimit politik apo mospërfilljes.

Ne nuk jemi në gjëndje të kthejmë shqiptarëve të persekutuar politikisht atë që ata humbën: lirinë dhe vitet e kaluara në burg, ne nuk jemi në gjëndje t’i bëjmë ata të harrojnë dhimbjet e shkaktuara mbi ta nga ferri komunist, por ne duhet të gjejmë mënyra që ata ose fëmijët e tyre të jenë të përfaqësuar në nivelet më të larta të institucioneve vendimmarrëse, dhe me dashuri dhe angazhim t’u garantojmë atyre mundësi për të jetuar normal.

Por, mjafton të kujtojmë qëndrimin e kësaj mazhorance në tetor 2006, kur Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë “që dënon krimet e kryera nga regjimi komunist në Shqipëri” dhe kur deputetet socialistë, dolën nga Parlamenti, të urdhëruar nga Rama si kryetari i Partisë Socialiste, për të krijuar pritshmëritë mbi vizionin apo veprimin e qeverisë aktuale.

  • Ne duhet të dënojmë diktatorin Enver Hoxha, si iniciatori, inspiratori, administratori dhe zbatuesi i sistemit më të egër të diktaturës komuniste në Europen Lindore.
  • Ne duhet të bëjmë publike të gjitha dokumentet që dëshmojnë krimet e regjimit komunist. Ne duhet të rihapim dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, administrata qendrore dhe lokale publike, si dhe të mediave kombëtare audio-vizuale apo të shkruar.
  • Duhet të hartohet një strategji kombëtare për të eliminuar pasojat e totalitarizmit si dhe të ftohen institucionet publike për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e të persekutuarit politik, për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin dhe kompensimin në një kohë më të shpejtë dhe përcaktimin e fondit për gjetjen e personave të zhdukur dhe të vrarë me apo pa gjyq për arsye politike.
  • Duhet të fillojë një fushatë kombëtare për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me krimet e kryera në emër të ideologjisë komuniste, përfshirë rishikimin e teksteve shkollore,
  • Duhet vendosur shpallja e një dite kombëtare të kujtimit për viktimat e komunizmit, hapja e muzeve duke përfshirë kthimin në muze të burgjeve politike famëkeqe dhe ngritja e përmendoreve në nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërshtimin e regjimit totalitar.
  • Ne mbështesim kërkesën e shoqatës së ish të burgosurve politikë për të zgjatur afatin e fundit për pranimin e dokumenteve për kompensim. Ne e mbështesim kërkesën e tyre për heqjen e nenit të terrorizmit nga ligjii kompensimit.
  • Ne do të punojmë me ndihmën e akademikëve, historianëve dhe të gjithë ekspertëve të pavarur për të intensifikuar kërkime për të identifikuar objektivisht dhe të rishkruar historinë e Shqipërisë.
  • Në bashkëpunim me shoqatat politike ne do të propozojmë një strategji kombëtare për të eliminuar pasojat e gjysmë shekullit të regjimit komunist në Shqipëri në bazë të rezolutës që është miratuar në 2006 në parlament.
  • Ne do të ftojmë të gjithë institucionet e qeverisë për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në lidhje me statusin e ish të dënuarve politikë.
  • Ne gjithmonë do të shqyrtojmë dhe të mbështesim çdo kërkesë të shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe do të studiojmë mundësinë e paraqitjes së projekt-ligjeve në parlament.

Partia Republikane e konsideron si shumë të rëndësishme për ekzistencën e qëndrës së djathtë dhe të forcave politike të djathta në Shqipëri për të mbështetur iniciativa të tilla si konferenca Kombëtare me pjesëmarrjen e akademikëve, historianëve, në mënyrë që të njihen dhe publikohen krimet e kryera nga regjimi komunist.

 

13.6. ÇËSHTJE SOCIALE

Një çështje e cila nuk është marrë në konsiderat nga qeveria është shtresa e varfër e shoqërisë dhe shtresa me problem të shumta sociale. Në këtë kategori të prekur kryesisht janë fëmijët dhe të rinjtë, adultët e së ardhmes. Qeveria aktuale në pushtet ka diferencur e përjastruar nevojtarët e vërtet dhe ka bërë investime të limituara për problematikat sociale që Shqipëria ka.

Duke theksuar fëmijët jetim, personat me nevoja të veçanta, por dhe grupe të tjera të cilat vuajnë dhe kanë nevojë për të qënë një pjesë e rëndësishme e vëmëndjes qytetare dhe politike, janë pjesë e planprogramit tonë. Qëllimet të cilat kemi vendosur të realizojmë do të renditen në vijim:

  • Ne do të investojmë që këto kategori individësh që të kenë një jetë ku t’i plotësohen nevojat bazë jetësore. Ne do të bëhemi zëri i atyre prindërve të cilët kërkojnë që fëmijët e tyre të jenë pjesë e padiferencuar e shoqërisë.
  • Ne do të jemi mbështetja e atyre personave të cilët janë të përjashtuar nga vëmëndja e shoqërisë. Shoqëri gjithpërfshirëse nënkupton që të gjithë të jemi të barabartë dhe të ndërveprojmë suksesshëm.
  • Ne do jemi krahu mbështetes i çdo fëmije, të rrituri apo të moshuri në nevojë. Do të financojmë programe për mbeshtetje sociale dhe ndihma për shtesat sociale të cilat e kanë të domosdoshme.

Për Partinë Republikane populli shqiptar dhe shtresat në nevojë janë fokusi kryesorë dhe do bej të verteta premtimet e objektivat që ka vendosur.

13.7. Mbrojtja e Lirisë së Internetit

Interneti ka ofruar risi, mundësi rritje dhe ka frymëzuar lirinë më shpejt dhe më gjerësisht se çdo zhvillim tjetër teknologjik në historinë njerëzore. Ky është një ndërmjetës dhe lehtësues botëror i lirisë së fjalës, një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe liri për të gjithë.

Por, forca e tij është edhe dobësia e tij, pasi Interneti sot është konfrontuar me iniciativat publike dhe private, në botë, për ta kontrolluar dhe për ta përdorur atë për të shkelur të drejtat themelore të njeriut.

Ne do të mbrojmë qytetarët kundër ndërhyrjeve qeveritare duke promovuar reforma ligjore dhe kushtetuese për të siguruar, në përputhje me praktikën e disa vendeve të tjera si Finlanda apo Franca, në lidhje me të drejtën për qasje në internet si një e drejtë themelore kushtetuese.

Ne do të garantojmë një internet të mundësive të barabarta duke e çuar Shqipërinë në linjë me vendet e tjera evropiane dhe institucione të tilla, si Parlamenti Evropian nëpërmjet zbatimit ligjor të parimit të neutralitetit tëinternetit, që garanton se i gjithë trafiku i internetit të trajtohet në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga burimi i saj.

Ne do të sigurojmë që të dhënat personale të merren në mbrojtje të plotë nga qeveritë apo entitetet private dhe individët të ruajnë të drejtën për të kontrolluar përdorimin e të dhënave të tyre nga palët e treta. Në veçanti, pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ne do të zbatojmë të drejtën e individëve për të fshirë gjurmë dixhitale të tyre e njohur edhe si “e drejta për t’u harruar”

13.8. Rinovimi i vlerave shqiptare

Ne jemi partia e individëve dhe institucioneve të pavarura që krijojnë familje, shkolla, bashkësi dhe komunitete për të çuar përpara idealet e tyre dhe bërë realitet ëndrrat. Kryesorja ndër këto institucione është familja shqiptare. Ajo është themeli i shoqërisë sonë dhe niveli i parë i vetëqeverisjes. Mësimet e saj të përditshme: bashkëpunimi, durimi, respekti reciprok, përgjegjësia, vetë-mbështetja janë themelore për rendin dhe përparimin e vendit tonë. Qeveria kurrë nuk mund të zëvendësojë familjen. Kjo është arsyeja pse ne këmbëngulim se politikat publike, që nga taksat deri tek arsimi, nga kujdesi shëndetësor tek mirëqenia, të formulohen me vëmendje bazuar në nevojat e forcimit të familjes.

Ruajtja dhe mbrojtja e institucionit të familjes

Institucioni i martesës është themeli i shoqërisë. Suksesi i tij si institucion do të përcaktojë suksesin tonë si komb. Kjo është provuar si nga përvoja dhe studimet e pafund të shkencave sociale që martesa tradicionale është më e mirë për fëmijët. Fëmijët që rriten në familje të martuara kanë më shumë gjasa për të studiuar në universitete, janë fizikisht dhe emocionalisht më të shëndetshëm, kanë më pak të ngjarë të përdorin drogë ose alkool, të angazhohen në krim, ose të kenë shtatëzani jashtë martesës. Suksesi i martesës ndikon drejtpërdrejt në mirëqënien ekonomike të individëve.

Ne njohim dhe nderojmë përpjekjet kurajoze të atyre që mbajnë barrën si prindër të vetëm, ashtu si besojmë se martesa, bashkimi i një burri dhe një gruaje duhet të mbështetet si standard kombëtar, një qëllim i qëndrueshëm dhe të promovohet përmes ligjeve që rregullojnë martesën. Mbrojtja e familjes si bërthama themelore e shoqërisë sonë është në qëndër të konceptimit tonë për vendin.

Shumë shqiptarë, disa prej tyre adoleshentë dhe të rinjë, vuajnë nga probleme patologjike si kumari, alkooli apo droga që mund të shkatërrojnë familjet. Ne mbështesim kontrollin e lojërave të fatit dhe lojërave të fatit në internet në veçanti. Kjo çështje është edhe më e rëndë pasi është një burim i pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe krimit të rastit. Me bashkëpunimin e ofruesve të shërbimeve të internetit ne do të krijojmë një sistem të akreditimit dixhital për platforma online të lojërave të fatit që do të sigurojnë në mënyrë efektive që fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 të pengohen nga kumari online. Ky sistem gjithashtu do të kontribuojë në luftën kundër pastrimit të parave dhe kundër evazionit fiskal.

Interneti duhet të bëhet i sigurt për fëmijët. Ne i bëjmë thirrje të gjithë ofruesve të shërbimeve të teknologjisë së informacionit për të ushtruar kujdesin e duhur për të siguruar që Interneti nuk do të bëhet një strehë e sigurtë për grabitqarët. Ne do të krijojmë kornizën për një bashkëpunim të ngushtë në mes të ofruesve të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, aktorët e shoqërisë civile dhe shërbimeve të prokurorisë në mënyrë që të parandalohen në kohë aktivitete të papajtueshme sex, pornografinë e fëmijëve, abuzimin e fëmijëve dhe formave të tjera të tmerrshme e trafikimit të njerëzve në mënyrë që të raportojnë menjëherë ato në prokurori. Ligjet aktuale kundër të gjitha formave të pornografisë dhe të turpshme duhet të zbatohen energjikisht.

 

13.9. Krijimi i kulturës së shpresës

 

Ne duhet të ndryshojmë standardin për të konsideruar politika të suksesshme nisur jo nga shuma e të ardhurave që dedikohen për të varfërit, por sa prej tyre dolën nga varfëria duke kaluar nga kujdesi i shtetit drejt pavarësisë ekonomike.

Për hir të familjeve me të ardhura të ulëta, si dhe tatimpaguesve, sistemi i tërë i ndihmës publike duhet të reformohet për të siguruar promovimin e punës. Ne duhet të braktisim ato programe që janë të pakoordinuara dhe joefektive në zgjidhjen e varfërisë dhe forcimin e familjes. Ne duhet të braktisim strukturat sociale që promovojnë varësinë e individit tek shteti si dhe inkurajojnë dëmtimin e vetëbesimit dhe aftësive për një jetë më të mirë.

13.10. Atdhedashuria

 

Respektimi i Flamurit dhe himnit kombëtar: Simboli i unitetit të Kombit tonë

Flamuri shqiptar është simbol i unitetit tonë kombëtar, për të cilin ne të gjithë duhet të zotohemi për besnikëri. Ai përfaqëson sakrificat e popullit tonë gjatë gjithë historisë, përfaqëson angazhimin tonë për të ardhmen evropiane të kombit, duke ruajtur dhe kultivuar traditat tona më të mira.

Është shumë e rëndësishme që ne të kultivojmë tek çdo shqiptar, veçanërisht fëmijëve tanë, premtimin për besnikëri ndaj kombit dhe flamurit tonë kombëtar.

Himni ynë Kombëtar është një nga këngët më të bukura të shkruara ndonjëherë, shprehje e përkushtimit dhe vetmohimit, besimit dhe sakrificës në shërbim të kombit. Gjatë komunizmit himni ynë kurrë nuk u këndua deri në fund, sepse në strofën e fundit shprehej besimi shekullor i shqiptarëve në ZOT dhe qeveria komuniste u përpoq ta fshinte atë nga himni dhe memorja jonë kombëtare.

Kjo strofë e fundit shpreh besimin në Zot dhe dashuria për Shqipërinë dhe për Kombin janë të lidhura si e njëjta pjesë e historisë dhe vlerave tona.

“Se Zoti vetë e la me gojë

Që kombet shuhen përmbi dhe’

Por Shqipëria do të rrojë

Për të, për të luftojmë Ne”

Himni ynë Kombëtar duhet të këndohet deri në fund! Ngritja e flamurit në shkollat publike dhe këndimi i himnit kombëtar duhet gjithashtu të bëhen të detyrueshme!

 

Si përfundim:

Sot më shumë se kurrë, kjo platformë dhe këto ide, i shtrohen për diskutim, reflektim, shtesa por edhe korrigjim, intelektualëve tanë, popullit tonë dhe të rinjve tanë, për të mundësuar një revolucion të ri të politikës, bazuar në vlera morale, ndërgjegjësim personal dhe kolektiv, të çdo shqiptareje dhe shqiptari, vlera këto të mbartura dhe trashëguara në shekuj dhe që përcaktojnë të ardhmen tonë si individë dhe shoqëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Faleminderit!

 

Comments are closed.