PRSH takime me eurodeputetët Konservatorët Reformistë

madhi-aecrMe ftesë të Aleancës Evropiane të Konservatorëve Reformistë (AECR) një delegacion i PRSH-së i kryesuar nga Sekretari i Përgjithëshëm Z.Arjan Madhi, mori pjesë në Mbledhjen Konsultative të radhës që u mbajt në Pragë. Në këtë mbledhje Partia Republikane Shqiptare ishte e ftuar e veçantë për të prezantuar filozofinë  ideologjike të saj me qëllim anëtarësimin pranë AECR-së.
Në fjalën e delegacionit shqiptar u prezantuan ..….të detajuara të gjithë përpjekjet e PRSH-së në vite përsa i përket mbrojtjes së vlerave të shtetit ligjor dhe kushtetues, mbrojtjes dhe konsolidimit të së drejtës së pronës, rëndësisë së anëtarësimit në NATO, kontributin e dhënë për reformën në drejtësi për konsolidimin e shtetit të së drejtës, konsolidimit të ekonomisë së tregut nëpërmjet një reforme të studiuar taksash në kundërshtim me situatën e rëndë ekonomike dhe tatimore të afruar nga maxhoranca, përpjekjet e PRSH-së si një parti konservatore në lidhje me mbrojtje e vlerave dhe të trashëgimisë kulturore dhe familjare si dhe platformën e afruar nga PRSH në lidhje me reformimin e ligjit të zgjedhjeve për të pasur një  situatë zgjedhore sa më demokratike.

Në këtë kuadër delegacioni i PRSH-së zhvilloi takime bilaterale edhe me eurodeputetin Jan Zahradil, President i AECR-së, me Sekretarin e Përgjithshëm të saj eurodeputetin e partisë në pushtet në UK, Z. Daniel Hannan dhe më shumë eurodeputetë të tjerë të pranishëm. Në këto takime delegacioni i PRSH-së paraqiti situatën e rëndë ekonomikë dhe politike si shkak i politikbërjes autoritare dhe të korruptuar të maxhorancës në Shqipëri si dhe afrimin e alternativave të së djathtës shqiptare për të dalë nga kriza gjithëpërfshirëse.

Gjatë zhvillimit të këtij takimi delegacioni i PRSH-së mori garancitë e nevojshme për anëtarësimin e PRSH-së, së shpejti në Aleancën Europiane të Konservatorëve Reformistë (AECR), si dhe u vendos që takimi i radhës së AECR-së të mbahet në Tiranë më Datën 7 Prill 2017.

Comments are closed.