Reforma Zgjedhore

Partia Republikane, tashmë e ka të kristalizuar qëndrimin e saj përsa I përket Reformës Zgjedhore. Duke e cilësuar atë, si reforma kryesore, të cilës klasa politike shqiptare duhet t’i japë zgjidhje, në veçanti opozita e djathtë e bashkuar, Partia Republikane në gjykimin e saj e ka cilësuar Reformën Zgjedhore, si veprimi I vetëm politik që mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe si rrjedhojë edhe një qëndrueshmëri në qeverisje e një parlament të pastër e pakorrptueshëm.

Në platformën e propozimeve të saj, Partia Republikane ka renditur këto objektiva si kryesore për të realizuar një proces zgjedhore të pakontestueshëm:

  • Identifikim, votim dhe numerim elektronik;
  • Heqjen e mandateve dhe zëvendësimin e deputetëve që ndërrojnë krahun politik.
  • Votimi me lista te hapura që të kemi një Parlament të votuesve dhe jo të drejtuesve të Partive
  • Financim i fushatës nga buxheti duke shkurtuar shpenzimet e saj
  • Nje rregullim i drejtë dhe proporcional I kohës mediatike të secilës parti gjatë fushatës
  • Ndryshimet ligjore të nevojshme bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR

Comments are closed.