Senatori Cruz: Nuk ka aleatë të USA pa zgjedhje të lira e të ndershme

“Momente të jashtëzakonshme këto në Washington mes miqsh ne Senat, Kongres dhe Heritage Foundation” I ka cilësuar kryetari I Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu takimet në kuadër të vizitës për inagurimin e Presidencës së Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.
Takimet filluan që dje me një pritje në shtëpinë e Senatorit dhe kandidatit Republikan per President Ted Cruz, së bashku me kryetarin e PD-së, zoti Basha. Pritja vazhdoi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Duke I shprehur konisederatën për garën dhe fushatën dinjitoze të senatorit Cruz, Mediu dhe Basha shprehën njëkohësisht dhe ………vlerësimet dhe pritshmëritë e larta që kanë shqiptarët nga politikat e reja të Shtëpisë së Bardhë.
Senatori Cruz  theksoi se do të ketë një angazhim të ri të administratës Trump, për zhvillimet në një vend si Shqipëria,  aleat i SHBA në NATO, i cili duhet te plotesoje gjithë detyrimet për respektimin e votës së qytetarëve dhe një qeverisje të painkriminuar.
Gjatë ditës së djeshme takimet vazhduan me ish-kryetarin Neët Gingrich, këshilltar dhe i presidentit Trump dhe me ekipin e tranzicionit Ed Fullner, Beky Donlop, Stephen Moore dhe Ëilliam Ëalton.
Më tej një drekë pune me Kongresmenet  Aderholt dhe Dana Rohrabacher, zoti Mediu bëri prezent situatën e rëndë në Shqiperi me krimin dhe korrupsionin, trafikun e drogës dhe këmbënguljen e Ramës për të manipuluar zgjedhjet nëpërmjet strukturave të shtetit të lidhura me krimin, si dhe parave të drogës
Ata theksuan se do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe do të jenë në mbështetje të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni dhe interesa qe s’kanë asgjë të përbashkët me partneritetin e Shqipërisë me SHBA.
Kryetari I PR-së, zoti Fatmir Mediu vazhdoi takimet edhe gjatë pasdites në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve me senatorin Inhofe ne Komitetin e Mbrojtjes te Senatit, senatorin DeMint President i Heritage Foundation, kongresmeni Dana Rohrabacher Kryetari per Europen dhe Azine
Një tjetër takim mjaft i veçantë ishte edhe ai me përfaqësuesen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, për Pentagonin Znj Mira Ricardel, ish zv/asistentja e sekretarit Rumsfeld.
Po ashtu një darkë e shkëlqyer pune, gjithnjë mes miqsh, ishte edhe ajo me kongresmenin Eliot Engel kryetari i Grupit për Shqipërinë dhe një grup bashkatdhetarësh, Hari Bajraktari dhe Zonja Haradinaj.

Comments are closed.