Strukturat e Njësisë 8 të gatshme për maksimalizimin e votave

Strukturat organizative të Partisë Republikane në Njësinë 8 janë në eficensë të plotë dhe të gatshme për të maksimalizuar rezultatin elektoral në këto zgjedhje. Gjatë një takimi pune, që kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu pati me drejtuesit e kësaj njësie, u diskutua në lidhje me strategjinë dhe drejtimet në të cilat është duke u punuar. Pjesëmarrës në këtë takim edhe kandidati për deputet, zoti Blendi Sulaj, njëkohësisht edhe kreytar i PR për degën e Tiranës, u shpreh se fushata në Tiranë është në rrugë të mbarë dhe angazhimi kryesisht i të rinjëve dhe të rejave është një risi, e cila do të çojë përpara punën organizative disa mujore që është duke u bërë në të gjithë Kryeqytetin. Në përfundim të takimit, kryetari i Partisë Republikane, zoti Mediu i falenderoi të pranishmit për punën dhe impenjim maksimal, por njëkohësisht u kujtoi se tashmë në kushtet e marrëveshjes me Partinë Demokratike, të gjithë votat e elektoratit republikan duhettë shkojnë për Nr.6, Partinë Demokratike.

Comments are closed.