Sula: Mbështesim fuqishëm përshkallëzimin e protestës opozitare

Kryetari i Partisë Republikane për Tiranën, zoti Blendi Sula, mbajti një deklaratë pë shtyp në lidhje me protestën e së hënës, që do të mbajë opozita e bashkuar, duke bllokuar akset noacionale. më poshtë mund të gjeni deklaratën e plotë të zotit Sula:

Partia Republikane i bashkohet fuqimisht protestës opozitare ditën e hënë. Ne i bëjmë thirrje republikanëve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë t’i bashkohen ditën e hënë protestës paqësore nga ora 11.00 deri në orën 12.00 duke bllokuar akset nacionale.
Por kjo thirrje shkon gjithashtu…..…… për çdo të ri dhe të re, burrë dhe grua,  të moshuar, qytetarë pa parti, që të na mbështesin në këto akte,  tëcilat kanë për qëllim të bashkojnë të gjithë shqiptarët kundër kësaj kaste të korruptuar qeveritarësh.
Partia Republikane është e vendosur që në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për ne nuk ka më kthim prapa.

Edi Rama dhe të gjithë aleatët e tij bashkëqeverisës janë fajtorë për këtë gjendje që po mban peng vendin tonë drejt rrugës evropiane.

Shqipëria është e mbuluar nga droga, korrupsioni, nga lulëzimi i bandave kriminale dhe totalishte e pasigurtw.
Të gjithë këto elementw na sjellin në përfundimin që në Shqipëri nuk mund të bëhen zgjedhje të lira me këtë kryeminstër dhe me këtë qeveri. Ne jemi të vendosur dhe të palëkundur në kërkesat tona. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat për qeveri teknike, që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo nuk  është një kauzë për të ardhur në pushtet, por është një kauzë dhe një luftë për t’I kthyer pushtetin qytetarëve.
Asnjë karrige qeveritari nuk vlen sa vota e secilit shqiptar të ndershëm.

Comments are closed.