Sulaj: Të rinjtë republikanë i bashkohen nesër protestës së PD

Protestës së njoftuar për nesër nga opozita do t’i bashkohet edhe Forumin Rinor i Partisë Republikane. Lajmin e njofton kryetari i këtij Forumi Blendi Sulaj. Në një komunikim me civitas.al Sulaj konfirmon

zyrtarisht se të rinjtë e të rejat republikane do t’i bashkohen protestës së

organizuar nga Partia Demokratike. Sipas tij Forumi është organizuar në

të gjitha zonat e Tiranës për të ardhur fuqishën në këtë protestë “kundër

kësaj qeverie arrogante, kundër këtyre qeveritarëve hajdutë” – siç

shprehet vet kryetari i FRPR Blendi Sulaj. Nuk është gjë e re që Partia

Republikane të jetë në krah të PD – së. Të dyja forcat janë aleate

tradicionale që në vitin 1991. Por prononcimi i sotëm është zyrtarizim i

qëndrimit të aleatit republikan në përshkallëzimin e valës së

manifestimeve të republikanë i bashkohen nesër protestës së PD.

20 dhjetor 2015

Comments are closed.